Forcat Speciale shqiptare vijojnë traditën e stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”, me trupat e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Evropë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi momente nga kjo stërvitje e përbashkët. “Operatorët specialë të të dy vendeve po punojnë vazhdimisht mbi detajet e ndërveprimit në operacionet e përbashkëta, kryesisht në goditje objekti dhe teknikat e luftimit në zonat e banuara”, u shpreh ministri. Në stërvitjen e koduar “Joint Combined Exchange Training”, trupat elitarë shqiptarë e amerikanë, vepruan si një njësi e vetme gjatë luftimit në qendrat e banuara dhe goditjes së objektit.Gjatë stërvitjes u realizua qitje e avancuar…
Author: tirana
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dhënë masën e sigurisë për babë e bir, të akuzuar për vrasjen e 72-vjeçarit Faik Ajdinit dhe fshehjen e krimit të ndodhur në Zhapokikë të Bashkisë Memaliaj. Faik Ajdini u gjet i vdekur nga familjarët e tij tri ditë më parë dhe pas hetimeve, policia arriti të zbardhë vrasjen dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë. Skënder Ajdini, 71 vjeç, është lënë në qeli ndërsa djali i tij, Bledari, 43 vjeç, është lëne me masën e sigurisë detyrim paraqitje, teksa do të presin përfundimin e…
Adriatik Lapaj zbulon dy nisma që lëvizja e tij politike, “Shqipëria Bëhet”, do të ndërmarrë nëse do të ketë mundësi të drejtojë vendin. “Për zyrtarët e lartë të këtij shteti, që përfshihen në korrupsion, të konsiderohet tradhti kombëtare dhe të dënohet me minimumi 25 vite burg”, tha Lapaj. “Për zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, të cilëve ne u kemi besuar gradat, armët, për të na ruajtur dhe që bashkëpunojnë me krimin, të konsiderohet tradhti kombëtare dhe të dënohen me 25 vite burg”. Ai shtoi se shqiptarët duhet të kenë më shumë guxim për t’u ndarë nga e kaluara…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përcjell një mesazh në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ku shprehet se Shqipëria qëndron e palëkundur në mbështetje të Ukrainës. Spiropali shkruan se mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën do të vijojë deri në kthimin e rendit dhe sigurisë në atë shtet. “Si sot, 33 vjet më parë, më 24 gusht 1991, Ukraina fitoi Pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Ukraina mike kremton sot Ditën e Pavarësisë dhe Lirisë. Në këtë ditë të shënuar, populli i Ukrainës është përfshirë, kundër dëshirës së tij, në luftën çlirimtare për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale prej agresionit neoimperialist të…
Deputetja e PD-së në Elbasan, Zheni Gjergji ka reaguar për mbetjet e rrezikshme që dyshohet se janë gjeneruar nga “Kurum”. Gjergji shprehet se qytetarët e Elbasanit janë dënuar prej kohësh të jetojnë në këtë ferr mjedisor dhe ndotja e ajrit nuk është e re për ta, por tani sipas saj kemi kaluar nga krimi mjedisor në krimin e trafikut të lëndëve të rrezikshme. Postimi i plotë: Mbetjet e rrezikshme në Elbasan? Transparencë tani dhe menjëherë! Si deputete e Kuvendit, si qytetare, si prind jam thellësisht e tronditur nga zbulimi i trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme ku vendi ynë del…
Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masës arrest në burg për Ismail Zenelin, i ekstraduar së fundmi nga Spanja për llogari të drejtësisë shqiptare. Sipas SPAK, Ismail Zeneli është i dyshuar se ka koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, si dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qëllim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela, në Britani në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait, Xhem Krasniqi i cili ishte vrarë në sy të tij në Britaninë e Madhe në 2013. Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-shefi i krimeve dedan Gjoni i cili iu shërbente interesave kriminale deri edhe në dhënie…
Armando Broja nuk do të luajë te Ipswich Town në sezonin e ri, teksa marrëveshja ka dështuar. Skuadra e ngjitur këtë sezon në Premier League kishte rënë dakord me Chelsea-n që shqiptari të kalonte sezonin me ta. Një nga kushtet ishte që skuadra e Kieran McKenna-s do të nënshkruante me Brojën për 30 milionë stërlina nëse do të arrinin të qëndronin në përfundim të këtij edicioni të qëndrojnë në Premier League. Everton ka monitoruar situatën dhe mund të lëvizë për Brojën nëse shesin Beto ose Neal Maupay. Chelsea po kërkon të zhvendosë një mori lojtarësh përpara afatit të së premtes…
12 persona janë proceduar penalisht në zonën e quajtur Krorëz në Himarë. Sipas komunikatës 12 të proceduarit zaptuan hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar. Policia thotë se ka sekuestruar 300 çadra dhe 480 shezlongë. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në këto subjekte me fushë veprimtarie lokal/beach bar, ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë.
Drejtori për siguri dhe emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka bërë të ditur se drejtoria që ai drejton sot ka pasur një ndërhyrje urgjente në objektin e Shkollës së Parë Shqipe për të eliminuar rreziqet e mundshme për sigurinë e qytetareve. Fushtica në një postim në Facebook kërkon nga ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit në objektet e trashëgimisë kulturore që paraqesin rrezik për sigurinë publike në kryeqytet, shkruajnë mediat.
Shumica e pickimeve të merimangave nuk paraqesin rreziqe serioze për njerëzit. Merimangat zakonisht pickojnë kur ndihen të kërcënuar dhe helmi i tyre kryesisht shkaktonsimptoma të lehta si skuqje, ënjtje dhe dhimbje në vendin e pickimit. Megjithatë, është e rëndësishme të dini se si të reagoni ndaj një pickimi, pasi ndonjëherë mund të ketë komplikime serioze. Si mund të dalloni një pickim merimangë? Në disa raste, pickimi i merimangës mund të shkaktojë reaksione më të rënda, veçanërisht te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj helmit. Zakonisht ka skuqje, dhimbje dhe ënjtje, por simptomat mund të jenë aq të lehta sa të mos…
Është zbuluar identiteti i personit, i cili u gjet i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Kretë. Ai është Durim Muslija 40 vjeç nga Durrësi, person me precedentë të shumtë penalë në Greqi për drogë. Sipas burimeve zyrtare të policisë greke, në orën 02.10 është marrë njoftim për një person të plagosur me armë në pyllin e Kerit në Irakleo të Kretës. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar shtetasin Durim Muslija pranë automjetit me targa IZZ-3138 në pronësi te shtetasit grek G. K, i cili kishte një plagë depërtuese nga arma e…
Një pjesë e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Greqi pas përfundimit të pushimve në atdhe kanë nisur kthimin për në shtetin grek. Paraditen e së shtunës dogana e Kakavijes është përballur me një fluks të lartë të këmbësorëve dhe automjeteve në dalje të tokës shqiptare. Për të evituar radhët e gjata të pritjes në kufi Policia Kufitare në Kakavije ka çuar në 5 numrin e sporteleve në dalje të tokës shqiptare. Raportohet se drejtuesit e policisë së Kakavijes kanë kontaktuar me palën greke për të shtuar numrin e sporteleve duke çuar në tre të tillë në hyrje të tokës greke…