Një aksident ka ndodhur mëngjesit e sotëm në Lushnjë, ku mbeti e plagosur një e mitur. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, ku një adoleshent humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe përplasi një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e policisë.
Author: tirana
Sipas një studimi, shumica e nxënësve të klasës së parë janë online, që do të thotë se fëmijët vijnë në kontakt me internetin shumë herët. Fillimisht fëmijët përdorin një tablet, pastaj telefonin celular e më pas edhe mjete të tjera elektronike. Fëmijët në Gjermani shumë herët fillojnë me lojëra në telefonat e prindërve, e pastaj bëjnë edhe detyrat e shtëpisë në kompjuter. Mosha e fëmijëve që përdorin lojëra dhe internet po ulet gjithnjë e më shumë. Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i Shoqatës digjitale Bitkom. Rreth 70% e fëmijëve të vegjël janë online Sipas këtij sondazhi, mbi 70…
Qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, konstatohet nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit. Në momentin e konstatimit, shtetasi i armatosur ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë. Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak. Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi…
1790 bimë dhe 86 fidanë cannabisi janë asgjësuar nga policia në Shkodër, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”. Blutë bëjnë me dije se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë. Njoftimi: Shkodër/Megaoperacioni policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 1790 bimë dhe 86 fidanë cannabisi. Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë…
Fundjava, por jo vetëm, sjell fluks të shtuar të mjeteve në hyrje të qytetit të Elbasanit. Ardhja e emigrantëve, fluksi i turistëve kanë sjellë trafik të rënduar në Elbasan. Një situatë e tillë duket edhe gjatë ditëve të javës. Specialistët e trafikut gjykojnë se edhe fluksi i Tiranës në drejtim të jugut të vendit, por shfryhet në drejtim të Elbasanit për të evituar perëndimin e Tiranës që gjithashtu ka mbingarkesë të trafikut.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, po shoqëron kreun e CIA-s, William Burns, në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë.Një ditë më herët, Burns u takua në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti. Rreth takimeve të së enjtes nuk është deklaruar askush nga palët.Kryeministri Kurti gjatë kësaj jave ishte në Shtetet…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan: – M. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë; – P. Zh., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në një stacion autobusi, ka tentuar ti vjedhë portofolin një shtetasi. Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Sh. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij. Specalistët për Hetimin…
Me nje projekt ambicioz te mbeshtetur nga qeveria shqiptare dhe me synime te qarta per te marre me te miren nga kampionati me i forte i planetit, Akademia e Futbollit Dyrrah City zhvilloi te tjera seleksionime per me te miret ne vendin tone. Ne plot 3 dite seanca impenjuese por me nje sens te qarte per te zgjuar krijueshmerine dhe tekniken ne fushe, trajneret e njohur kaluan “ne site” shume te rinj premtues nga mosha 7 deri ne ekipet e te rinjve. Shume prej tyre kishin mundesine te perfitonin regjistrim pa pagese ose me ulje ne DCFA, dhe ne Shkollen…
Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marathia të Fokidës në Greqi, kur një person goditi me thikë një të ri shqiptar pasi dyshohet se ngacmonte vajzën e tij. Gjithçka ka ndodhur në fshatin bregdetar Marathias në Fokida, pak jashtë Nafpaktos, ku u mbajt një festival mbrëmjen e së enjtes. Autori u arrestua nga efektivë të Evpalios dhe po mbahet në paraburgim.
Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal. Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve A. N., 29 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. L., 24 vjeç, banues në Domje. Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi…
Mjekët kanë filluar testimin e vaksinës së parë në botë për kancerin e mushkërive mRNA tek pacientët, pasi ekspertët përshëndetën potencialin e saj “novator” për të shpëtuar mijëra jetë. Kanceri i mushkërive është shkaktari kryesor në botë i vdekjeve nga kanceri, duke shkaktuar rreth 1.8 milionë vdekje çdo vit. Shkalla e mbijetesës në ata me forma të avancuara të sëmundjes, kur tumoret janë përhapur, janë të pakëta. Tani ekspertët po testojnë një injeksion të ri që udhëzon trupin të vrasë qelizat e kancerit dhe më pas të parandalojë rikthimin e tyre. E njohur si BNT116 dhe e prodhuar nga BioNTech, vaksina është…