Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se javën e ardhshme do të hapen në Shqipëri qendrat e pritjes të emigrantëve në Gjadër të Lezhës, ku do të përpunohen dhe kërkesat për azil. Ajo ka theksuar gjithashtu se janë hasur vështirësi operacionale në ngritjen e këtyre qendrave, por shtoi se dhe kjo vështirësi po kapërcehet. ”Siç e dini, në javët e ardhshme qendrat e parashikuara nga memorandumi i mirëkuptimit me Shqipërinë do të jenë plotësisht funksionale për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe evropian. Në muajt e fundit, siç e dinë mirë Ministrat Plantosi…
Author: tirana
Aktori Mehdi Malkaj nuk mungoi as sonte në tubimin e mbajtur nën dritaren e banesës së Sali Berishës, ku u është drejtuar deputetëve dhe anëtarëve të PD me kritika. Ai tha se ata vijnë dhe flasin dy tre minuta para banesës së tij, e më pas largohen dhe se nuk e kanë marrë seriozisht “betejën” e Sali Berishës. ”Ju lutem shumë, së pari deputetëve të PD, pastaj anëtarëve të PD dhe simpatizantëve, nëse do rrinë rehat edhe do vonë këtu dhe do thonë tre fjalë dhe do ikin… pa nxjerrë atë burrin që është atje nuk ka fitore. Bëni çfarë…
Sonte në Ukrainë ka ndodhur një zhvillim i papritur, ku Presidenti Volodymyr Zelensky ka shkarkuar komandantin e Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk. Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi ushtria ukrainase konfirmoi se kishte humbur një avion luftarak F-16 në betejë me forcat ruse. Pak ditë më parë kur pranoi përdorimin e F-16 amerikan në luftë, Zelensky tha se avionët amerikanë kanë arritur të s’mbrapsin sulmin me raketa e dronë të Rusisë.
Nga ballkoni i banesës, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kompanisë ”Kurum” për të larguar 500 punëtorë nga puna. Në një deklaratë para simpatizantëve të tij, Berisha ka bërë thirrje për revoltë dhe ka kërkuar nga kompania që të rishikojë vendimin e saj. Berisha shprehu solidaritetin me punëtorët e ish-Metalurgjikut në Elbasan dhe e konsideroi largimin e tyre nga puna si një ndëshkim të padrejtë dhe të paarsyeshëm. ”Dua të përshëndes të gjithë punëtorët e metalurgjisë në Elbasan, ndërmarrjes Kurum. Iu bëj thirrje të ngrihen në revolta, sepse ndëshkimi i tyre për shkak të larjes së duarve nga çdo…
Plumbat gjakosin sërish Shkodrën. 36-vjeçari Elis Rroshkodoli u qëllua për vdekje teksa ishte duke konsumuar kafen brenda një lokali në lagjen “Zdrale” të Shkodrës. Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, është shprehur në një lidhje për ”Euronews Albania” se skema e atentatit ndaj 36-vjeçarit ka qenë ndryshe nga atentatet e mëparshme, ku qëllohej me breshëri kallashnikovi nga makina dhe më pas digjej automjeti. Sipas Softës, në këtë rast sulmi është kryer me pistoletë dhe nuk kemi makinë të djegur. Ai shtoi se në atentate marrin pjesë të paktën 3 persona dhe sipas tij, viktima ka qenë i vetëdijshëm që një ditë…
E ardhmja e Victor Osimhen do të jetë në Arabinë Saudite. Sulmuesi nigerian gjeti një marrëveshje me Al-Ahli për një kontratë katërvjeçare me vlerë 40 milionë në sezon, me një klauzolë ndërprerjeje. Është klauzolë e kërkuar me ngulm nga futbollisti për të mbajtur kështu të hapura dyert e klubeve europiane në të ardhmen. Napoli po buzëqesh gjithashtu: De Laurentiis arkëton 80 milionë plus bonuse nga shitja e qendërsulmuesit para përfundimit të kontratës me Al-Ahli. Kështu përfundon një nga historitë më të gjata të merkatos së verës. Osimhen erdhi në Itali në vitin 2020 nga Lille.
”Rreziku i destabilizimit të Ballkanit Perëndimor është real”,-tha i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak. Shkak për këtë destabilizim sipas Lajçak, do të jetë Serbia dhe Kosova nëse këto dy vende nuk angazhohen në dialog dhe vazhdojnë të bëjnë veprime të pakoordinuara e të ngutshme. Lajçak ka pranuar faktin se nuk është bërë mjaftueshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të arritur mes palëve vitin e kaluar, por marrëveshje më e mirë nuk mund të arrihet dhe se palët duhet ta kuptojnë që përparimi në dialog është thellësisht i lidhur me rrugën e tyre…
Edhe pse një ceremoni private dhe e siguruar me forca speciale, lideri i SYRIZA-s Stefanos Kasselakis dhe partneri i tij nuk i kanë shpëtuar syrit të medias. Mediat greke kanë publikuar foto nga ambientet ku është mbajtur ceremonia e martesës dhe festa, si dhe të ftuarve të shumtë, figura të njohur të politikës dhe biznesit. Ceremonia është kulmimi i dasmës katërditore të presidentit të SYRIZA-s, në vendlindjen e familjes së tij, në Hania të Kretës.
Nis “Rincamp 2024”, një iniciativë e përvitshme e organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë. Ky kamp synon të aktivizojë dhe mbështesë të rinjtë në angazhimin e tyre në sferën rinore, duke u fokusuar në ngritjen e kapaciteteve personale dhe profesionale, si dhe fuqizimin e tyre përmes një sërë aktivitetesh dhe trajtimesh të temave në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029. Përgjatë katër ditëve të kampit, të rinjtë do të jenë pjesë e paneleve informuese që do të trajtojnë tematika të rëndësishme si inovacioni dhe tregu i punës,…
Pasi u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese padia nga partitë e vogla opozitare sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se mbyllja e listave nuk i bën keq vetëm partive të vogla, por mbi të gjitha demokracisë në Shqipëri. ”Padia pretendon kthimin në atë interpretim që i ka bërë Gjykata Kushtetuese pas zgjedhjeve të shkuara, që listat duhet të jenë të hapura. Praktikisht, me marrëveshjen që u bë mes PS-PD, listat u mbyllën me ligj. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër veçse të jemi në kushtet të barabarta me partitë e tjera dhe i kemi ankimuar…
Këngët e vallet e arbëreshëve të Italisë, gjuha e tyre e ruajtur me fanatizëm për 600 vjet, kostumet e mrekullueshme, traditat, kultura e pasur shpirtërore, të gjitha këto u shpalosën bukur gjatë vizitës së kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali në Horën e Arbëreshëve, vendbanimit më të madh arbëresh në Siçili. Vetë Spiropali i ka surprizuar duke u veshur me kostumin e tyre tradicional, si për t’u sjellë një mesazh e porosi nga Shqipëria: ne jemi një! ”Në Horën e bukur të Arbëreshëve të Siçilisë, me kostumin e mrekullueshëm të zonës, për të zbuluar shtatoren e Gjergjit tonë të…
Banorët e Fushë-Krujës, Krujës dhe të Thumanës kanë bllokuar qarkullimin. Në protestë ka edhe prezencë të shtuar policore. Në vendin e ngjarjes janë drejtues të Policisë së Tiranës, pjesëtarë të FNSH etj. Incidente ka pasur vetëm në fillim, kur protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë bllokuar qarkullimin. ”Rama nuk di nëse është shqiptar apo jo. Nuk na japin përgjigje. Të vijë gjithë kjo Polici e Shtetit këtu është turp. Ne kemi dalë për të drejtën tonë. Këtu është rotondë, nuk është pjesë e autostradës. Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma…