Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Të rinjtë po i “lë” zemra! Jeta sedentare dhe abuzimi me drogën shtojnë infarktet

15:16 / August 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zemra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Infarktet e zemrës po ndodhin edhe tek të rinjtë. Thuajse çdo ditë paraqiten në këtë shërbim të rinj, 26, 30 apo 35-vjeçarë me goditje në zemër. Abuzimi me drogat dhe jeta sedentare janë shkaktarët kryesorë që rrezikojnë zemrën dhe jetën e të rinjve. “Çdo ditë ka raste nën 40 vjeç. Kjo vjen për shkak të abuzimit me drogën, jetën sedentare dhe stresit të shtuar”, thotë kardiologu Taulant Gishto.

Problemet kardiovaskulare zënë vendin e parë për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë edhe në vendin tonë. Kardiologu Taulant Gishto na tregon se ndryshe nga shërbimet e tjera, urgjencat dhe fluksi i punës në kardiologji janë njësoj gjatë gjithë vitit.

Pse zemra po preket më shumë se organet e tjera? “Mungon aktiviteti fizik, ndotja ambientale në të gjithë botën ka ndikuar në aktivizimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ne thoshim mosha, diabeti, duhani, ishin faktorët kryesorë për aktivizimin e sëmundjeve kardiovaskulare, por sot bota po fokusohet edhe të faktorët jokonvencionalë siç është ndotja ambientale apo obeziteti”, thotë kardiologu.

Në këtë verë të nxehtë karakteristike e urgjencave kardiovaskulare kanë qenë aritmitë dhe goditjet nga dielli. Mjekët këshillojnë qytetarët, veçanërisht të sëmurët kardiakë, të shmangin daljet në orët e pikut dhe të bëjnë kujdes më trajtimin me medikamente. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 53% e vdekshmërisë botërore kanë shkak probleme të zemrës.

emra rinia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.