Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga puna që vijon për hapësirën memoriale multifunksionale në Lezhë, ku ka lindur At Gjergj Fishta. Projekti po zbatohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
”Vijojnë punimet për hapësirën memoriale multifunksionale në Lezhë, ku ka lindur At Gjergj Fishta.
Një godinë multifunksionale kulturore e rekreative në këtë vend sa historik, aq dhe tërheqës për peizazhin e mrekullueshëm natyror, që do të përfshijë hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, për sesione krijimtarie e ekspozime, për të mikpritur artistët vendas e të huaj, e për të zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative, e jo vetëm”,-shkruan Rama.









