Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët sot, pasi një qytetare ka raportuar në TikTok se shoferi i një autobusi ka ofenduar dhe bërë presion ndaj pasagjerëve. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe autoriteteve. Sipas postimit në TikTok, shoferi i autobusit është kapur duke përdorur fjalë fyese dhe ofendues ndaj pasagjerëve. Ngjarja është dokumentuar nga një qytetare që ishte prezent në momentet e ndodhjes dhe e ka ndarë atë në rrjetet sociale për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të kërkuar veprim nga autoritetet. Në raportimin e saj, qytetarja ka theksuar…

Read More

Lulzim Basha ka premtuar se nëse do të vijë në pushtet do të krijojë xhandarmërinë kombëtare, pasi sipas tij vendi meriton më shumë rend dhe siguri. “Do të mundësojmë përmes Reformës në Forcat e Armatosura shërbimin aktiv të të paktën 5000 djemve dhe vajzave për një periudhë kohore prej jo më pak se 4 vitesh. Gjatë kësaj kohe ata do të mund të studiojnë me shpenzimet e Forcave të Armatosura, të marrin profesion, si dhe të vazhdojnë të shërbejnë si rezervistë në Forcat e Armatosura deri në moshën 45 vjeçare”. Postimi i plotë Përkushtimi ynë është një Shqipëri e fortë,…

Read More

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin gjerman të Solingenit ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Policia ka ndaluar një adoleshent, i cili mund të jetë i lidhur me sulmin, por autori kryesor është ende në arrati. Autori është cilësuar si një “ushtar të Shtetit Islamik” nga grupi militant në një deklaratë e shpërndarë në Telegram: “Ai e kreu sulmin në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”.

Read More

Milani u mposht 2-1 në Parma në javën e dytë të Serisë A dhe pësoi humbjen e parë të sezonit, duke mbetur me vetëm 1 pikë. Mes fundit të pjesës së parë dhe fillimit të pjesës së dytë patën një reagim të mirë që çoi në barazimin e Pulisic (66′), por çekuilibri i tepruar i kuqezinjve i dha mundësinë vendasve të shënonin golin e dytë në kundërsulm, në minutën e 77-të, me të sapofuturin Cancellieri. Për trajnerin e Milanit, Paulo Fonseca, një nokaut shumë i rëndë që konfirmon se sa shumë duhet të punojë skuadra e tij, veçanërisht në mbrojtje.

Read More

Sali Berisha reagoi pas deklaratës së përbashkët për media të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, duke u shprehur se zhvillimet më të fundit dëshmojnë lojën tmerrësisht të rrezikshme që Edi Rama, ministrat e tij, mafia e tyre bën në kurriz të shëndetit dhe jetës së shqiptarëve. “Në një kohë kur anekënd botës, mediat, organizatat më prestigjioze ushtojnë nga lajmet se nga Shqipëria janë nisur helme të rrezikshme drejt Tajlandës, Edi Rama heshti si fija e barit gjer sot. Ai më parë mohoi se ministrja e tij e Mjedisit ka dhënë autorizim për eksportin e…

Read More

Një nga ndeshjet më të forta të javës së parë ishte ajo Flamurtari-Burreli. Tekniku Ditmar Bicaj tha një ditē para përballjes se sezonin e kaluar ishte ndihmëstrajner i vlonjatëve dhe se në rolin e trajnerit aktual të “Mbretërorëve” kërkonte angazhim serioz të lojtarëve për ta fituar këtë ndeshje. Një gol dhe një shyllë e Farrukut dhe goli i fitores nga Hoti treguan epërsinë e dukshme të matjanëve ndaj bregdetarëve, të cilët u shokuan nga humbja në shtëpinë e tyre, 1-2. Tekniku Bicaj tha pas ndeshjes se ndeshjet miqësore me ekipet e Superiores, loja kolektive, vlerësimi i kundërshtarit, loja e fortë,…

Read More

34 vjeçari, Amaraldo Hoxhallari ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda. Mësohet se ai është goditur 4 herë me thikë, dy herë në gjoks dhe 2 herë në këmbë. Amarildo Hoxhallari në 2015 u arrestua si organizator i atentati ndaj Pajtim Serjanit, i njohur dhe si miku i Shullazit. Në atentatin e 5 janarit 2015 mbeti i plagosur polici Roland Mete dhe Pajtim Serjani. 5 janar 2015 Mbrëmjen e 5 janarit Tirana u përfshi në dy ngjarje të njëpasnjëshme, që të dyja atentate, por njëra në rrugën e Kavajës dhe tjetra në Qafë-Kashar. Në të dy atentatet u sulmuan…

Read More

34-vjeçari, Amaraldo Hoxhallari kishte shkuar në spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë. Ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Mësohet se ai është goditur 4 herë me thikë, dy herë në gjoks dhe 2 herë në këmbë. Ndërkohë polici ka vënë në dispozicion dhe video të momentit të arrestimit të autorit, 25 vjeçarit Darmian Keli.

Read More

Në Kajro nis këtë të Shtunë një tjetër përpjekje për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës. Hamasi sërish nuk ka pranuar të jetë prezent në tryezën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara dhe ku të pranishëm pritet të jenë edhe përfaqësues të Izraelit. Megjithatë, një funksionar i Hamasit mbërriti këtë të Shtunë në kryeqytetin egjiptian për bisedime me zyrtarët e agjencive vendase të inteligjencës. Shërbimet egjiptiane të inteligjencës janë të përfshira në përpjekjet për ndërmjetësimin e paqes mes Hamasit dhe Izraelit. Në fokus të bisedimeve është lirimi i pengjeve të mbetur në duart…

Read More

Ka ndërruar jetë në spital Amaraldo Hoxhallari i cili u plagos në zonën e “Astirit” në Tiranë. Policia arrestoi Darmian Kelin, 25 vjeç si autor të ngjarjes së ndodhur në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, (24 gusht 2024). Nga të dhënat e para mësohet se Hoxhallari ka ngacmuar të dashurën 25 vjeçarit. Policia arrestoi autorin, Darmian Keli ndërsa 34 vjecari u dërgua në spital nga ku u mësua se kishte ndërruar jetë

Read More

Deputeti i PS-së Erjon Braçe jep alarmin se devijimi i shtratit të lumit Shkumbin po sjell një dëm kolosal në lagunën e Divjakës. Në një postim në facebook Braçe tregon me hartë pasojat e këtij devijimi për të cilën prej 4 vitesh ai dhe kryetari paralajmëruan që do të ndodhë. “Kanalet e komunikimit të lagunës me detin u taposën njeri pas tjetrit, ndërkohe që tani, komunikimi i lagunës së divjakes me detin thuajse eshte nderprere” shkruan Braçe.

Read More

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e “Astirit’ në Tiranë. Në pranga ka rënë autori, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital. Sherri mësohet se ka qenë për një femër. “Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij…

Read More