Javën e ardhshme Këshilli i Rregullores do të mblidhet për të diskutuar mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e Këshillit në 4 shtator dhe në këtë mbledhje do të shqyrtohet kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit për Vullnet Sinën.

Partia demokratike pretendon se socialisti Vullnet Sina ka përfituar tendera publike për kompanitë e tij private edhe pse kushtetuta e ndalon deputetin të përfitojë nga paratë publike. Për këtë arsye opozita kërkon që parlamenti të votojë pro dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të deputetit Vullnet Sina dhe gjykata të vendosë nëse ai e ka shkelur apo jo kushtetutën.
Kërkesa e PD-së për mandatin e deputetit Sina u dorëzua në Kuvend në fillim të muajit gusht por vetë socialisti Vullnet Sina sqaroi se ai prej vitit 2017 ka dhënë dorëheqjen nga administrimi i biznesve që ka pasur dhe nuk ka marrë asnjëherë fonde nga buxheti i shtetit.
