Author: tirana

Personi që shihni në foto, është viktima e atentatit të ndodhur pak më parë në Shkodër në rrugën Isuf Sokoli në zonën e Zdrales. Elis Rroshkodoli, u qëllua me armë ndërkohë që ishte duke pirë kafe në një lokal të zonës. Mediat kanë zbuluar detaje në lidhje me këtë shkuarën e viktimës, i cili rezulton me precedentë penal për “Vjedhje”, “Plagosje” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Emri i 36-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me…

Read More

Mesditën e së premtes qyteti i Shkodrës është tronditur nga një vrasje. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në zonën e ‘Zdrales’. Raportohet se viktima është identifikuar Elis Rroshkodoli i cili dyshohet se është qëlluar me armë tip pistoletë brenda një lokali teksa po pinte kafe. Mësohet se autori e ka qëlluar viktimën nga një distancë e afërt dhe më pas është larguar me kembë nga vendngjarja. Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

Read More

Godinat e reja te “5 Maji” po bëhen gati për të pritur banorët që u prekën nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nga afër punimet ne godinat 27-28, ku tha se kantieri publik i “5 Majit” është ndërtuar me standardet më të mira, edhe se ato private l, ndërsa njoftoi procesin e hedhjes së shortit për banorët që do të përfitojnë shtëpi të reja në këto godina. “Unë nuk besoj se ka një kantier të privatit që të jetë punuar me cilësi, siç është punuar në kantierin publik të 5 Majit. Mbarimi i dy godinave të…

Read More

Të hënën në orën 11.00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve e cila do të përcaktojë kalendarin e punës së parlamentit në 3 javët e ardhshme. Në këtë kalendar bie në sy se projekt-ligji më i rëndësishëm është ai që synon të përmirësojë cilësinë e shërbimit mjekësor duke rregulluar marrëdhënien e mjekëve që punojnë në spitalet shtetërore dhe private. Ndryshimet në urdhërin e mjekut erdhën pas skandalit që prokuroria kishte zbuluar në spitalin onkologjik. Pas Konferencës së Kryetarëve, pasdite në orën 17.00 do të zhvillohet seanca e parë e këtij sesioni. Kjo seancë është kryesisht ceremoniale pasi nuk miratohet asnjë…

Read More

Grupi Parlamentar i PD përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhit ka kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama sa i takon fakteve të bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës. Në kërkesë evidentohet se rastet e përsëritura të konstatuara të eksportit të mbetjeve toksike ngrenë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal, që përfshinë përgjegjësi për veprime ta paligjshme apo mosveprime të disa autoriteteve…

Read More

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League. Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 do të nisin të hënë më 2 shtator, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar. Përsa i përket portës janë Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj. Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka…

Read More

Lideri i partisë më të madhe të opozitës greke, Stefanos Kasselakis do të kurorëzojë sot në martesë lidhjen e tij të dashurisë me Tyler McBeth, në një ceremoni që do të zhvillohet në Kopshtin Botanik të Kretës. Në tarracën që ka pamje strategjike nga prona prej 200 hektarësh dhe amfiteatri e një liqen i vogël artificial pritet të jenë të pranishëm rreth 130 të ftuar. Mbrëmja e sotme do të ketë edhe muzikë sfond, ndërsa nuk përjashtohet festa në Akrotiri dhe shëtitjet në det. Të ftuarit do të shijojnë bregdetin nga një vilë luksoze në zonën e Akrotirit me një…

Read More

Baza ushqimore për bagëtitë në një stan në Leskovik ka marrë flakë mëngjesin e sotëm. Ndërkohë mësohet se pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës dhe policia u nisën drejt vendngjarjes. Bëhet me dije se ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve të cilat rrezikonin të përhapeshin dhe të përfshinin nga flakët edhe stallat e bagëtive që ndodheshin afër. Paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm.

Read More

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Plepa-Durrës, përballë rezidencës qeveritare. Nga fotoja shihet një automjet tip “Volkswagen” që ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale pasi është përplasur me një autobus. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Read More

Një 40-vjecar nga Vlora, person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri, ka rënë në prangat e policisë greke nën akuzat “grabitje dhe dëmtime të rënda në vazhdimësi”. Stiliano Arizi është arrestuar nga efektivë të Stacionit Policor të Vironas në Greqi pas dy ngjarjeve të ndodhur në rrugët “Kordeliou 41” dhe “Kordeliou 43” në Athinë. Konkretisht ai ka hyrë në banesën e  86-vjecares greke M. S dhe nën ushtrimin e dhunës i ka marrë sende me vlerë. Më pas ka hyrë në banesën e vajzës së saj, 66-vjecares A. P ku duke e kanosur i ka marrë sërish sende me…

Read More

Nga MSc Nersada Mandija Ndërsa viti shkollor po afron për çdo prind fillon periudha sfiduese e menaxhimit të kohës ndërmjet detyrimeve familjare dhe jetës profesionale. Rikthimi i fëmijëve në shkollë, rikthimi në rutinën e ditëve të shkollës dhe shkëputja nga rutina verore, ditë të para shkolle, ditë të para kopshti apo çerdhe janë të gjitha kasavete më vete që shkojnë krahas planit të ngjeshur profesional të secilit prej nesh. Sfidat theksohen akoma më shumë në rastin e prindërimit të fëmijëve neurodivers.Neurodiversiteti paraqitet me një rang të gjërë kushtesh si çregullime të spektrit autik, ADHD (çregullimi i pamjaftueshmërisë së vëmendjes me hiperaktivitet),…

Read More

Kompania turke Kurum vijon të jetë e mbyllur pas skandalit të transportit drejt Tajlandës të mbetjeve të dala nga kjo kompani. Analisti Frrok Çupi në një intervistë për “News Line” në ABC News fajësoi opozitën si bashkëautore për atë se çfarë po ndodh sot me 500 punëtorët në rrugë. Sipas tij, Kurum është pjesë e bizneseve të PD-së, ndërsa shtoi se skandali plasi korrupsionin dhe krimin e Sali Berishës. ”Opozita është një kapsulë që mbështjell Berishën. Kurumi është pjesë e bizneseve të PD-së, është pjesë e bizneseve të familjes Berisha. Nuk kemi mundur të themi që ishte një sipërmarrje me…

Read More