Author: tirana

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura së bashku me ekspertët e misionit të UNESCO-s po vijojnë punën në terren mbi përgatitjen e dosjes për ta bërë Vjosën pjesë të trashëgimisë së mbrojtur botërore. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të specialistëve në terren. “Ekspertët duke vlerësuar nga afër mozaikun e saj si një prej ekosistemeve më unikë në Evropë dhe duke bërë pjesë të diskutimeve edhe banorët e bizneset e zones”, theksoi Rama. Grupi i ekspertëve ka realizuar inspektime të shumta në terren, duke përfshirë vizita në Monumentin e Natyrës “Ujërat Termale të Bënjës”, në Tepelenë, dhe…

Read More

Trajneri i Aleksandar Veselinovic, do të bëjë debutimin në stolin e Partizanit, mbrëmjen e kësaj të shtune, ndaj Teutës. Tekniku i ri i të kuqve, do të kërkojë triumfin në sfidën debutuese, për ta nisur me këmbën e mbarë. Në konferencën për shtyp, Veselinovic deklaroi se ka krijuar një ide më të qartë për ekipin, ndërsa zbuloi se disa lojtarë kanë probleme. “Fillimisht dëshiroj të falënderoj publikisht të gjithë lojtarët për përkushtimin dhe impenjimin që kanë treguar përgjatë këtyre ditëve. Në këto 3 ditë që kemi punuar, kam marrë mjaftueshëm informacion më shumë se në ditën e parë të stërvitjes.…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ju bashkua sot të rinjve të mbledhur një ditë më parë në “RinCamp 2024”, tashmë të kthyer në një traditë që mbledh çdo vit mbi 100 të rinj nga e gjithë Shqipëria. Denaj bëri të ditur se diskutoi me të rinjtë rëndësinë e ndërthurjes së tre komponentëve, bujqësi, të rinj dhe teknologji, si dhe për rëndësinë e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm. “Ndava dhe projektet e reja në bashkëpunim me kolegen Ledi Imeraj, drejtoreshën e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës. Bujqësia është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë dhe energjia e…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mohuar se ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai po ashtu hodhi poshtë idenë se kandidatura e shtetit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte një “Kali i Trojës” për Moskën, pavarësisht se shteti i tij ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve evropiane për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për shkak të dallimeve të tjera me bllokun. Duke folur në konferencën Globsec në Pragë më 31 gusht, Vuçiçtha se ai nuk është takuar apo nuk ka biseduar me Putinin në të paktën dy vjet e gjysmë, që kur…

Read More

Luanët-Të lindurit e kësaj shenje janë natyrshëm të tërhequr natyrshëm ndaj vëmendjes, por asnjëherë nuk kënaqen me veten. Ata duan të jenë pjesë e çdo aktiviteti krijues dhe të kenë duart të “zhytura” në këtë proces. Një nga cilësitë më të mira të Luanëve është aftësia e tyre për të nxjerrë në pah aspektin krijues tek të tjerët. Peshoret-Peshoret kanë një sy natyral artistik dhe një stil krijues shumë delikat. Ata vlerësojnë gjërat e bukura dhe kuptojnë kohën që duhet për të krijuar diçka të bukur dhe me vlerë. Peshoret nuk janë vetëm artistë, por janë edhe mbështetësit më të…

Read More

Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, e cilëson një program historik investimin në arsimin profesional. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi sot se përmes Aktit Normativ të Qeverisë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, siguroi fondin e investimit për 10 Shkolla Profesionale dhe 2 Qendra të Formimit Profesional. ”Ndërhyrjet do të sigurojnë kushte dhe standarde të larta për nxënësit e mësuesit e arsimit profesional. Më shumë se 5000 nxënës të tjerë do të kenë mundësi të përfitojnë nga infrastruktura e re dhe laboratorët e pajisur me teknologjinë më të fundit”,-shkruan ministri.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në forumin e sigurisë “GLOBSEC” në Pragë, vlerësoi maksimalisht aleancën me ShBA-të, që sipas saj është aleanca më e rëndësishme. Osmani ka vlerësuar se kur ka koordinim me ShBA-të, “suksesi është më i qëndrueshëm” për Kosovën, një përgjigje kjo që duket se i drejtohet kryeministrit Albin Kurti, pas vendimit të tij për të mbyllur zyrat e komunave serbe në veri. “Është aleanca më e rëndësishmja, më ekzistencialja, aleanca më e fortë që e kemi ndërtuar ndër vite. Në vitet më të errëta, ShBA-ja ruajti popullin e Kosovës. Kur është baza e suksesshme, sfidat pastaj janë…

Read More

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka ngritur shqetësime për gjendjen e arsimit në Shqipëri. Sipas saj ky vit shkollor po nis me një thellim të braktisjes masive të arsimit, duke përmendur mbylljen e 295 shkollave 9-vjeçare gjatë periudhës 2013-2022, çka përbën 22% të institucioneve arsimore të detyruara në vend. Sula premtoi se Partia Demokratike do të punojë për ta rikthyer arsimin në nivelin që i takon dhe për të përmirësuar statusin e mësuesve, duke e shpallur arsimin si prioritet kombëtar. “Është detyrim ligjor, mision profesional dhe human”, theksoi ajo, duke nënvizuar angazhimin e PD-së për…

Read More

“Dy shtetet ballkanike, Mali i Zi dhe Shqipëria mund të jenë anëtarët e parë të rinj të BE-së nga rajoni ynë deri në vitin 2030”,-kështu tha ministrja austriake për Çështje Evropiane, Karoline Edtstadler që jep për herë të parë afate kohore për Podgoricën dhe Tiranën. “BE-ja duhet të pranojë Malin e Zi dhe Shqipërinë si shtete anëtare deri në vitin 2030, me Komisionin Evropian që inkurajon kandidatët e tjerë përmes ‘zgjerimit gradual’. Unë mendoj se do të ketë 29 anëtarë të BE-së deri në vitin 2030, me Malin e Zi që do të anëtarësohet në 2028 dhe Shqipëria në 2030.…

Read More

Objektivi është anëtarësimi në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, por kryeministri Rama është i vetëdijshëm se kjo vendimmarrje nuk është në dorën e tij, por të liderëve të unionit. Përballë këtij vullneti kombëtar për t’u bërë pjese e Bashkimit Europian është një rrezik, hija e të cilit a filluar të ndihet edhe më shumë ne rajon. “Rajoni është një hapësirë ku Rusia ka shumë influencë dhe përpara sesa të jetë shumë vonë, duhet që disa gjëra t’i bëjmë ndryshe dhe më duhet të them që ka disa gjëra që kanë nisur të bëhen ndryshe, duke nisur nga Plani i Rritjes,…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin GLOBSEC, i mbajtur në Pragë me prezencën edhe të liderëve të Ballkanit, krahas atyre europianë. Rama është parë të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Duket një shtrëngim miqësor i duarve mes Ramës dhe Osmanit. Të dy liderët duken teksa bashkëbisedojnë nga afër me njëri tjetrin gjatë pjesëmarrjes në një forum si ky i Pragës që bën bashkë zyrtarët e rajonit, për të adresuar cështjet aktuale të sigurisë europiane.

Read More

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se eksponentët e botës së krimit shqiptar që aktivitetin e kryejnë në Dubai, por edhe në Greqi e Turqi, kanë gjetur strehim në këto vende, pasi edhe në rastet kur janë arrestuar, ekstradimet kanë dështuar. “Edhe pse kemi disa ekstradime apo deportime, vazhdon të mbetet një nga 7 vendet që nuk ka marrëveshje ekstradimi me shumë vende të botës, jo vetëm me Shqipërinë dhe kjo ka bërë që më të rrezikshmit të strehohen në këtë vend”, tha ai në A2. “Prandaj sa herë flasim për krimin e lidhim me Dubain dhe sa herë flitet…

Read More