Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama në Pragë, ”përgëzon” Putinin dhe thumbon BE-në: Para lufte disa na flisnin si komunistët

17:58 / August 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1000 0 1725033068xscreenshot 9 355
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Pragë të Çekisë po mbahet forumi i sigurisë ”GLOBSEC 2024”. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një bisedë me temë ”Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”. Gjatë fjalës, Rama theksoi se u desh lufta në Ukrainë që BE-ja të kuptonte rëndësinë e rajonit tonë.

“Duhet të përgëzoj Putinin pasi falë tij, BE e kuptoi se sa e rëndësishme ishte ta mbante më pranë Ballkanin Perëndimor dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE. Është diçka fatkeqe që na duhej Vladimiri për ta bërë të qartë këtë në mënyrën më të vështirë e më kriminale”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shqiptare shtoi edhe se para nisjes së luftës në Ukrainë, disa në BE i kishin bërë moto disa shprehje se “e ardhmja është në BE”, njësoj si komunistët, shtoi ai.

“Kishte shumë njerëz në Union që nuk besonin. Në mënyrë të përsëritur, ata e kishin si moto që Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, një ditë do të jeni në BE, duke e bërë njësoj si komunistët njëherë e një kohë, që na thoshin se vendi ynë është në parajsën tokësore, horizonti ynë është atje, një ditë do të mbërrijmë. Realiteti goditi fortë. Lufta në Ukrainë tronditi tërësisht “status quo”-në dhe BE nisi të ndërgjegjësohej gjithmonë e më shumë sesa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për sigurinë e Europës”, u shpreh Rama.

putin Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.