Author: tirana

Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur nga kalimtarë të rastit në orët e para të mëngjesit në Irakleo të Kretës. 40-vjecari me një plagë arme zjarri në këmbë është transportuar në spitalin Pagni të Kretës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht policia greke dyshoi se ngjarja kishte lidhje me një konflikt për motive të dobëta të ndodhur në një klub nate në zonën e Agiou Kostantinou në Irakleo, por dëshmia e të plagosurit e ka mbuluar ngjarjen me mister. Sipas tij, ai ka qenë duke parkuar automjetin jashtë banesës, kur persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe pasi…

Read More

Meta i ka paralajmëruar fushatat e dy kandidatëve për president të Shteteve të Bashkuara të jenë syçelë, pasi zbuloi se një grup hakerësh i lidhur me Iranin u përpoq ta përdorte WhatsApp-in, aplikacionin për dërgimin e mesazheve. Meta është kompania më e fundit e teknologjisë që paralajmëron për kërcënimet e mundshme që përbëjnë hakerët për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, mes nënpresidentes Kalama Harris dhe ish-presidentit Donald Trump. Më herët, Google dhe Microsoft zbuluan tentime të ngjashme që iu atribuuan Iranit. Llogaritë në WhatsApp të lidhura me një “aktor kërcënues” iranian dërguan mesazhe duke pretenduar se ato ishin mbështetje…

Read More

Laguna e Nartës me Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë” ka tërhequr vëmendjen e UNESCO-s. Ditët e fundit në vendin tonë ka mbërritur një mision i kësaj organizate me mision vlerësimi në terren të pellgut ujëmbledhës të Vjosës me një sipërfaqe 4,540 km² në territorin shqiptar, për larmishmërinë e relievit, mozaikun e llojeve të ndryshme të habitateve të një shkalle unike në Evropë. Të dhënat për këtë mision të UNESCO-s në vendin tonë i bëri publike Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura duke theskuar se “lugina e Vjosës është padyshim një thesar që meriton të përfshihet në Programit “Njeriu dhe Biosfera”,…

Read More

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tij të mitur. S.Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, po ashtu ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur.”-njofton policia.

Read More

Një 42-vjeçar ka përfunduar në pranga nga efektivët e komisariatit numër 2 në kryeqytet. Sipas komunikatës, S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur. Ndërkohë që M. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre. Ndërkohë që mes 8 të arrestuarve, ka edhe të akuzuar për vjedhje, apo drejtim mjeti në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër ndaluan shtetasin…

Read More

Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti mes një motori dhe makine në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës’’ në Shkodër. V.P., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. E., 43 vjeç Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30 të kësaj së shtune. Ndërkohë që shtetasi V. P.,  është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin V. P., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. E., 43 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi…

Read More

Një i ri shqiptar do të qëndrojë edhe një muaj në burg, pasi u kap në një ‘shtëpi bari” në Ostende. Disa oficerë policie e zbuluan “shtëpinë e barit” rastësisht, pas një zjarri që përfshiu godinën. Banori i katit të tretë po tentonte të mbushte disa çakmakë me bombola gazi kur gjërat shkuan keq dhe mori flakë gjithë banesa. Në dhomën tjetër, të shtëpisë ngjitur, kishte një plantacion kanabisi me 500 bimë. I riu 21-vjeçar me kombësi shqiptare u arrestua dhe ndodhet në burg prej një muaji. Kështu do të vazhdojë edhe muajin e ardhshëm, pasi dhoma e këshillit të…

Read More

Një 67-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi u kap duke u kujdesur për disa bimë kanabisi në fshatin Trush. 67-vjeçari A. L kishte mbjellë rreth 215 bimë kanabisi mes një parcele me misër, të cilat u asgjësuan përmes djegies. Ndërkohë monitorimi ka vijuar dhe në territorin e njësisë administrative Pult, ku konstatuan të kultivuara dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis.

Read More

38-vjeçarja kineze e cila ishte shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni në Tiranë, është vënë në pranga. Ajo po tentonte të dilte nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasin, në momentin që u kap. Arrestohet një 38-vjeçare, shtetase kineze, e implikuar në veprimtarinë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit. Shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal. 38-vjeçarja së bashku…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë fundjavë me ambasadorin Christopher Hill, diplomatin amerikan që hapi ambasaden e SHBA në Tiranë, në pranverë të vitit 1991, dhe dha një kontribut të rendësishëm në rivendosjen dhe konsolidimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Veliaj ka ndarë një foto nga takimi me Hill dhe kujton se që nga koha kur ai erdhi si i dërguari i parë amerikan në Shqipëri, Tirana ka ndryshuar dhe është zhvilluar shumë. “Kur Christopher Hill hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë në vitin 1991, Tirana ishte kryeqyteti më i varfër dhe i izoluar i…

Read More