Author: tirana

Vetëm javën e fundit janë shënuar dy vdekje në Greqi për shkak të virusit të Nilit Perëndimor. Sipas raportit epidemiologjik të EODY janë deklaruar 24 raste të reja. Siç shkruajnë mediat greke, pritet të rriten rastet në Thesproti të Greqisë. Virusi i Nilit, sa ka shkuar numri i viktimave në GreqiMbikëqyrja epidemiologjike e sëmundjes, zbatimi në kohë i programeve të duhura të integruara të kontrollit të mushkonjave dhe miratimi i masave mbrojtëse personale kundër mushkonjave janë masat më të përshtatshme për kontrollin e sëmundjes. Çfarë janë ethet e Nilit? Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premte, një institucion mikrofinanciar në Prishtinë ka rënë pre e një grabitjeje. Ishte Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës që ka konfirmuar ngjarjen. Sipas informacioneve të para, Ahmeti tha se dyshohet se një person i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. “Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një…

Read More

Rreth 25 kilometra, pjesë së rrugës së Kombit nga Miloti në Rrëshen janë me dy kalime dhe përveç kufizimit të shpejtësisë është bërë shpesh burim aksidentesh. Dublimi i këtij segmenti dhe sjellja në parametrat e pjesës tjetër është konsideruar si prioritet i nivelit “A” nga qeveria shqiptare në listën unike të projekteve që do të financohen nga buxheti gjatë periudhës 2025-2027. Sipas listës unike të projekteve dublimi i Milot- Rrëshen do të kushtojë 60 milionë euro, vlerë kjo e pa-rishikuar pasi kjo kosto është kalkuluar që në vitin 2006 kur nisën punimet për rrugën e Kombit. Qeveria e vitin 2006…

Read More

Arrestohet në Kolumbi Admir Tutaj, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim penal Nr. 91 datë 30.07.2024, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale“Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, parashikuar nga nenet 278/a, 28/4 333/a dhe 334 të Kodit Penal Shqiptar. Më datë 10.04.2023. Policia e Shtetit ka organizuar një aksion në pikën e kalimit…

Read More

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 18-vjeçarit Arlis Troplinit nga Durrësi. Policia bëri me dije se i riu ka humbur kontrollin e mjetit në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka rënë në kanal. Pasi është transportuar në spital, ai nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve, duke humbur jetën. 18-vjeçari ishte djali i një prej emrave të njohur të biznesit në Durrës, Fatos Troplinit.

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punën për ndërtimin e terreneve sportive dhe mureve rrethuese për shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”, në Njësinë 2. Ai tha se këto dy shkolla do të kenë të njëjtin nivel si në infrastrukturë, ashtu edhe në mësimdhënie, si me shkollat e tjera të Tiranës. Veliaj u bëri thirrje prindërve që fëmijët t’i regjistrojnë në shkollat afër banesës së tyre. “Na duhet një punë e jashtëzakonshme me prindërit sepse është vetëm çështje mentaliteti. Duhet punuar që asnjë njësi administrative të mos e shkelë rregullin: Kujt i takon ta regjistrojë fëmijën në shkollat…

Read More

Lihet në fuqi masa e sigurisë për efektivin e policisë Erjon Goxhara. Ky i fundit ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të shtetasit Lorenc Kosta. Goxhara ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike. Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo. Gjykata pranoi…

Read More

“Kërkimet treguan se plazhi me ujin më blu në botë gjendet në Europë dhe përkatësisht në Shqipëri”. Kështu bëri me dije sot kreu i qeverisë Edi Rama, duke iu referuar një shkrimi në revistën e njohur Travel+Leisure. Revista Travel+Leisure, rrëfen se për të ndihmuar njerëzit të gjejnë ujin më blu, grupi CV Villas analizoi rreth 200 plazhe përreth botës, duke përdorur kodin RGB të ngjyrës dhe duke e kryqëzuar atë me kodin YInMn Blue ose bluja më e thellë që ekziston, e cila u zbulua në vitin 2009, nga shkencëtarët e Oregon State University në SHBA. “Hulumtimi nxorri se Plazhi…

Read More

Një aksident ka ndodhur mëngjesit e sotëm në Lushnjë, ku mbeti e plagosur një e mitur. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, ku një adoleshent humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe përplasi një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Sipas një studimi, shumica e nxënësve të klasës së parë janë online, që do të thotë se fëmijët vijnë në kontakt me internetin shumë herët. Fillimisht fëmijët përdorin një tablet, pastaj telefonin celular e më pas edhe mjete të tjera elektronike. Fëmijët në Gjermani shumë herët fillojnë me lojëra në telefonat e prindërve, e pastaj bëjnë edhe detyrat e shtëpisë në kompjuter. Mosha e fëmijëve që përdorin lojëra dhe internet po ulet gjithnjë e më shumë. Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i Shoqatës digjitale Bitkom. Rreth 70% e fëmijëve të vegjël janë online Sipas këtij sondazhi, mbi 70…

Read More

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, konstatohet nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit. Në momentin e konstatimit, shtetasi i armatosur ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë. Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak. Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi…

Read More

1790 bimë dhe 86 fidanë cannabisi janë asgjësuar nga policia në Shkodër, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”. Blutë bëjnë me dije se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë. Njoftimi: Shkodër/Megaoperacioni policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 1790 bimë dhe 86 fidanë cannabisi. Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë…

Read More