Author: tirana

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet maqedonase, pasi ka tentuar që të kalojë kufirin në “Shën Naumi” me automjetin “Porsche Panamera”, i cili ka rezultuar se ishte i vjedhur. Mediat lokale bëjnë me dije se makina ishte me targa shqiptare, por rezultonte e vjedhur në Norvegji. “Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, L.H (29) nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera”, me tabela shqiptare dhe pas kontrollit kufitar, është konstatuar se automjeti është i raportuar për i vjedhur”, deklaron policia. Ndërsa vijojnë procedurat, automjeti ndodhet bazën e Interpolit.

Read More

Cilësia e jetës varet nga funksioni tepër i përpiktë i trupit dhe organeve. Por kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë një regjim i gabuar ushqimor mund të shkaktojë jo vetëm inflamacion por edhe të nxisë akumulimin e toksinave. Sipas te dhënave, pankreasi është një prej organeve që vuan më shumë pasojat e toksinave. Ky organ është përgjegjës për prodhimin e acideve të stomakut që mundësojnë tretjen e ushqimeve që hamë. Pankreasi prodhon insulinë dhe ndihmon të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Falë tij, njeriu arrin të shmangë diabetin. Bimët Mjekësore Për Shëndetin E Stomakut dhe Pankreasit Çaji jeshil…

Read More

Ka ndërruar jetë historiani 78-vjeçar Zyhdi Shehi, i cili më 8 gusht vrau me bastun shokun e dhomës në një azil privat në Tiranë, Virxhil Vesho. Pas ngjarjes së rëndë, Shehi u arrestua, por më pas me vendim të trupës gjykuese u shtrua në një spital psikiatrik. Shkak i sulmit u bë një konflikt banal mes dy të moshuarve për krevatin. Fillimisht ngjarja nuk u raportua në polici, pasi infermierja kishte njoftuar morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin e viktimës. “Menduam se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur kur e gjetëm”, kanë thënë dy infermieret në polici. Megjithatë…

Read More

Bayern Munich e nisi kampionatin me fitore, pasi mposhti në transfertë skuadrën e Wolfsburg, me rezultatin 2-3. Përballje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, deri në sekondën e fundit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të bavarezëve, falë golit të shënuar nga Musiala në minutën e 20-të. Fraksioni i dytë i lojës ishte me të vërtetë spektakolar. Vendasit përmbysën rezultatin në 2-1, pas dy golave shumë të shpejtë të shënuar nga Majer, në minutat 47 dhe 55. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Kompany nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 65-të, pas një autogoli të…

Read More

Çamçakëzi nuk është bërë për t’u ngrënë, por ka shumë njerëz që kanë gëlltitur një të tillë, kryesisht pa dashje. Paralajmërimi nga më të rriturit ka qenë gjithnjë i njëjtë: “Po gëlltite çamçakëz të ngjiten zorrët.” Të jetë e vërtetë vallë? Mesa duket, çamçakëzi ndjek të njëjtin rrugëtim si çdo ushqim ose pije tjetër. Megjithatë ai është shumë i vështirë për t’u tretur. Gëlltitja e çamçakëzit sigurisht që e vështirëson punën e stomakut. Por, sistemi tretës i njeriut është shumë i fortë. Nëse ia del të tresë një biftek apo bërxollë derri apo viçi, atëherë me siguri mundet të përballojë edhe një…

Read More

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë. Një automjet, tip Mercedes Benz, ka bërë një parakalim të gabuar, duke bërë që mjeti qē kishte pëballë, tip Toyota Korola, në tentativë për ta shmangur, të përfundojë në kanalin në anë të rrugës. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit Toyota ka dalë nga mjeti pa lëndime të rënda. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes, për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit. Mësohet se drejtuesi i mjetit, tip Mercedes Benz, është shoqëruar në polici, si i dyshuari “shkaktar”…

Read More

Fluksi i turistëve të huaj në vendin tonë gjatë sezonit turistik, ka shtuar dhe incidentet që disa prej tyre shkaktojnë, duke u përfshirë në sherre, apo debate të ndryshme. Kështu policia e Shkodrës ka nisur procedim penal për një shtetas turk, i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin A. Z., 38 vjeç, banues në Vlorë. Ky i fundit ka bërë kallëzim, teksa shtetasi turk E.A. përfundoi në polici për sqarime të mëtejshme. Komisariati i Sarandës ka arrestuar shtetasin L. I., 19 vjeç dhe shtetasin francez D. T., 19 vjeç pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një hoteli…

Read More

Admir Tutaj, 25 vjeç u arrestua dy ditë më parë (23 gusht) në Kolumbi. I riu shqiptar akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik armësh. Mediet e huaja bëjnë me dije se Tutaj përdorte pseudonimin “Almirante” për tu fshehur dhe konsiderohet si anëtar i “Klanit Ballkanik”. “Ai ishte në kërkim nga Interpol pasi akuzohej për trafik armësh dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, në të cilën kishte rolin e drejtimit të logjistikës dhe transportit të armëve në tregun e zi. Armët përdoreshin nga mafiozët shqiptarë”, theksojnë mediet e huaja.

Read More

Të dhënat nga më shumë se 46 milionë lindje në Shtetet e Bashkuara tregojnë se kur nënat janë mbi 50 vjeç, rreziku i komplikimeve të shtatzënisë rritet. Dëgjojmë shumë për orën biologjike të grave dhe se si mosha ndikon në mundësinë e shtatzënisë. Hulumtimet e reja tregojnë se fertiliteti i grave ndikohet edhe nga mosha. Kur nënat janë mbi 50 vjeç, rreziku i komplikimeve të shtatzënisë rritet. Të dhënat nga më shumë se 46 milionë lindje në Shtetet e Bashkuara midis 2011 dhe 2022 krahasuan gratë në të 30-at dhe në të 50-at. Ndërsa duke marrë parasysh moshën e nënës dhe faktorë të…

Read More

Gjeografikisht larg, e megjithatë marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Kinës kanë kaluar nëpër faza të rëndësishme, që prej pikënisjes së tyre pas Luftës së Dytë Botërore.“Marrëdhëniet shqiptaro-kineze janë ndoshta një histori unike në marrëdhëniet midis shteteve. Gjatë komunizmit ishin marrëdhënie ideologjike që lindën dhe që u ndërtuan mbi bazën e konflikteve në lindje”, thotë historiani Enver Bytyçi.Këto marrëdhënie kanë reflektuar ndryshimet e mëdha politike dhe ekonomike në të dy vendet, duke kaluar nga një aleancë e ngushtë gjatë periudhës së komunizmit në një partneritet strategjik në kohët moderne. Pavarësisht gjendjes së marrëdhënieve mes dy qeverive, dritëhijet e kanë shoqëruar këtë…

Read More

Kapja dhe vrasja e Nuredin Dumanit, gjatë periudhës korrik-nëntor 2020, ishte kthyer ndër prioritet kryesore të grupit të Dubait, që drejtohet nga vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja. Gjatë kësaj kohe grupi impenjohet në mënyrë sistematike të gjejë njerëz, dhe njeriu që vepronte në teren për të lidhur marëveshjet për llogari të Francit, ishte Arben Lamçja. Ky i fundit nuk është i panjohur për policinë kriminale dhe SPAK-un, që aktualisht e akuzon për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Lamçja që njihet ndryshe dhe me mbiemrin…

Read More

Klasikja Vllaznia- Tirana është ndeshja më e rëndësishme në program në javën e dytë të Superiores. Dueli që luhet sonte në orën 20:00 ne Loro Borici vë përballë dy skuadra me rivalitet të madh ndër vite, por edhe me pretendime të mëdha në këtë sezon. Shkodranët e nisën bujshëm kampionatin duke mundur në kryeqytet Partizanin. Shorti i rezervon një tjetër rivalë kryeqytetas, por këtë herë përpara tifozëve të vet të zjarrtë, ku lojtarët dhe trajneri Bërdariç duan ti bëjnë si dhuratë fitoren. “Askush më shumë se ekipi nuk dëshiron fitoren ndaj Tiranës, për vetë rivalitetin mes dy qyteteve dhe ne…

Read More