Author: tirana

Shefi i CIA-s, William Burns ndodhet në Prishtinë, dhe po zhvillon një takim kokë me kokë me Presidenten Vjosa Osmani. Ndryshe nga vizita që raportohet se pati në Beograd, e cila s’është konfirmuar ende, nga ajo në Kosovë menjëherë janë publikuar pamje. Arritja e tij u raportua pasi në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” u pa një avion i ushtrisë amerikane. Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që raportohet se pati në Beograd dje dhe Bosnjë të mërkurën. Për vizitën në Serbi, nuk ka dalë ende asnjë detaj. Madje nuk është konfirmuar ende, e nuk ka dalë as…

Read More

Këtë të enjte, Papa Françesku priti në një takim privat Arqipeshkvin tonë Imzot Arjan Dodaj, në përkujtimin e Shën Marisë Virgjër Mbretëreshë. Imzot Arjani i paraqiti Papës programin e takimeve MED 24, që do të mbahen në Tiranë në shtator si fryt edhe i përvjetorit të 10-të nga ardhja e Françeskut në Shqipëri. Papa Françesku ka shprehur gëzimin e tij për këtë nisje duke premtuar afërsinë e tij dhe lutjet e tij për popullin tonë që ka vuajtur shumë për të mbajtur të ndezur llambën e fesë. Ati i Shenjt fton dhe nxit Arqidioqezën tonë të Tiranë-Durrës të ecë përpara…

Read More

Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në 1 Korrik të këtij viti, Besiana Kadare ka publikuar në rrjete sociale, një foto të saj me kryeministrin Edi Rama, asokohe kryetar bashkie. Besiana shkruan se fotoja është shkrepur gjatë mandatit të saj të parë në OKB në New York, në vitin 2003, rreth 21 vite më parë. ”Përgjatë mandatit të parë timin në OKB në Neë York, me KM Rama (atëkohë kryetar bashkie), shefi im i atëhershëm Ambasador Nesho dhe gruaja e tij Daniela, dhe miku jonë familjar prej një kohe të gjatë Julien Roche. Rreth vitit…

Read More

Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar me kompani të cilat kanë pasur pretendime për shkelje të kontratave nga ana e shtetit dhe në rastin konkret nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kompania austriake IVICOM Holding GmbH kishte nisur në dhjetor të vitit 2021, një arbitrazh ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë pranë Institutit të Arbitrazhit të Dhomës së Tregtisë së Stokholmit (SCC), bazuar në Traktatin e Kartës së Energjisë (ECT) që mbron investimet e huaja në sektorin e energjisë. Pretendimi i kësaj kompanie ishte se Shqipëria, përmes vendimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kishte ndërmarrë veprime diskriminuese…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka pritur në një takim avokaten Eva Buzo, e cila përshkoi pak ditë më parë me not 92 km nga brigjet e Italisë, deri në Vlorë. ”Mbresëlënëse biseda me Eva Buzon, një shembull i jashtëzakonshëm guximi dhe vendosmërie. Eva na tregoi se çdo kufi mund të tejkalohet kur beson në vetvete”, shkruan Manastirliu në një postim në rrjetet sociale. Po ashtu Manastirliu thekson se ky sukses për Evën nuk ishte vetëm një ëndërr e realizuar, e një amanet i përmbushur, por edhe një burim frymëzimi për të rinjtë tanë që sportin ta bëjnë…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në Malin e Tomorrit, ku është parë pranë Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe të mijëra pelegrinëve që janë në këtë zonë për festën e tyre. Meta uron për lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi. ”Nga Mali i Shenjtë i Tomorrit, kënaqësi të ndaja bashkë me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe mijëra pelegrinë, urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Shenjtë të Abaz Aliut. Lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi! Abaz Aliu ju ndihmoftë…

Read More

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dorëzuar në SPAK dokumentet e plota që Prokuroria e Posaçme kërkoi në lidhje me tenderat për pajisjet e identifikimit elektronik si dhe te votimit dhe numërimit elektronik. SPAK-u ka nisur hetimet në lidhje me dy tendera të dhëna nga KQZ për pajisjet e identifikimit biometrik në gjithë vendin si dhe për votimin e numërimin elektronik të zgjedhësve (projekt pilot që u implementua në njësinë 10 në Tiranë) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Të dy tenderat janë fituar pa garë nga kompania ”Smartmatic International Holding B.V”, vlera fituese e të cilëve është shumë pranë fondit…

Read More

Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho përmes një deklarate për mediat pretendon se Bashkia e Tiranës nuk ka siguruar infrastrukturën për pjesën dërrmuese të fëmijëve të arsimit parashkollor. Xhixho tha se 80% e fëmijëve në moshë çerdheje dhe kopshti në Bashkinë e Tiranës, nuk gjejnë dot një vend në strukturat publike. Prindërit janë të detyruar t’u drejtohen kopshteve private. Postimi i plotë Të nderuar qytetarë, përtej propagandës së dalë boje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, vlen të themi disa vërteta për sistemin arsimor në Tiranë. Në fillim të këtij viti shkollor, Bashkia e Tiranës nuk ka siguruar infrastrukturën…

Read More

Infarktet e zemrës po ndodhin edhe tek të rinjtë. Thuajse çdo ditë paraqiten në këtë shërbim të rinj, 26, 30 apo 35-vjeçarë me goditje në zemër. Abuzimi me drogat dhe jeta sedentare janë shkaktarët kryesorë që rrezikojnë zemrën dhe jetën e të rinjve. “Çdo ditë ka raste nën 40 vjeç. Kjo vjen për shkak të abuzimit me drogën, jetën sedentare dhe stresit të shtuar”, thotë kardiologu Taulant Gishto. Problemet kardiovaskulare zënë vendin e parë për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë edhe në vendin tonë. Kardiologu Taulant Gishto na tregon se ndryshe nga shërbimet e tjera, urgjencat dhe fluksi i punës në kardiologji…

Read More

Këtë të enjte, një avion i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, është parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ambasada amerikane në Prishtinë nuk i është përgjigjur pyetjes nëse Burns po viziton Kosovën. Përgjigje për Radion Evropa e Lirë për këtë çështje nuk dhanë as nga Presidenca e Kosovës, e as nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ekipi i Radios Evropa e Lirë mesditën e së enjtes e fotografoi aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e…

Read More

Në Unazën e Madhe të Tiranës, një përplasje mes makinave ka sjell një përleshje të dhunshme mes dy drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë përdorur edhe sende të forta. Njëri prej tyre ka përfunduar në spital, ndërsa tjetër është ndaluar nga policia. Në vendngjarje është gjetur edhe një armë zjarri. ”Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit te unaza e madhe, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F.D, i cili po transportohet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga puna që vijon për hapësirën memoriale multifunksionale në Lezhë, ku ka lindur At Gjergj Fishta. Projekti po zbatohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. ”Vijojnë punimet për hapësirën memoriale multifunksionale në Lezhë, ku ka lindur At Gjergj Fishta. Një godinë multifunksionale kulturore e rekreative në këtë vend sa historik, aq dhe tërheqës për peizazhin e mrekullueshëm natyror, që do të përfshijë hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, për sesione krijimtarie e ekspozime, për të mikpritur artistët vendas e të huaj, e për të zhvilluar aktivitete…

Read More