Author: tirana

Dy të rinjë shqiptarë akuzohen për trafik kokaine janë arrestuar nga policia e Rodos, Greqi. Trafiku i drogës drejtohej nga një shqiptar tjetër, 31-vjeç, i cili aktualisht është i burgosur. Policia greke ka kryer kontrolle në banesën e dy shqiptarëve, ku janë gjetur kokainë me peshë 34 gramë, kanabis të papërpunuar me peshë 411 gramë, 17 pako me preparate farmaceutike dhe dy peshore precize, ndërsa u konfiskuan edhe para në vlerë prej 1175 euro.

Read More

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, rikthehet në ekranin e TCH nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve. “Më pëlqen kur pritshmëritë janë shumë të larta, sepse e di që do i përmbushin pa asnjë diskutim, por edhe do i tejkalojmë. Përputhen të ndihmon vetë nga koncepti që ka, fakti që ne punojmë me djem e vajza të reja, që në thelb kanë dashurinë, flirtin, njohjen, tensionin. Kjo e bën punën tonë edhe më të bukur. Duke qenë…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Slloveni. Ajo u prit nga homologia sllovene Mateja Calusi, me të cilën edhe firmosi një marrëveshje bashkëpunimi, e para e këtij lloji në fushën e zhvillimit të Bujqësisë. Ministret Denaj dhe Calusi vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin e përbashkët për zgjerimin dhe thellimin e tyre në fushën e bujqësisë. Denaj theksoi se marrëveshja e arritur sot synon një intensifikim edhe më të lartë të mbështetjes me ekspertizë, që vendi ynë do të marrë nga Sllovenia, duke…

Read More

Kanye West u shfaq me dhëmbët e tij të arit, të cilët kushtojnë 850,000 dollarë (764,549 euro), teksa mbërriti në Seul, Kore së bashku me gruan e tij Bianca Censori dhe fëmijët e tij. Modelja dhe arkitektja Bianca, 29 vjeçe, e cila ka guxuar të shkelë ligjin në mbarë botën me veshjet e saj gjithnjë e më të guximshme, zgjodhi një ansambël shumë më konservator ndërsa kalonte përmes aeroportit me reperin 47-vjeçar.

Read More

Portali “Infermierë për Shqipërinë”, për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë, është një prej mekanizmave që garanton transparencë në punësimet në shëndetësi. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tregon për hapjen e aplikimeve për profesionistët e shëndetësisë. “Thirrje për profesionistët e shëndetësisë. Hapen aplikimet për infermierë, mami, teknikë imazherie, laborator, fizioterapi dhe logopedi në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Aplikoni tani”, shrkuan ministrja, ndërsa publikoi faqen ku mund të aplikohet për këto pozicione. Koçiu informoi se afati i aplikimit është nga data 22 gusht deri në 5 shtator 2024. Platforma “Infermierë për Shqipërinë” ofron mundësi reale punësimi për të gjithë…

Read More

Anti-Berishistët më të zëshëm, me në krye Enkelejd Alibeajn kanë vendosur që të çojnë para idenë e krijimit të partisë së re. Ata janë drejt përfundimit të mbledhjes së firmave të nevojshme, 3000 të tilla që duhen për krijimin e një partie të re, ndërsa ekspertët ligjorë po punojnë për detajet e fundit të Kushtetutës së një partie politike, statutit. Partia sipas statutit parashikohet të funksionojë mbi një ndarje pushtetesh brenda organizmit politik. Njëjtë si shteti, edhe ndërtimi i partisë është bazuar mbi ”ndarjen e pushtetit politik, atij administrativ dhe atij gjyqësor, të cilët ndihmojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, duke balancuar…

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka pritur ambasadoren e Japonisë, Kikuko Kato dhe të Holandës Reinout Vos, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mundësive për shtrirjen dhe zgjerimin e tyre. Në takimet e zhvilluara me dy diplomatët është vlerësuar niveli i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve miqësore tradicionale. Pas takimit me Ambasadorin holandez, Hoxha nënvizon se ndau vlerësimin mbi trendin pozitiv të marrëdhënieve politike dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe përforcuar shkëmbimet dypalëshe. Në takim u rikonfirmua angazhimi operacional proaktiv në përballje me kërcënimet e sigurisë. ”Në lidhje me takimin e Ambasadoren e…

Read More

Një mysafir i rëndësishëm qëndroi në Prishtinë. Zyra për shtyp e kryeministrit Albin Kurti sqaroi se në takimin me William Burns konfirmoi përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n. Kurti e falënderoi Drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike, do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë.

Read More

Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga banesa e tij ku po qëndron në izolim që prej 31 dhjetorit të vitit të kaluar, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kryer vjedhjen më të madhe të tokës në 32 vite në Gjipe pa pasur asnjë dokument. Berisha ka renditur disa pyetje, edhe ku ”këshilloi” Ramën që të heqë dorë, pasi për të kreu i qeverisë është i kapur në një vjedhje të tmerrshme të madhe. ”Prej rreth një muaji, hajduti i Gjipesë heshtë si hija e barit për vjedhjen më të madhe të tokës në 32 vite në Gjirin…

Read More

Barcelona dhe Hansi Flick dhe tifozët “blaugrana” duhet të presin ende për të parë në aksion Dani Olmo. Mesfushori që shkëlqeu me kombëtaren e Spanjës në finalet e “Euro 2024” u ble nga Leipzig për 55 milion euro, por e kishte të pamundur të luante në javën e parë të sezonit të ri në La Liga. Të njëjtin fat do të ketë edhe në ndeshjen e dytë, pasi klubi nga Katalonja nuk ka mundur ta federojë futbollistin. Shkak është situata e vështirë financiare, e krijuar nga borxhet e mëdha të akumuluar prej vitesh. Sipas rregullores së “Fair Play Financiar”, Barcelona…

Read More

Efektivi i Policisë, Erjon Goxharja u shfaq për plagosjen e Lorenc Kostës, inxhinierit në ERE, me të cilin gruaja e tij juriste në këtë institucion, kishte pasur lidhje intime, një herë të vetme, sipas dëshmisë së saj. Goxhara qëlloi Kostën poshtë shtëpisë së tij tek ”Komuna e Parisit”, prokuroria po heton edhe për armëmbajtje pa leje, pasi ende nuk është e qartë nëse është pistoleta e shërbimit. Në dëshminë e bashkëshortes sipas ”Report Tv”, ajo thotë se ka krijuar afrimitet me Lorenc Kostën një vit pasi kishte filluar punë te ERE. Ai krijoi pëlqim për të dhe në një moment…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Himarën, e sapofituar nga socialistët në zgjedhjet e parakohshme lokale të 4 gushtit me kandidatin Vangjel Tavo, për të mbajtur mbledhjen e radhës të qeverisë së tij dhe jo vetëm. Ky takim do mbahet më 28-29 Gusht dhe në të do marrin pjesë përveç ministrave, edhe kryebashkiakët. Mbledhja do të jetë për një analizë të punës së bërë deri më tani, por edhe për t’u vendosur objektivat e radhës në nisje të sesionit parlamentar, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët më datë 28-29 gusht. Në takim pritet të jenë të gjithë…

Read More