Presidenti i Francës, Emmanuel Macron arriti në Beograd për të forcuar lidhjet me Serbinë dhe për ta afruar atë me Perëndimin, ndërsa vendi ballkanik rrugëton në vijën e ngushte midis përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Gjatë vizitës së tij dyditëshe, Presidenti Macron pritet të diskutojë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, një gamë çështjesh, përfshirë blerjen e avionëve francezë Rafale si dhe çështjet e energjisë dhe inteligjencës artificiale. Në një shkrim autorial të publikuar të enjten në të përditshmen pro qeveritare të Serbisë Politika, Presidenti Macron shkroi se Beogradi mund të ruajë…
Author: tirana
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë në qendër të lajmeve rozë për një ndarje të mundshme dhe krisje të marrëdhënies së tyre. Shkak për këto dyshime u bë një postim i reperit në rrjete sociale të cilën ai e hodhi dhe më pas e fshiu. Mirëpo ditën e sotme reperi ka vendosur t’i japi fund këtyre aludimeve. Përmes një video të publikuar në Insta Story, ai shihet i lumtur pranë Marinës, dhe vajzës Marget. “Video nga Marget”, shkruan Getoari teksa buzëqesh kur filmon vogëlushja. Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 7 vite më parë, dhe pas 4 vitesh sollën…
Stresi është aktiv në rrjetet sociale, pavarësisht se ndodhet në arrati dhe autoritetet në Kosovë janë në kërkim të tij. Në Instastory ai ka publikuar një ‘Ask’ ku ndjekësit i kanë dërguar pyetje të shumta dhe ai u është përgigjur disa prej tyre. I pyetur se cilat janë planet e tij ai është shprehur se dëshiron të ketë fëmijë, por i duhet ende kohë për të gjetur partneret e tij, duke ironizuar kështu vajzat që janë pjesë e videove live në Tik-Tok. “Të bëhem prind, por do punë puna. S’do gjejmë nuse në TikTok Live duke bërë lule lule like…
Kamala Harris kryeson në sondazhe kundrejt republikanit Donald Trump. Sipas një sondazhi të bërë publik nga Agjencia e Lajmeve Reuters, Kamala Harris kryeson me 45% kundrejt 41% të Donald Trump. Avantazhi prej 4 pikë përqindjeje midis votuesve të regjistruar ishte më i madh se një avantazh prej 1 pikësh që kishte Harris ndaj ish-presidentit në një sondazh të muajit korriku të Reuters/Ipsos. Sondazhi i ri i cili kishte një marzh gabimi prej 2 pikë përqindjeje, tregoi se Harris po merrte mbështetjen e grave dhe hispanikëve. Në katër sondazhe të Reuters/Ipsos të kryera në korrik, Harris kishte një epërsi 9 pikë…
Kryeministri Edi Rama, teksa bëri një vizite në QSUT ku u përurua spitali ditor, paralajmëroi se do të operohet sërish për shkak të një tjetër problemi shëndetësor, që këtë herë ka të bëjë me hernien inguinale. ”Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që i kam mësuar edhe emrin. Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales…
Me pasuri të shumta natyrore dhe mikpritjen e banorëve të zonës, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë në çdo stinë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Kolonja e mbushur me turistë. “Kolonja, një tjetër përvojë e bukur për turistët”, u shpreh kryeministri krahas pamjeve. Natyra e bukur, ushqimet tradicionale dhe bujtinat karakteristike kanë bërë për vete shumë turistë të huaj që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë. Ndikim në zhvillimin e agroturizmit në Kolonjë ka dhënë edhe investimet në infrastrukturë, ku nga Korça sot mund të shkosh drejt Ersekës, kryeqendra e Kolonjës, vetëm për 30 minuta. Malet e…
Aktori Osman Azemi në një emision tha se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës. Kjo pasi nuk kanë emra të dëshmuar si: Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë. Ish-ylli i grupit “Stupcat” shtoi tutje se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina, në kufirin Kosovë-Shqipëri. Kjo deklaratë e tij bëri bujë të madhe në media e gjithandej duke ngjallur kështu polemika të ndryshme. Osmani me këtë rast ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke…
Nga Spartak Ngjela Etnia shqiptare, pas 500 viteve në vuajtje, sakrifica e në një mbijetesë historike, erdhi më në fund e pastër dhe me gjuhën shqipe në zhvillimin e saj integral, në dy shtete të pavarura. Dhe ne nuk duhet të harrojmë se, plus meritës së madhe të rezistencës heroike të shqiptarëve në 500 vite, duhet të kemi në kujtesën tonë historike se, bashke me rrezistencen heroike shekullore, si doktrinë kastriotiane, ka qenë edhe forca e madhe e gjuhës shqipe që ka të njëjtën vlerë në këtë rezistence sublime të shqiptarëve. Dhe kjo e sotmja, tani, është më në fund,…
Numri i nxënësve në shkollat e fshatit ka rënë me 40%. Ndryshim të ndjeshëm të këtij numri ka pasur edhe në shkollat e qyteteve. Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”, thotë se kjo ulje lidhet me numrin e lartë të emigrimeve dhe migrimeve. Mungesa e infrastrukturës në këto institucione arsimore dhe klasat kolektive janë dy nga arsyet kryesore që po ndikojnë në braktisjen e fshatrave. Ndikim të madh në uljen e numrit të nxënësve në fshat ka edhe mungesa e investimeve në bujqësi, sektori i cili është kryesori për jetesën e familjeve në këto zona. Ky numër i ulët i nxënësve…
ABBA kanë kërkuar që Donald Trump të ndalojë përdorimin e muzikës së tyre pasi ish-presidenti amerikan luajti disa nga këngët e tyre dhe përdori pamjet e grupit në një tubim fushate. Ai përdori hite duke përfshirë “Money, Monet, Money”, “The Winner Takes It All” dhe “Dancing Queen” në eventin e tij në St Cloud, Minesota, shteti amerikan me popullsinë më të madhe suedeze. Fushata tregoi gjithashtu pamje filmike të anëtarëve të ABBA në një ekran të madh në stadiumin e hokejit së bashku me mesazhe që u kërkonin mbështetësve për të dhuruar. “Universal Music”, kompania diskografike e grupit suedez, tha…
Pano Soko ka komentuar ashpër ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, duke paralajmëruar se ”Nisma Thurje” dhe Lëvizja ”Shqipëria Bëhet”, janë duke përgatitur një draft-padi për ta paraqitur në Gjykatën Kushtetuese. Soko e cilësoi Kodin e ri Zgjedhor si një farsë që bie ndesh me moralin demokratik dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Ai theksoi se ndryshimet e miratuara do të çojnë në një sistem ku 90% e deputetëve do të zgjidhen nga listat e mbyllura, duke e privuar qytetarin nga e drejta për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në parlament. ”Ajo që ndodhi ishte farsë që bie ndesh me moralin demokratik…
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka emëruar kunatin e saj si shef të kabinetit të saj. Matthew Tabone, i cili filloi të punojë në Parlamentin Evropian për Metsola në 2013, pason Leticia Zuleta De Reales Ansaldo, e cila po merr një rol të ri si drejtoreshë e marrëdhënieve me parlamentet kombëtare në Parlamentin Evropian. Në një postim në Facebook, eurodeputeti maltez Alex Agius Saliba i Partisë Laburiste, e përshkroi veprimin e Metsola si “nepotizëm të shfrenuar”, shkruan Politico. Metsola është nga Partia nacionaliste rivale. ”Imagjinoni sikur unë ose një përfaqësues i Partisë së Punës të emëronte një anëtar të…