Author: tirana

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në rrjetin social “Facebook” ndau pamje nga Parku Kombëtar i Malit të Dajtit. Ai e përshkruan Malin e Dajtit si “një mozaik i natyrës që i rri mbi krye Tiranës duke ofruar mundësi për aktivitete të llojllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme”. Mali i Dajtit me peizazhet pyjore të ahut, dushkut, gështenjave, qershive, frashërit, pishave të zeza, të fton të shkëputesh tërësisht nga jeta urbane e Tiranës për t’u bërë pjesë me natyrën. Me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore, kafshët dhe shpendët e…

Read More

Izraeli thotë se forcat e tij kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës. Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën Rafah. IDF i emëroi pengjet si Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino. Zëdhënësi Daniel Hagari tha se një vlerësim fillestar ishte se pengjet ishin “vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i arrinim ata”. Pasi u konfirmua vdekja e Goldberg-Polin – një qytetar amerikan – presidenti amerikan…

Read More

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë Qeverinë në Dajt, për të nisur edhe sesionin e ri politik. Bëhet me dije se në fokus të këtij takimi do të jetë shqyrtimi i punës së deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim, ndërsa pjesëtarë të mazhorancës e konsiderojnë mbledhjen e kësaj të diele si një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme. Kjo do të jetë një mundësi për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron. Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive. Në…

Read More

KOSOVË-Një ushtar ukrainas është dërguar sot pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Rastin për media, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai shtoi se në emergjencë, ushtari ukrainas u soll nga FSK-ja. “Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35 emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar Ukrainas i lindur me 1992, pasi qe i njëjti ka pësuar arrest kardiak dhe sipas mjekut kujdestar ne emergjencë është pranuar pa shenja jeta”, tha ai. Bytyqi po ashtu bëri me dije se kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen, dhe se…

Read More

Ish-mbrojtësi i Premier Ligës, Sol Bamba, ka vdekur në moshën 39-vjeçare pasi u sëmur para një ndeshjeje në Turqi. Bamba, i cili dikur luante për Cardiff City dhe kapiten i Leeds United, ishte drejtor teknik në skuadrën turke Adanspor. Në një deklaratë të klubit thuhej: “Drejtori ynë teknik Souleymane Bamba, i cili u sëmur para ndeshjes kundër Manisa Football Club, u dërgua në Spitalin Universitar Manisa Celal Bayar dhe fatkeqësisht humbi betejën për jetën. Ngushëllimet tona familjes së tij dhe komunitetit tonë”. Bamba u diagnostikua me limfomë Non-Hodgkin në 2021 ndërsa ishte në Cardiff, por u shpall pa kancer pas…

Read More

Dashi Dashuria: Ditë emocionuese dhe e fortë, edhe nëse me Saturnin në kundërshtim mund të shfaqen disa probleme. Në dashuri ju nevojitet më shumë garanci nga i dashuri/a juaj. Nëse jeni vetëm dhe jeni duke njohur dikë, doni më shumë qartësi dhe gjithashtu kërkoni sinqeritet. Puna: Jini më reaktivë dhe gjërat janë edhe më të mira në punë, por ju nuk keni marrë ende pozicionin e duhur. Binjakët Dashuria: Situata aktuale në familje është pak e rëndë dhe nuk mban më njerëzit që ju kanë mbështetur shumë. Në marrëdhëniet që zgjasin prej një kohe të gjatë, duhet pak më shumë…

Read More

Tirananews.al/ Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës Shqipëria në pjesën më të madhe të territorit do të jetë me intervale të gjata kthjellimesh dhe kalime të pakta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë përgjatë vijës bregdetare. Por në orët vijuese vranësirat gradualisht do të shtohen në një pjesë të mirë të vendit tonë, ku më të theksuara do të jenë në shtrirjen Lindore. Parashikohet që pasditja ti fokusojë vranësirat në zonat Juglindore kryesisht duke krijuar mundësi për rreshje të përkohshme shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë përmirësojnë motin edhe në zonat Juglindore. Temperaturat e ajrit…

Read More

Nga Ben Andoni Pothuaj po “shuhet” krejtësisht skandali i mbetjeve toksike. Media në orët e para të Shtatorit më shumë duket e interesuar për takimin “e Dajtit” sesa për fatin e punëtorëve të “Kurum”. Ca më shumë koha e përshfaqi kompaninë me shumë lidhje dhe me shumë faktorë. Sezoni turistik, ashtu si ndodhi edhe një vit më parë, më shumë rendi dhe po merret me shifrat e hyrje-daljeve në aeroportin e Rinasit dhe në kufi, sesa me problematikat që u shfaqën këtë vit. Mikpritja e shqiptarit është tashmë një cilësi, që mund ta kundrojmë në kujtimet e atyre që bënë…

Read More

Presidenti serb Vuçiç dhe homologia kosovare Vjosa Osmani shkëmbyen akuza ndaj njëri-tjetrit në distancë në panelet e diskutimeve në Pragë. Vuçiç kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim “konkret dhe të qartë” për, siç tha, mbrojtjen e serbëve në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani akuzoi palën serbe që nuk i ka zbatuar deri tani marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën nën ndërmjetësimin e BE-së. Ndërkaq i dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ekziston rreziku për destabilizim të Ballkanit Perëndimor, nëse palët nuk angazhohen në dialog dhe vazhdojnë qe të bëjnë veprime të pakoordinuara e…

Read More

NATO ka shprehur zhgënjim për mungesën e koordinimit të Qeverisë së Kosovës me forcën paqeruajtëse, KFOR-in. Në një reagim ndaj veprimeve të qeverisë për mbylljen e një sërë institucione paralele serbe nën argumentin se ato cenonin kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës, zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah theksoi shqetësimet e aleancës, duke shkruar se qeveria e Kosovës e kishte siguruar më parë NATO-n se çdo veprim në veri do të koordinohej me KFOR-in. “Shumë zhgënjyese aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me@NATO_KFOR pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i…

Read More

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u ndal edhe në Komandën Qendrore të KFOR si dhe në Komandën e Zonës Perëndimore në Pejë, ku takoi trupat shqiptare, që shërbejnë përkrah vendeve aleate dhe partnere të NATO-s. I shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, ministri i Mbrojtjes u prit nga komandanti i KFOR gjeneralmajor Özkan Ulutaş me të cilin ndanë shqetësimin rreth kontekstit të brishtë të sigurisë, kryesisht në veri të Kosovës, duke kujtuar sulmet kriminale dhe terroriste ndaj trupave të KFOR si edhe atë në Banjskë, vitin e kaluar: “Shqipëria mbështet…

Read More

Barcelona ka marrë fitoren e katërt në sezonin e ri në La Liga. Katalanasit e Hansi Flick “shkërmoqën” 7-0 Real Valladolidin. Ky rezultat për Barçën nuk përsëritej që nga sezoni 2016-17. Në këtë duel Robert Lewandowski bëhet lojtari i parë që shënon 4 gola në 4 ndeshjet e para të Barcelonës në një sezon të vetëm në La Liga që nga Lionel Messi në sezonin 2018/19.

Read More