Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Disa mënyra efektive për të ulur nivelet e stresit

09:00 / August 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kortizoli është hormoni i stresit i cili prodhohet nga adrenalina. Një nivel i lartë i kortizolit mund të ketë efekte negative të mëdha në shëndetin mendor dhe fizik, pasi mund të shkaktojnë ankth, depresion, shtim në peshë, probleme me gjumin, dhe madje edhe sëmundje të rënda si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Ka disa mënyra të thjeshta për të ulur nivelet e kortizolit dhe për të ndihmuar në mbajtjen e trupit dhe mendjes në gjendje të shëndetshme.

Mendimet pozitive Stresi shpesh vjen nga mendimet negative dhe fiksimet. Praktikoni teknika relaksuese, për praktikimin e mendimeve pozitive në ditën tuaj në mënyrë që të shmangni stresin. Krijoni një listë me gjëra pozitive për të reflektuar momente të lumtura, arritje personale, apo momente paqësore. Kjo do të ndihmojë në uljen e stresit dhe uljen e niveleve të kortizolit.

Relaksimi dhe meditimi-Meditimi dhe teknikat e relaksimit, si yoga, janë mënyra të shkëlqyera për të ulur kortizolin. Këto metoda ndihmojnë në zvogëlimin e tensionit muskular dhe përmirësojnë ndjenjën e qetësisë së mendjes.

Aktiviteti Fizik-Aktiviteti fizik ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe prodhimin e endorfinave, të njohura si “hormonet e lumturisë”. Bëni ushtrime të rregullta, si ecje, vrapim, ose sporte për të mbajtur kortizolin nën kontroll.

Mënyra e të ushqyerit-Ushqimi ndikon shumë në nivelet e kortizolit. Përzgjidhni një dietë të shëndetshme dhe të pasur me fruta, perime, proteina të pasura me aminoacide, dhe yndyra të shëndetshme si omega-3. Mbani nën kontroll konsumin e sheqerit dhe kafeinës, të cilat mund të rrisin nivelet e kortizolit.

shendet stres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.