Author: tirana

Kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga sherri me thika që la të pajetë 24-vjeçarin Adrian Pepkolaj në fshatin Rrajë të Tropojës, autori i ngjarjes është dorëzuar në polici. Uniformat blu bëjnë me dije se Saimir Sadiku ndodhet tashmë pas hekurave. Bashkë me të janë arrestuar për ngjarjen edhe 5 miqtë e tij,Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj. “Vihet në pranga shtetasi S. S., i akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçari, më datë 11.07.2024, në një lokal në fshatin Breg-Lumë. Pas kontrolleve të shumta të kryera nga Policia e Tiranës dhe negociatave, ky shtetas…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe shpreh revoltën e tij për sherrin masiv që ka ndodhur dy ditë më parë në Palasë, ku disa të rinj janë rrahur dhunshëm me njëri-tjetrin, teksa ndodheshin në një lokal buzë detit. Ai i bën thirrje qeverisë së tij që të merren me këta persona. Sipas Braçes, këta persona që pretendohet të jenë “VIP-a” në fakt janë llumi i shoqërisë që shkojnë në këto zona bregdetare vetëm për të treguar pushtetin e parave të tyre kriminale, të pakontrolluara nga autoritetet. “Së pari, pastroni mjediset publike nga këta. Ata nuk janë atje për pushime, por për të…

Read More

Gjykata e City of Westminster Magistrate Court i dha ditën e djeshme dritën jeshile ekstradimit të organizatorëve dhe vëzhguesve të vrasjes së Ardian Nikulajt. Ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023 në Shëngjin. Gjyqtari Daniel Sternberg, e gjeti të bazuar në aktin britanik të ekstradimit, kërkesën e shtetit shqiptarë për ekstradimin e Edmond Haxhinë, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Sakaq, nuk është pranuar kërkesa për ekstradimin e Steven Hant pasi kohët e fundit ai është diagnostikuar me kancer.

Read More

Kol Nikollaj kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë i ftuar në studion e RTSH 24 ka komentuar mbylljen e kompanisë KURUM në Elbasan, e cila la pa punë 500 punëtorë të uzinës së çelikut dhe të uzinës së përpunimit. Nikollaj deklaroi se kompania KURUM është e shkruar me të zezë në listën e sindikatave për shkak të abuzimin me punëtorët dhe mashtrimit me sindikatat. “Kompania KURUM në listën e sindikatave është e shkruar me të zezë, problematike. Prej 20 vitesh nuk ka zbatuar detyrimet e saj për liritë e të drejtave të punëtorëve, është përpjekur me praktika të kaluara…

Read More

Sipas ekspertëve, është vetëm çështje kohe që të identifikohen edhe raste të tjera të variantit të ri ngjitës të virusit të lisë së majmunit (mpox Clade Ib) në Evropë, pas rastit të parë të importuar të raportuar në Suedi një javë më parë. Sipas profesorit të epidemiologjisë grek Dimitris Paraskevi , “virusi transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit seksual ose kontaktit fizik shumë të ngushtë”, ndërsa për simptomat ai thekson se “ato përfshijnë ethe, dhimbje koke, mialgji, dhimbje shpine, limfadenopati, të dridhura dhe rraskapitje dhe në shumicën e rasteve janë të lehta. Në gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël, njerëzit me imunosupresion sëmundja…

Read More

Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar në Gjirokastër i cili ishte në kërkim për vrasjen e Edmond Papës. Aksioni për arrestimin e tij është bërë nga Policia e Gjirokastrës dhe forcat RENEA. 45-vjeçari Edvin alias Andrew Bode si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gjithashtu në pranga janë vënë Julian Kalemi, pasi kishte strehuar Boden që ishte në kërkim, dhe po ashtu është arrestuar Andrea alias Adriatik Kalemi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë…

Read More

Të tjera detaje janë zbardhur nga skema e mashtrimit mes Elvis Kosovës dhe një shtetasi turk, të identifikuar si Yucehan Er me qëllim për të marrë një makinë luksoze “Audi” me vlerë rreth 200 mijë euro. Shtetasi turk e ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka deklaruar se do të përfitonte 5 deri 10 mijë euro. Mësohet se edhe pse shtetasi turk ka bërë kallëzim sikur ia kanë vjedhur automjetin në një hotel në Tiranë, automjeti ka qenë në Bërzhitë dhe më pas është dërguar në Prush. Edhe pse ia kanë hequr GPS makinës, Audi ka pasur një GPS të…

Read More

Shpëtim Ajazi, 43 vjeç u vra me armë zjarri pas një konflikti për një vend parkimi në Belgjikë. Një 19-vjeçar, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat ndodhet në gjendje të rëndë. Mediet e huaja kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. 43-vjeçari shqiptar, rreth orës 19:30 u kthye në shtëpi me furgon. Kushëriri i tij 19-vjeçar, i cili ndodhej për vizitë në familjen e Shpëtimit, lëvizi Golfin 5 për t’i liruar vend 43-vjeçarit. Ndërsa dy automjetet ishin të parkuara njëra pas tjetrës, në rrugë u dëgjuan të shtëna. “Unë dhe bashkëshorti im fillimisht menduam për fishekzjarre. Të…

Read More

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu në provincën jugore italiane të Caserta, duke i detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë një grua dhe djalin e saj të rritur, të cilët janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur. Moti i keq goditi San Felice a Cancello, një qytet i vogël rreth 30 kilometra në verilindje të Napolit, si dhe bashkitë përreth, ditën e djeshme. Gruaja rreth të 70-tave dhe djali i saj rreth të 40-tave po udhëtonin me një mjet që zu poshtë nga rrëshqitja e dheut. 🚨🇮🇹 FLASH FLOOD INCAMPANIA,…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R 8”. Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. E., 39 vjeç, banues në Gjermani, dhe E. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit J. H., 20 vjeç, banues në Prush. Shtetasi Y. E., ka marrë me qira një automjet…

Read More

Altin Stopani alias Erion Veliu, nga Fieri është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin. Mësohet se 48-vjeçari është dënuar në Itali me 9 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim për prostitucion. Njoftimi i Policisë: Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon operacionin policor të koduar “Operacionalja 14”. Lokalizohet në Fier dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, një 48-vjeçar i dënuar në Itali, më 9 vjet burgim, për •pjesëmarrje në organizatë kriminale, •armëmbajtje pa leje, •trafikim narkotikësh dhe •shfrytëzim për prostitucion. Si rezultat i informacioneve…

Read More

Ushqimi i parë që personat me hipertension duhet ta evitojnë është kripa. Duke ditur se kripërat ndikojnë në tension te lartë të gjakut, ato duhet evituar sa më shumë. Kufizimi i përdorimit të ushqimit të kripur, bëhet duke analizuar përshkrimin e përmbajtjes tek ushqimet e paketuara, sepse ushqimet e tilla mund të përmbajnë sasi të madhe të kripërave apo sodiumit, shkruan EatingWell. Konsumi i tepërt i sodiumit, mund të ngushtojë venat e gjakut dhe të rrisë tensionin e tij. “Do të befasoheshit se sa shumë sodium përmbajnë ushqimet e paketuara”, ka thënë dietologia Maria Elena Fraga nga New Yorku. Ajo i ka këshilluar njerëzit të përgatisin…

Read More