Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë fundjavë me ambasadorin Christopher Hill, diplomatin amerikan që hapi ambasaden e SHBA në Tiranë, në pranverë të vitit 1991, dhe dha një kontribut të rendësishëm në rivendosjen dhe konsolidimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Veliaj ka ndarë një foto nga takimi me Hill dhe kujton se që nga koha kur ai erdhi si i dërguari i parë amerikan në Shqipëri, Tirana ka ndryshuar dhe është zhvilluar shumë. “Kur Christopher Hill hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë në vitin 1991, Tirana ishte kryeqyteti më i varfër dhe i izoluar i…
Author: tirana
Janë konfirmuar dy raste me ethet e Nilit në dy fshatra të Elbasanit. Përkatësisht në fshatin Bujqes dhe Jagodinë dy persona kanë rezultuar të prekur nga virusi. Tashme të dy të shëruar dhe në gjendje teë mirë shëndetësorë. Njeri nga te prekurit është i moshuar 74 vjeç dhe tjetri 45 vjeç. Nga strukturat e kontraktuara për këtë çështje është bere dezinfektimi i të dy fshatrave. Gjithashtu edhe Bashkia e Elbasanit ka bërë dezinfektimin e kontejnerëve te mbetjeve urbane në të gjithë zonën.
Sot në mesditë shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, gjatë verifikimit të informacioneve të marra nga banorë të Njësisë Administrative Komsi kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Fusha e shkrirjes dhe demontimit”, në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut”, në Bashkinë Mat, janë konstatuar predha ushtarake, të mbetura nga shpërthinet e ndodhura në ish repartet ushtarake në këtë zonë.Shërbimet e policisë janë në vendngjarje dhe kanë marrë masa për të siguruar zonën, për shmangjen e rreziqeve dhe po merren masa per njoftimin e shërbimit të emergjencave civile dhe repartit ushtarak.Strukturat vendore kanë kërkuar ndihmën e dikasterit të mbrojtjes, dërgimin…
Një shqiptare 40 vjeçe ka rënë pre e grabitjes në Paros të Greqisë. Asaj i kanë vjedhur kasafortën ku mbante bizhuteri me vlerë mbi 100 mijë euro, por edhe një shumë të vogël parash. Autorët kanë hyrë në shtëpinë e 40-vjeçares shqiptare teksa ajo nuk ishte atje. Sipas denoncimit të saj, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj ku edhe morën kasafortën e vogël. Brenda kasafortës kishte 3,000 €, një orë Rolex me vlerë 50,000 €, një palë vathë diamanti prej ari të bardhë me vlerë 20,000 €, një unazë martese ari me diamante të vogla rreth 2,000…
DASHI Nuk ju mungon vetëvlerësimi, sidomos në gjysmën e parë të ditës. Në punë duhet të mbështeteni në forcat tuaja për të arritur qëllimet tuaja. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Përveshni mëngët. Pak nga pak gjithçka bëhet më mirë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 24 gusht 2024), ndiheni të lodhur, thjesht dëshironi të relaksoheni në divan. Familja ju merr shumë energji. Në punë kolegët ju kanë zili. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Përveshni mëngët. BINJAKËT Dëshironi të ndryshoni diçka në jetën tuaj, sot është një ditë e rëndësishme. Takime…
Justin dhe Hailey Bieber u bënë prindër për herë të parë. Këngëtari e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi në rrjetet sociale. Justin Bieber ka publikuar një foto të këmbës së vogëlushit të tij, ku në mbishkrimin e këtij postimi zbulon edhe emrin që çifit i kanë vënë. Mirë se erdhe në shtëpi Jack Blues Bieber”, ka shkruar këngëtari. Po ashtu edhe Hailey Bieber ripostoi foton në një histori në llogarinë e saj. Çifti njoftoi lajmin e lumtur të shtatzënisë së Hailey Bieber në Instagram në fillim të majit, duke shpërndarë një video dhe foto nga një sesion…
Dy gra, pjesëtare të minoritetit kurd dhe gazetare, humbën jetën dhe një burrë u plagos dje të premten në Kurdistan të Irakut, si pasojë e një sulmi me dron kundër automjetit në të cilin po udhëtonin, që i atribuohet ushtrisë turke, e cila shpesh kryen operacione në këtë zonë, rajon që synon rebelët e saj separatistë, thanë përf AFP zyrtarët lokalë. Ministria turke e Mbrojtjes në Ankara, e pyetur për këtë bombardim, në sektorin Sayyid Sadek, në rajonin autonom të Kurdistanit në Irakun verior, mohoi se ishte një operacion turk. Një zyrtar irakian i sigurisë, i cili foli në…
Një automjet u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Korçë rreth orës 05:30, ku për shkak të djegies së një kablli elektrik, ka marrë flakë në pjesën e kofanos automjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases V. S. Policia bëri të ditur se automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e rënies mbi kofano të pjesëve të ndezura të kabllit elektrit. Sot rreth orës 05:30, në lagjen nr. 18 Korçë, dyshohet se për shkak të djegies së një kablli…
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Përgjatë majave të male në orët e pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi gjatë vizitës në Ukrainë, i kërkoi Presidentit Zelensky që të ulet për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës. Modi u vetëofrua të vepronte si një mik për të ndihmuar në arritjen e paqes, ndërsa të dy udhëheqësit u takuan në Kiev. Modi vizita e të cilit në Moskë muajin e kaluar u kritikua nga Kievi tha se kishte ardhur në Ukrainë me një mesazh paqeje dhe bëri thirrje për dialog midis Rusisë dhe Ukrainës në rastin më të parë. “Asnjë konflikt nuk mund të zgjidhet në fushën e betejës. Rruga drejt zgjidhjes mund…
Prokuroria ka identifikuar kompaninë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e anije me mbetjet e rrezikshme. Sipas BIRN, më 5 gusht, ‘Basel Action Netëork”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk’ u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Toën në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase. Bazuar në të dhënat e ofruara…
Komiteti i Kombeve të Bashkuara ka kritikuar Mbretërinë e Bashkuar për krimet e vazhdueshme të urrejtjes, gjuhën e urrejtjes dhe incidentet ksenofobike, pas trazirave të nxitura nga urrejtja dhe dezinformata që pushtuan vendin këtë verë. Komiteti i OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) tha të premten se ishte i shqetësuar nga prania e fjalimeve raciste në platforma të ndryshme, veçanërisht aty ku përjetësohen nga politikanë dhe figura publike. CERD tha në një deklaratë se ishte i shqetësuar për aktet e përsëritura raciste dhe dhunën kundër pakicave etnike dhe etno-fetare, migrantëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve nga individë dhe grupe ekstremiste të…