Një sherr ka ndodhur në fshatin Palasë në një lokal nate në bregdet. Siç shihet edhe nga pamjet e sherrit masiv një prej të dhunuarve ka përfunduar në tokë, ndërsa të tjerë persona i shkojnë në ndihmë.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim 2 persona. Konkretisht janë shpallur në kërkim Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.
