Manchester City fitoi me përmbysje 4-1 ndaj Ipswich Town, në një ndeshje ku edhe një herë tjetër shkëlqeu Erling Haaland. Miqtë shënuan të parët me Szmodics në minutën e 7, ndërkohë që Haaland në minutën e 12, De Bruyne (14’) dhe sërish Haaland (16’) përmbysën menjëherë rezultatin në 3-1. Për golin e katërt mendoi sërish Haaland, i cili e mbylli sfidën me tregolësh. Fitore bindëse edhe për Tottenham, që shpartalloi me rezultatin 4-0 Evertonin.
Author: tirana
Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit e Mjedisit kanë dalë me një deklaratë për skandalin me 816 ton të dyshuara mbetje toksike të cilat kanë dalë nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën. Në deklaratë thuhet se po vijojnë hetimet me OLAF dhe se presim hetimet për të gjetur nëse përgjegjës është eksportuesi apo importuesi Në këto rrethana, nuk mundet që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme. Deklarata e…
Tayna publikon këngën e re “Folëm pak”, pas suksesit global me këngën “Si Ai”‘. Rap-artistja prej më shumë se një muaji ka nisur karrierën e vetme. Këngëtarja nga Prizreni duket se po vazhdon me prurje të tjera dhe një të tillë e ka paralajmëruar së fundmi.
Firma turke Kurum ka mbyllur aktivitetin e saj. 500 punëtorë të uzinës së çelikut dhe të uzinës së përpunimit janë njoftuar për ndërprerjen e njëanshme të kontratës pa arsye zyrtare për pezullimin. Nga data 1 gusht, uzina e çelikut ka ndaluar punën, dhe nga data 20 gusht do të mbyllet edhe uzina e përpunimit. Pas mbylljes së uzinave, 500 familje do të mbeten pa të ardhura nga 20 gushti. Deri tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurum për vendimin e marrë, megjithëse zyrtarisht thuhet se mbyllja e aktivitetit është për shkak të remontit. “Kurum International” është origjina…
Sali Berisha uroi sot 33-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës. “Kombi martir i Ukrainës kremton sot 33-vjetorin e Pavarësisë. Pavarësia e Ukrainës ishte akti më madhor në historinë e gjatë të kombit të saj. Ky akt shënonte realizimin e aspiratave shekullore të ukrainasve për liri dhe dinjitet kombëtar dhe fundin e pushtimit imperial rus të Ukrainës”, u shpreh Berisha. “Sot ky përvjetor gjen kombin e Ukrainës nën udhëheqjen e Presidentit Zelenski në një luftë dhe përballje me agresionin barbar rus të Vladimir Putinit. Mijëra bij dhe bija të Ukrainës kanë luftuar dhe rënë heroikisht në fushë betejë për mbrojtjen e vendit…
Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në zonën e Alikianos, në Kretë të Greqisë pas një aksidenti me motoçikletë. Pas një feste në zonë, 33-vjeçari ka humbur kontrollon e motorit më të cilin udhëtonte duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike. Raportohet se viktima me origjinë shqiptare ishte rritur në Greqi dhe banonte në zonën e Vatolakkos.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se Shqipëria po përjeton krizë të thelluar ekonomike dhe mjedisore. Në një video postuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se, debati i vetëm rreth zhvillimit ekonomik të vendit lidhet ngushtësisht me menaxhimin e mbetjeve. Sipas saj, ky debat ka rikthyer në qendër të vëmendjes ligjin e importit dhe transportit të mbetjeve, të cilat janë të ndaluara me ligj. “Aty ku ka mbetje, funksionon shumë mirë edhe parimi i korrupsionit. Kjo është arsyeja përse në Shqipëri, debati i vetëm ekonomik lidhet vetëm me mbetjet, sepse aty gëlon korrupsioni, ashtu si në çdo nivel tjetër dhe…
David Dreshaj është një nga artistët më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare, duke fituar zemrat e publikut me hitet e tij të njëpasnjëshme. Një nga sukseset më të mëdha të këtij artisti është kënga solo “A ishe“. Puna e palodhur dhe talenti i Davidit kanë bërë që vera të jetë e mbushur me angazhime. Një klikim në profilin e tij në Instagram mjafton për të parë postimet e shumta të aktiviteteve të tij, që dëshmojnë për angazhimin e tij të pandërprerë në industrinë muzikore. David Dreshaj ka kaluar nga një event në tjetrin, duke performuar në Kosovë, Shqipëri dhe…
Një zjarr ka rënë në fshatin Malinat, në Berat ku si pasojë janë djegur 2 hektarë me bimësi mes tyre dru frutor dhe vreshta. Zjarri i ndihmuar nga era ka marrë përmasa të mëdha duke shkrumbuar qindra rrënjë hardhi dhe sipërfaqet me shkure e bimësi. Në vendngjarje ka shkuar reparti MZSH Berat megjithëse terreni thyer dhe era favorizonte zjarrin u arrit të izolohej dhe të fikej kjo vatër zjarri. Si rezultat i ndërhyrjes të menjëhershme u bë e mundur izolimi i zjarrit drejtë fshatit Malinat dhe drejtë plantacioneve me ullinje dhe pemë frutore si dhe vreshta. Morën pjesë në këtë…
Manchester United u mposht në transfertë me rezultatin 2-1 nga Brighton, në një duel dramatik që u zgjidh në minutat e fundit të shtesës. Kur u mendua që dueli do të mbyllej në barazim 1-1, ishte Joao Pedro i cili në minutën e 95 shtangu “Djajtë e kuq” duke shënuar golin e fitores për Brighton. Në dy ndeshjet e para të Premier League, United ka një fitore dhe një humbje, ndërkohë që ndeshjen e radhës do ta ketë me rivalët e përjetshëm të Liverpool.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore njoftoi rreth mesit të muajit gusht se përfaqësuesit e saj kishin inspektuar një kullë ftohëse të dëmtuar në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, që kontrollohet nga forcat ruse. Pyetja që mbetet sipas ekspertëve është se kush e dëmtoi atë? Një zjarr që shpërtheu në një nga kullat ftohëse të centralit bërthamor të Zaporizhias më 11 gusht nuk ndikoi në situatën e rrezatimit në Ukrainë, sipas një raporti të publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthmore (IAEA). Dëmtimi i saj ka nxitur shqetësim të madh mes ekspertëve bërthamorë. “Zjarret mund të çaktivizojnë pajisjet elektrike. Siguria…
Forcat Speciale shqiptare vijojnë traditën e stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”, me trupat e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Evropë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi momente nga kjo stërvitje e përbashkët. “Operatorët specialë të të dy vendeve po punojnë vazhdimisht mbi detajet e ndërveprimit në operacionet e përbashkëta, kryesisht në goditje objekti dhe teknikat e luftimit në zonat e banuara”, u shpreh ministri. Në stërvitjen e koduar “Joint Combined Exchange Training”, trupat elitarë shqiptarë e amerikanë, vepruan si një njësi e vetme gjatë luftimit në qendrat e banuara dhe goditjes së objektit.Gjatë stërvitjes u realizua qitje e avancuar…