Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Diskutimet në grupin e PD, Paloka: Duhet destabilizim. Leskaj: A e bëjmë dot? Shehu e Baçi duan lirimin e Berishës

17:16 / September 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët demokratë janë rikthyer nga pushimet dhe në mbledhjen e parë në seli, kanë debatuar mbi mënyrën sesi duhet të sillen në këtë vit të fundit në Kuvend përpara zgjedhjeve të 2025. Disa prej deputetëve kanë pasur këndvështrime të ndryshme, për sjelljen e opozitës në Kuvend. Deputeti Edi Paloka ka folur për një radikalizim të opozitës, ku theksi duhet të vihet pikërisht te qeveria teknike.

“Ne nuk mund të qëndrojmë kaq të butë në Parlament, nuk mund të rrimë aty dhe të votojmë ligje. Ne duhet të bëjmë protesta, duhet të bëjmë destabilizim. Nuk mund të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën. Pa qeveri teknike nuk i fitojmë dot zgjedhjet”, mësohet të ketë thënë Paloka.

Kurse Bujar Leskaj është shprehur skeptik për forcën e opozitës në këtë drejtim. “Pa qeveri teknike i kemi të humbura zgjedhjet. Dakord që duhet të bëjmë destabilizim, por a e bëjmë dot? Se kemi pasur raste të tjera që i kemi hyrë kësaj rruge dhe nuk e kemi çuar dot aty ku duam”, tha Leskaj.

Tritan Shehu dhe Luan Baçi kanë pasur një tjetër këndvështrim. Sipas tyre, pikë kryesore e agjendës së opozitës, duhet të jetë kërkesa për lirimin e liderit të PD-së, Sali Berisha. “Për ne kryefjalë e agjendës sonë politike duhet të jetë vetëm një, lirimi i liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Agjenda jonë nuk duhet të përmbajë asnjë pikë tjetër”, është shprehur Shehu, që është mbështetur edhe deputeti i Fierit. /TCH/

PD Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Tani ju intereson populli shqiptar?”- Rama i përgjigjet Iranit zyrtar: Nuk do ju kërkojmë kurrë falje! Vazhdoni të manipuloni

20:46 / June 8, 2026

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

11:43 / June 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

11:18 / June 8, 2026

“Rroftë mememania”, Rama: E vlerësoj kreativitetin e memeve për revolucionin imagjinar të flamingove

09:49 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.