Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer sërish batuta me gazetarin gjerman, Ali Aslan, moderator të një paneli në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni. Pas një lapsusi të gazetarit, i cili tha se vendet e Ballkanit Perëndimor do të integrohen në SHBA, në vend se të thoshte BE, Rama i kujtoi se nuk e ka harruar Amerikën, duke qenë se ka punuar për ta. Ali Aslan: Thashë SHBA? Punoja për ta, për CNN dhe ABC News. Edi Rama: Po punove një herë për ta, punon gjithmonë për ta. Ali Aslan: Pagesat për muajin e kaluar nuk më kanë ardhur ende. Edi…
Author: tirana
Në nisjen e sesionit të ri parlamentar, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka theksoi rëndësinë për vendosjen e një qeverie teknike në vend në prag të zgjedhjeve të 2025. Ai u shpreh se mazhoranca dhe qeveria nuk interesohen për fermerët shqiptarë, me përjashtim të deputetit Erion Braçe. ”Askush nuk merret me ata që manipulojnë zgjedhjet. Nëse nuk ndëshkohet kandidati që manipulon zgjedhjet, nuk garantohet një proces jashtë duarve të qeverisë, e cila është domosdoshmëri. I bashkohemi thirrjes për qeveri teknike PS e ka dëshmuar se shfrytëzon çdo aset shtetëror për mbajtjen e pushtetit. Do e bëjë duke mbajtur shtetin…
Chidimma Adetshina ka fituar titullin ”Miss Universe Nigeria” në fundjavë. E lindur nga babai nigerian në Afrikën e Jugut, 23-vjeçarja Chidimma Adetshina u tërhoq nga kompeticioni në Afrikën e Jugut “për sigurinë e mirëqenien e familjes” pas një seri komentesh kundër të huajve. ”Ishte një rrugëtim i vështirë për mua, por janë krenare dhe mirënjohëse për dashurinë e mbështetjen”,-tha Adetshina disa minuta pasi u kurorëzua në kryeqytetin financiar të Nigerisë, Lagos. Prejardhja e saj nigeriane solli sulme ksenofobe në Afrikën e Jugut, ku ajo doli finaliste në korrik. Prandaj u detyrua të tërhiqej pas pretendimeve se nëna e saj kishte…
Fjalën në sesionin e ri në Kuvend, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi e ka nisur me indinjatë për atë që e cilësoi si mungesë respekti të mazhorancës dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali ndaj opozitës. Bardhi renditi një listë të gjatë të arsyeve që sipas demokratëve e kanë kthyer Kuvendin në noter të aferave korruptive dhe vendimeve klienteliste të qeverisë. Për të edhe ky sesion i ri do të jetë një deja vu e 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës, me shumicën që do të refuzojë të debatojë e votojë ligje që shkojnë në favor të qytetarëve. “Këto 12…
Këtë pasdite nisi dhe sesioni i ri parlamenatar. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u bëri thirrje palëve që të mbrojnë pikëpamjet dhe qëndrimet me etikë parlamentare në respekt të Kuvendit dhe qytetarëve. Në fjalën e saj që zgjodhi ta adresojë nga foltorja e Kuvendit, ajo pranoi qasjen e shumicës gjatë sesionit për mungesë tolerance dhe atë të pakicës për mungesë vetëkontrolli. Në këtë kontekst ajo bëri thirrje për reflektim të gjitha palëve për një qasje tjetër parlamentare. ”Zgjodha të zbres në podium që të dëshmoj se ndjej që vendi im është mes të barabartëve me njëri tjetrin po kaq të…
Pas protestave tek aksi Thumanë-Kashar, qytetarë të shumtë janë mbledhur përpara godinës së Kuvendit, teksa paralelisht ka nisur edhe sesioni i ri parlamentar. Banorët kanë bërë edhe një kallëzim në SPAK lidhur me zëvendës kryeministren Belinda Balluku. Ata kanë kërkuar hyrje dalje në segmentin Thumanë-Kashar.
Nis sesioni i ri parlamentar në Kuvend, ku kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi e nisi me grisjen e letrës me mesazhin e presidentit Bajram Begaj. Grupi i deputetëve demokratë kundër Berishës ndryshojnë vendin në Parlament, spostohen në fund të sallës. Flamur Noka ndryshon vend, shkon në të njëjtin rresht me Gzzment Bardhin. Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe të gjithë deputetët që nuk iu bashkuan Berishës, janë çuar në fund të sallës së Parlamentit.
Deputetët demokratë janë rikthyer nga pushimet dhe në mbledhjen e parë në seli, kanë debatuar mbi mënyrën sesi duhet të sillen në këtë vit të fundit në Kuvend përpara zgjedhjeve të 2025. Disa prej deputetëve kanë pasur këndvështrime të ndryshme, për sjelljen e opozitës në Kuvend. Deputeti Edi Paloka ka folur për një radikalizim të opozitës, ku theksi duhet të vihet pikërisht te qeveria teknike. “Ne nuk mund të qëndrojmë kaq të butë në Parlament, nuk mund të rrimë aty dhe të votojmë ligje. Ne duhet të bëjmë protesta, duhet të bëjmë destabilizim. Nuk mund të shkohet në zgjedhje me…
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, përshëndeti propozimin për të pasur një komisioner të përhershëm të zgjerimit për vendet e rajonit. Rama theksoi se rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. ”U ndjeva i inkurajuar, sepse më në fund dëgjova dikë të thotë atë që e them që ditën e parë. Ishte puna e Putinit. Atij iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që po jeton në një botë paralele. Një vit më parë, këtu në Bled, von der Leyen, premtoi planin e ri të rritjes që…
Ajo është ikona e ekranit. Fjalën e kemi për prezantues legjendare të Big Brother, Arbana Osmani. Ajo me një foto nga televizori i shtëpisë duke parë “Love is Blind” në Netflix, mund të na ketë dhënë një detaj për emisionin e ri ku mund ta shohim, ose bazuar nga reagimet e ndjekësve, mund ta çojë më tej idenë e sjelljes së “Love is Blind” në Shqipëri. Ky emision është i ngjashëm me “Love Island”, i moderuar nga Luana Vjollca, ndaj duke parë suksesin e tij, ndoshta Arbana po mendon të sjellë një format të ngjashëm. Rikujtojmë se në një intervistë…
2 shtator-Hëna e re në Virgjëreshë Sot, më 2 shtator 2024, qielli do të ndriçohet nga Hëna e re në Virgjëreshë, e cila do të sjellë një frymë të re në partneritetet e tua. Mund që me një ortak të nisësh një kapitull të ri, ose në rast se gjërat nuk kanë shkuar mirë, të ndani rrugët. Ata që janë beqarë mund të takojnë një person interesant ose të përballen me mundësi të reja në punë dhe jo vetëm. 4 shtator-Marsi hyn në Gaforre Marsi do të shkojë në Gaforre më 4 shtator dhe në ditët në vijim mund të…
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mbërriti këtë të hënë në Slloveni për të marrë pjesë në punimet e Forumit Strategjik të Bledit me temë ”Një botë realitetesh paralele”, ku u prit nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon. Çështjet që do të trajtohen në forum janë sfidat aktuale të sigurisë që po ndodhin në shoqërinë ndërkombëtare, por dhe ato të ardhshme globale. Ministri Hasani do të marrë pjesë edhe në një takim informal të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të të Dërguarve Specialë për Ballkanin Perëndimor. Takimi…