Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën bisedoi rreth marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë në dukje miqësinë e fortë mes dy vendeve, bashkëpunimin dhe partneritetin e fortë strategjik. Hoxha falënderoi përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA për mbështetjen e pakursyer ndaj agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, veçanërisht programin ICITAP, me fokus asistencën për Policinë e Shtetit. Në lidhje me takimin, ministri u shpreh se “ishte kënaqësi takimi sot me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën konfirmuam jo vetëm miqësinë mes dy…
Author: tirana
Këtë të hënë Lulzim Basha ka prezantuar planin që ka për Politikën e Jashtme. Për të konsolidimi i mëtejshëm dhe zgjerimi në të gjitha fushat i marrëdhënieve të ngushta me aleatin më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pika e parë e Programit të PD-Demokratët Euroatlantikë për politikën e jashtme. Po ashtu Basha ka përsëritur zotimin e tij për heqjen e vizave me SHBA brenda mandatit të parë qeverisës. Ai më tej shprehet se programi për politikën e jashtme parashikon edhe anëtarësimi në BE do të jetë prioritet kombëtar, ndërsa marrëdhëniet me Britaninë e Madhe dhe…
3 makina janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Në aksident janë përfshirë dy fuoristrada Benz dhe Audi dhe një trajler, i cili pas përplasjes ka përfunduar poshtë një ure të vogël. Si pasojë e këtij aksidenti, vetëm një prej drejtuesve ka marrë plagë dhe u dërgua te Trauma, teksa qarkullimi i mjeteve është ndërprerë për disa minuta. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina një prej drejtuesve të mjeteve, i cili kishte mbetur i bllokuar brenda. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia vijon hetimet.
Gjykata e Prishtinës vendosi që të zgjasë me dy muaj masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023. 30-vjeçarja u vra më 29 nëntor të vitit të kaluar, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia e Kosovës e kishte raportuar rastin si grabitje me pasojë vrasjen, por më pas hetimet zbuluan se ishte bashkëshorti i saj Naim Murseli ai që kishte pajtuar një vrasës me pagesë të cilit i kishte dhënë 30 mijë euro.
Nga Ben Blushi Kur dëgjoj politikanen sllovene Tanja Fajon që vjen në Tiranë dhe thotë se Shqipëria mund të jetë në BE aty nga viti 2030, mendoj se edhe kjo datë është e pamundur pikërisht sepse Evropa është e mbushur me politikane pa asnjë peshë si Tanja Fajon, që flasin pa e ditur ç’thonë. Jo vetëm për ta kapur gafil, se kjo është një gjë shumë e lehtë në këtë rast, nëse do kisha mundësi do ta pyesja pse mendon se Shqipëria mund të jetë pjesë e BE në vitin 2030 dhe jo në vitin 2028? Apo pse jo në…
Një 46-vjeçar nga Berati ra pre e një atentati në fshatin Dushnik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, kur ndaj 46-vjeçari A.H., është qëlluar me armë zjarri ndërsa lëvizte me automjet. Fatmirësisht ai u ka shpëtuar të shtënave, ndërsa 46-vjeçari rezulton person me precedent të mëparshëm kriminal. Njoftimi i plotë Rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. H, 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit…
Zgjedhjet presidenciale amerikane ka të ngjarë të varen nga rezultati në shtatë shtete të fushëbetejës politike, ku gara mes kandidatëve paraqitet e ngushtë. Kjo do të thotë se si Nënpresidentja Harris ashtu edhe ish-Presidenti Trump do të shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës dhe burimeve të tyre, në këto shtete. Pas një fundjave larg fushatës, zoti Trump dhe kundërshtarja e tij demokrate, Kamala Harris, do t’i drejtohen këtë javë disa prej shteteve kyçe. Të hënën zoti Trump do të marrë pjesë në një konferencë në Detroid të anëtarëve të Shoqatës së Gardës Kombëtare amerikane. Kjo do të jetë vizita…
Vijon puna për rindërtimet dhe përmirësimet e institucione shkollore në zonën e Matit. Shkolla 9-vjeçare “Ali Metra” në Komsi është godina e radhës në listën e shkollave që po rindërtohen në Mat. Puna vazhdon intensivisht që kjo shkollë të jetë me kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit në ambjentet e brendshme dhe të jashtme si dhe me terrene të reja sportive.
Dashi-Ke mundësi që ta prezantosh sërish veten, Dash! Prapavija e Mërkurit në Luan përfundon gjatë kësaj jave dhe ti mund të ripërcaktosh versionin e ri të vetes. Afërdita do të hyjë në Peshore, për të shenjuar kështu periudhën më romantike të vitit për ty, ndërsa Plutoni në Bricjap të ndihmon të ndryshosh qasjen tënde ndaj qëllimeve që ke vendosur në karrierë. Demi-Gjatë ditës së mërkurë, kur Mërkuri të hyjë në rendin e vet, do të rilidhesh me inteligjencën tënde emocionale. Afërdita do të hyjë në Peshore të enjten, duke tërhequr drejt teje njerëz dhe situata që e përmirësojnë ndjeshëm cilësinë…
Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të të hënë në Presidencë Tanja Fajon, zv/kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë. Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u theksua rëndësia e ruajtjes së kësaj fryme bazuar në interesat e përbashkëta, partneritetin në NATO dhe perspektivën e përbashkët evropiane. Presidenti i Republikës vlerësoi mbështetjen që Sllovenia ka dhënë dhe jep për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe politikat e zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor. ”Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv i përbashkët i rajonit”, u shpreh Presidenti, ”duke theksuar se në…
10 shtatori po afron dhe stafi elektoral i Donald Trump ka dyshime nëse debati do të zhvillohet në ABC News, kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mbi rregullat. Ekipi i Trump dëshiron që mikrofonat të jenë të mbyllura gjatë gjithë debatit, përveç momentit kur do të flasin kandidatët, siç ishte rasti gjatë debatit të parë me Presidentin Joe Biden. Nga ana tjetër, stafi elektoral i Kamala Harris po kërkon që ABC News dhe rrjetet e tjera televizive që kërkojnë të organizojnë një debat të mundshëm të tetorit, të mbajnë mikrofonat ndezur, duke shënuar një ndryshim nga debati i qershorit, kur stafi…
Një ligj i ri ka hyrë në fuqi në Asutrali, dhe që lehtëson qytetarët nga një detyrim i pashkruar. Rregulli i ri u mundëson punonjësve që të injorojnë komunikimet jashtë orarit të punës, pa frikën se do të ndëshkohen nga shefat e tyre. Një sondazh i publikuar në vitin 2023 vlerësonte se australianët punonin mesatarisht 281 orë shtesë të papaguara në vit. Më shumë se 20 shtete, kryesisht në Europë dhe Amerikën Latine, kanë vënë në zbatim rregulla të ngjashme. Ligji në fjalë nuk ndalon punëdhënësit që të kontaktojnë punonjësit jashtë orarit zyrtar, por këta të fundit kanë të drejtën…