Author: tirana

Në vend ka një fenomen të ri. Vajza të huaja që rekrutohen dhe më tej menaxhohen nga shtetas shqiptarë ose të huaj për prostitucion, kundrejt një përqindjeje të caktuar. Rasti më i fundit (i gjashti në dy vitet e fundit), ishte ai i ditës së sotme, kur Policia e Tiranës njoftoi çmontimin e një rrjeti të organizuar prostitucioni, deri në gjobëvënie, i drejtuar nga një shtetase kineze që u arrestua dhe mikja e saj e shpallur në kërkim. 7 vajza eskorta po procedohen gjithashtu penalisht. Strategjia është pothuajse e njëjtë, sigurimi i banesave nëpërmjet AirBNB me qira nga interneti dhe…

Read More

Dafina Zeqiri befasoi të dashurin e saj, duke i dhuruar një super dhuratë të shtrenjtë për ditëlindje, aq sa ”pushtoi” edhe mediat sociale. Këngëtarja i bleu partnerit të saj, Kreshnik Gjergjit një Ferrari. Ajo ka publikuar një fotografi së bashku me Gjergjin, teksa ndodhen në automjet. “Më dërgo në hënë të lutem”, shkruan këngëtarja. Edhe Gjergji ktheu përgjigje, duke thënë “Po zonjë”. Çifti duket se ka nisur punën për ceremoninë e dasmës, që pritet të ndodhë së shpejti. Ata do organizojnë një ceremoni private me familjen e miqtë. Këngëtarja ka treguar shpesh planet e saj për të krijuar familje.

Read More

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka nisur prej disa javësh prezantimin e programit që ka për zgjedhjet e përgjithshme në 2025, dhe sot është ndalur në luftën ndaj korrupsionit. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, ai shprehet se disa prej tyre janë mbështetja e SPAK dhe GJKKO, themelimin e Njësisë të Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura. Disa pika të tjera janë verifikimi i kontratave koncensionare dhe PPP, forcimin e KLSH dhe kthimin e tij në një Gjykatë të Kontrollit të Shtetit me fuqi ekzekutive. “Korrupsioni mbetet gangrena më e madhe për shoqërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga puna në shkollën 9-vjeçare “Meleq Gjozi” në Goriçan, që sipas kreut të qeverisë, do të jetë me kushte dinjitoze për 235 nxënës dhe mësues për vitin e ri shkollor. ”Drejt përfundimit shkolla 9-vjeçare “Meleq Gjozi” në Goriçan, Bashkia Dimal, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Dimal, që do të jetë gati në shtator për të pritur 235 nxënës dhe mësues me kushte dinjitoze”,-shkruan Rama.

Read More

23-vjeçari Blerti Kanushi është shpallur në kërkim për vrasjen e 71-vjeçarit Faik Ajdini, pak ditë më parë në fshatin Zhapokikë në Memaliaj. I riu rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi rreth 7 muaj më parë ishte shpallur në kërkim për trafik kokaine. Më 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike. Në pranga në lidhje me ngjarjen kanë rënë Skënder Ajdini 71 vjeç bashkëshortja e tij Darovi Ajdini djali Bledar Ajdini 43…

Read More

Këngëtari Robert Berisha flet hapur për ndërhyrjet estetike. Në një intervistë të fundit për “Erë vere”, Berisha ka pranuar hapur se kujdeset për veten, madje ka bërë edhe botoks. Ai tregon se e para ndërhyrje ishte ajo e dhëmbëve, shumë e rëndësishme për një figurë publike, por edhe me botoksin nuk e tepron. ”Kam bërë edhe botoks, jo të tepruar, por fytyra lodhet. Edhe që nga koha që kam filluar në emision. Plakjen, askush nuk mund ta ndalë. Plakja është luks, kush mund ta arrijë të plaket, do të thotë që ke arritur të jetosh. Nuk është turp as të…

Read More

Dogana e Kosovës ka reaguar në lidhje me anijen me mbetje toksike, çështje për të cilën Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet. Dogana thotë ka hapur një hetim të gjerë mbi këtë çështje dhe do të shqyrtojë të gjitha çështjet relevante me këto dërgesa dhe do të mbajë të njoftuar publikun. ”Dogana e Shqipërisë i ka referuar këto mallra si koncentrat zinku, të eksportuara nga një kompani e regjistruar në Kosovë drejt një kompanie zvicerane. Duke qenë se Dogana e Kosovës nuk ka qasje në ndonjë raport zyrtar është e vështirë të përcaktojmë saktësinë e rrjedhës së ngjarjeve, përderisa nga…

Read More

Nënpresidentja Kamala Harris do të pranojë të enjten në mbrëmje zyrtarisht emërimin historik si kandidate e Partisë Demokrate në ditën e fundit të Kuvendit Kombëtar. Fjalimi i jep asaj një nga mundësitë e pakta të mbetura deri në zgjedhje për të shpalosur vizionin për vendin para një audience prej miliona amerikanësh dhe për të argumentuar se pse duhet të votojnë për të, duke vënë në shënjestër rivalin e saj republikan Donald Trump. Pranimi i emërimit nga zonja Harris është pika kulmore e një muaji të pazakontë në politikën amerikane, që kur Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për një…

Read More

Është gjetur diamanti i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë, dhe është një gur rreth 2,492 karatësh. Kjo pasuri është zbuluar në Botsvana në një minierë në pronësi të firmës kanadeze Lucara Diamond. Është gjetja më e madhe që nga diamanti Cullinan 3,106 karatësh, i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905 dhe i prerë në nëntë gurë të veçantë, shumë prej të cilëve janë në British Crown Jewels. Qeveria e Botsvanës tha se ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin e Afrikës jugore. Zbulimi i mëparshëm më i madh në Botsvana ishte një gur…

Read More

Këtë të enjte ka hyrë në fuqi ligji për industrinë ushtarake, që i hap rrugë modernizimit dhe rivitalizimit të kapaciteteve të trashëguara të kësaj industrie në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shoqëruar edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola vizituan uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të çelur një kapitull të ri të kësaj industrie. Ministri inspektoi disa nga mjediset e prodhimit dhe u njoh me punën që bëhet aktualisht në këto uzina. Ministri u takua me drejtues dhe punonjës të ndërmarrjes që ka nevojë emergjente për investime e që ligji i ri i siguron për ta transformuar sërish…

Read More

Një sulm brutal ka ndodhur në zonën e Lodit në Itali, ku një taksist shqiptar është goditur prapa koke me çekiç nga një afrikan. Për të shmangur pagesën prej 80 eurosh të tarifës, 25-vjeçari afrikan nxori çekiçin dhe sulmoi 40-vjeçarin shqiptar, i cili për fat të mirë reagoi shpejt duke dalë menjëherë nga makina. Kamerat e taksisë dhe dëshmia e një banori, i cili ka dëgjuar britmat dhe ka dhënë informacion, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

Read More

Një histori sa tragjike dhe alarmuese për shoqërinë është vrasja e të moshuarit Faik Ajdini. Skënder Ajdini, bashkëshortja e tij Darovi Ajdini, djali Bledar Ajdini dhe Blerti Kanushi janë të arrestuarit për vrasjen e Faik Ajdinit në fshatin Zhapokikë të Memaliajt disa ditë më parë. Në lagjen Cenometaj të fshatit ka vetëm 3 shtëpi. Njëra i përket viktimës dhe 2 të tjerat bashkëpunëtorëve të autorit. Ngjarja e rëndë ka qenë pika fundore e një serie incidentesh dhe sherresh mes të dy familjeve. Autori i dyshuar i këtij krimi Blerti Kanushi strehohej prej disa muajsh në banesat e Skënderit dhe Bledarit,…

Read More