Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në lagjen Salajka në Novi Sad të Serbisë, natën e shkuar, bëri të ditur ministri i Brendshëm i këtij vendi, Ivica Daçiç. “Supozohet se ata ishin anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë”, tha Daçiç, duke shtuar se fëmijët që vdiqën, ishin nga dy deri në shtatë vjeç. Pjesëtarët e Administratës për Situata Emergjente të Serbisë dhe zjarrfikësit shuan zjarrin, ndërsa policia dhe prokurori publik nisën hetimet në vendin e ngjarjes. Siç tha Daçiç, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një skuter që ishte i lidhur me rrjetin…
Author: tirana
Një vullkan në Islandën jugperëndimore ka shpërthyer për herë të gjashtë që nga dhjetori, duke nxjerrë lavë përmes një çarjeje të re në gadishullin Reykjanes. Imazhet video të drejtpërdrejta treguan llavë portokalli që shpërtheu nga një çarje e gjatë, duke ndriçuar tymin e ngritur që ngrihej në qiellin e natës. “Një shpërthim vullkanik ka filluar. Një çarje është hapur në lindje të Sylingarfell”, tha zyra meteorologjike islandeze (IMO) në një deklaratë, duke shtuar se shpërthimi kishte filluar në orën 21:26 me orën lokale pas një serie tërmetesh. IMO fillimisht vlerësoi gjatësinë e çarjes në 1.4 km (0.86 milje), duke shtuar…
Një zjarr në një hotel në Korenë e Jugut ka vrarë shtatë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë. Zjarri shpërtheu në katin e tetë të një hoteli 10-katësh në Buchan, në perëndim të kryeqytetit Seul, në orën 19:40 të enjten, përpara se të shuhej afërsisht dy orë më vonë. Shtatë personat që vdiqën ishin kryesisht klientë. Nga dymbëdhjetë të plagosurit që u dërguan në spitale, tre janë në gjendje kritike, sipas një zyrtari të zjarrfikësve në Bhuchan. Autoritetet po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Nuk kishte spërkatës uji në tavanet e kateve të hotelit që nga…
Ukraina ka kryer një sulm me dron gjatë natës në një aeroport ushtarak të Kremlinit pranë qytetit të Volgogradit dhe ka njoftuar kapjen e një fshati tjetër në rajonin e Kurskut të Rusisë, ndërsa forcat ruse kanë vazhduar me avancimin e tyre në rajonin e Donetskut. Guvernatori i Volgogradit, Andrei Bocharov, tha se goditja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit. Banorët vendas raportuan një seri shpërthimesh. Disa orë më vonë, municionet vijonin të shpërthenin dhe një tym i zi përfshiu zonën. Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës tha se kreu një bastisje në distancë kundër bazës ajrore Marinovka, rreth 45…
Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parshikohen: në zonat malore 17 deri 33°C në zonat e ulëta 20 deri 35°C në zonat bregdetare 22 deri 34°C.
Dashi Nëse duhet të merret një vendim, përgjigja është e lehtë. Shkoni me idenë që tregon më shumë origjinalitet. Ky është qëndrimi që duhet të mbështesni. Mbështeteni këtë vendim me forcë të madhe. Kjo nuk është një kohë për të qenë të lëkundur apo hezitues. Demi Nëse keni nevojë të lini përshtypje te dikush, mos u shqetësoni. Komunikimet fillestare do të shkojnë jashtëzakonisht mirë. Njerëzit e tjerë nuk do ta kenë të vështirë t’ju shohin për mendimtarin argëtues, inteligjent dhe mendjehapur që jeni. Ju jeni në gjendje të mirë. Binjakët Do të hasni situata në të cilat krijimi i paqes…
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar menjëherë lidhur me kërcënimet që gazetari i sportit, Ervin Baku, ka marrë në rrjetet sociale. Përmes një reagimi zyrtar Uninioni i Gazetarëve Shqiptarë janë pozicionuar publikisht përkrah gazetarit Baku duke u bërë thirrje autoriteteve që t’i shkojnë deri në fund hetimeve lidhur me këtë ngjarje dhe të dënojnë autorët. Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Kërcënimet dhe sulmet tronditëse me fyerje, sharrje dhe stigmatizime ndaj gazetarit sportiv Ervin Baku, janë agresion i egër ndaj lirisë individuale Tiranë më 22.08.2024 UGSH është vënë në dijeni nga gazetari i njohur sportiv Ervin Baku se, ditën e…
Nga Spartak Ngjela Do t’i shihni edhe pas hekurave, por edhe me pronat e paratë e vjedhura, të konfiskuara me vendim gjyqësor të formës së pretë. Çfarë sjell në historinë e një shteti një kryeministër i aftë? Historia e demokracisë, të cilën ne shqiptarët sot e kemi vënë në relacion me historinë e diktaturës, na ka treguar se kryeministri, që, edhe pse votat i ka fituar realisht, nëse ky, në pesë ose në shtatë vite, nuk ka bere dot asgjë në lidhje me zhvillimin kombëtar, që të mos e akuzojë historia si një kryeministër të paaftë, duhet të largohet me…
Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vazhdon të jetë shqetësues jo vetëm për shkak të largimit të fuqisë punëtore aktive, por edhe nivelit të demokracisë në vend. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2011 e në vazhdim, nga Shqipëria janë larguar mesatarisht çdo vit rreth 42 mijë persona, 70 përqind e të cilëve të rinj. Zëri i Amerikës bisedoi me një grup të rinjsh, të cilët shprehen se, për shkak të mundësive të lëvizjes dhe komunikimit, po ndryshon edhe perceptimi i një pjesë të të rinjve përsa i përket emigrimit. Si shumë të rinj shqiptarë edhe Robert…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përshëndeti në veprimtarinë ”Porto Palermo tjetër-nga kamp, në përkujtim”, organizuar me rastin e Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, ku tha se 23 gushti është një ditë homazhi e kujtese për ato dhjetëra miliona jetë njerëzore të këputura në mes. ”Ato drama e tragjedi personale të të gjithë shoqërisë njerëzore të shkaktuara nga këto dy skaje ekstreme të regjimeve dhe ideologjive. Dy skaje të së njëjtës humnerë. Dy anë të së njëjtës monedhë kriminale siç ishin nazi-fashizmi dhe komunizmi”,-tha Spiropali. “Ka vetëm 3 dekada e pak që Shqipëria u nda nga diktatura…
Në vend ka një fenomen të ri. Vajza të huaja që rekrutohen dhe më tej menaxhohen nga shtetas shqiptarë ose të huaj për prostitucion, kundrejt një përqindjeje të caktuar. Rasti më i fundit (i gjashti në dy vitet e fundit), ishte ai i ditës së sotme, kur Policia e Tiranës njoftoi çmontimin e një rrjeti të organizuar prostitucioni, deri në gjobëvënie, i drejtuar nga një shtetase kineze që u arrestua dhe mikja e saj e shpallur në kërkim. 7 vajza eskorta po procedohen gjithashtu penalisht. Strategjia është pothuajse e njëjtë, sigurimi i banesave nëpërmjet AirBNB me qira nga interneti dhe…
Dafina Zeqiri befasoi të dashurin e saj, duke i dhuruar një super dhuratë të shtrenjtë për ditëlindje, aq sa ”pushtoi” edhe mediat sociale. Këngëtarja i bleu partnerit të saj, Kreshnik Gjergjit një Ferrari. Ajo ka publikuar një fotografi së bashku me Gjergjin, teksa ndodhen në automjet. “Më dërgo në hënë të lutem”, shkruan këngëtarja. Edhe Gjergji ktheu përgjigje, duke thënë “Po zonjë”. Çifti duket se ka nisur punën për ceremoninë e dasmës, që pritet të ndodhë së shpejti. Ata do organizojnë një ceremoni private me familjen e miqtë. Këngëtarja ka treguar shpesh planet e saj për të krijuar familje.