Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ushqimi që duhet t’i evitojnë personat me tension të lartë të gjakut

08:44 / August 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5960
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushqimi i parë që personat me hipertension duhet ta evitojnë është kripa. Duke ditur se kripërat ndikojnë në tension te lartë të gjakut, ato duhet evituar sa më shumë.

Kufizimi i përdorimit të ushqimit të kripur, bëhet duke analizuar përshkrimin e përmbajtjes tek ushqimet e paketuara, sepse ushqimet e tilla mund të përmbajnë sasi të madhe të kripërave apo sodiumit, shkruan EatingWell.

Konsumi i tepërt i sodiumit, mund të ngushtojë venat e gjakut dhe të rrisë tensionin e tij.

“Do të befasoheshit se sa shumë sodium përmbajnë ushqimet e paketuara”, ka thënë dietologia Maria Elena Fraga nga New Yorku.

Ajo i ka këshilluar njerëzit të përgatisin vet ushqimin në shtëpi, e ta bëjnë shpesh këtë, në mënyrë që të mos blejnë produkte të gatshme të paketuara.

Një shujtë e ushqimit të shpejtë mund të përmbajë rreth 1300 miligramë kripë, gati sa totali i asaj që lejohet të konsumohet gjatë tërë ditës.

Për njerëzit me tension të lartë, The American Heart Association, rekomandon të konsumohet jo më shumë se 1500 miligramë krip në ditë pasi konsumimi i 1000 mg në ditë mund ta përmirësojë tensionin e gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Për personat me hipertension është e rekomandueshme të konsumohen më shumë fruta dhe perime, sidomos ato që përmbajnë kalium.

Ushqimet e pasura me kalium janë thjerrëzat, kumbullat, bananet, fasulet, portokajtë, kivit, kungujt, karotat, patatet, bulmeti me pak yndyrë dhe kefiri.

Strategji të tjera për përmirësimin e tensionit të gjakut janë aktiviteti i rregullt fizik, moskonsumimi i duhanit, menaxhimi i stresit të tepërt, mbajtja e peshës normale trupore dhe gjumi i rregullt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.