Author: tirana

Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”. Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 28”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të zhvilluara në nivel qarku, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në sasi dhe në doza. Gjatë një festivali të zhvilluar në Delisuf, Vlorë, u arrestuan 7 shtetas që vepronin si grup kriminal (5 shtetas të huaj dhe 2 shqiptarë), për shitjen e dozave të drogave të ndryshme. U sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis, 2 automjete dhe 1800 euro të përfituara nga shitja e dozave…

Read More

Një sherr mes dy të rinjve në Divjakë ka degraduar në përdorimin e thikës. Sipas policisë, një 25-vjeçar ka kanosur me thikë një 21-vjeçar për motive të dobëta, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me sende të forta. Sakaq autoritetet kanë nisur procedim penal për dy të rinjtë. “Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Z., 25 vjeç dhe B. N., 21 vjeç, pasi shtetasi B. Z. ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. N., për motive të dobëta, ndërsa shtetasi B. N. e…

Read More

BEOGRAD- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në afërsi të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, paraditen e kësaj të marte. Mediat vendase raportojnë se qytetarët që jetojnë në Vinça kanë dëgjuar një shpërthim të fortë. Kjo është thënë nga disa përdorues të rrjeteve sociale, sipas të cilëve një shpërthim i fortë është dëgjuar nga drejtimi i Vinça-s. Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë kanë thënë për portalin N1 se aktualisht janë duke kontrolluar se çfarë po ndodh në terren.

Read More

Rreth 270 shkolla fillore në të gjithë Sllovakinë morën një alarm për bombë këtë mëngjes, tha ministri i Brendshëm sllovak Matus Šutaj Eštok. Ndër shkollat ​​që morën raporte për bombën janë shkollat ​​fillore në komunën Petržalka të Bratislavës, tha zëdhënësja e autoriteteve komunale, Marija Halaškova. Policia nuk gjeti lëndë plasëse në ambientet e shkollës, kështu që nxënësit pas kontrollit mund të kthehen në klasa./Tirananews.al

Read More

KOSOVA- Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e institucioneve paralele serbe, që së fundi u mbyllën nga autoritetet e Kosovës, kanë protestuar para objekteve ku gjendeshin këto institucione. Protestuesit, përfshirë punonjës të komunës paralele të Mitrovicës, thanë se tubimi i tyre është paqësor dhe përsëritën se administrata e kësaj komune, që Kosova e konsideron ilegale, ka ofruar shërbime për të gjithë qytetarët. Më 30 gusht, në një aksion në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Policia e Kosovës mbylli pesë institucione paralele serbe. Qeveria e Kosovës tha se institucionet e mbyllura kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke…

Read More

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Varrezat e Mjedës” në Shkodër. Një 63-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një këmbësore, 70 vjeçe. Për pasojë 63-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin, 63 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Varrezat e Mjedës”, automjeti që drejtonte ka përplasur shtetasen, 70 vjeçe, banuese në Shkodër, këmbësore”, thuhet në njoftimin e policisë./Tirananews.al

Read More

Një 66-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e Policisë. Ai ishte shpallur në kërkim 3 ditë më parë pasi ‘Blutë’ i gjetën 8 kg e 256 gramë cannabis në formë boçeje. Policia bën të ditur se po vijon punën për kapjen e djalit të tij 17-vjeçar, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. “Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, bazuar në informacionet…

Read More

TURQIA- Policia turke ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i cilin e akuzon se ka trasferuar para te operativët e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi, raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu. Autoritetet e Kosovës thanë se janë informuar zyrtarisht nga Turqia për këtë rast. I arrestuari në Stamboll është identifikuar si Liridon Rexhepi nga Kosova. Ai kishte hyrë në Turqi më 25 gusht, u ndalua të premten e kaluar dhe të martën zyrtarisht u arrestua, tha Anadolu. Sipas agjencisë Anadolu, Rexhepi gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka bërë transferime të parave. Ministrja e Drejtësisë e Kosovës,…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve në vend është ndikuar nga temperatura dhe thatësira, duke kërkuar ndërhyrje të koordinuar nga strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror. Nga 25 vatra zjarri të raportuara, 19 janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa 6 vatra mbeten ende aktive dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet tona në terren. Një vatër e veçantë dhe problematike, për shkak edhe të terrenit të vështirë është ajo në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë, shkurre dhe pisha.…

Read More

ELBASAN- Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Bëhet fjalë për Agron Çakallin 54 vjeç, i cili është dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Bëhet me dije se Çakalli u dënua fillimisht nga Gjykata e Kretës me burgim të përjetshëm në 2016, por Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka njohur këtë vendim penal dhe me vendimin e datës 17.04.2024, ia ka konvertuar dënimin Çakallit në 20 vjet burgim. Njoftimi i Policisë: Elbasan/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin…

Read More

Një trup i pajetë është gjetur pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë, Tiranë. Sipas informacioneve të policë, trupi i 75-vjeçarit është gjetur i dekompozuar. Deri në këto momente sipas këqyrjes së trupit nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale. “Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit, 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.“, thuhet në njoftimin e policisë./Tirananews.al

Read More

Me ardhjen e shtatorit kanë nisur edhe emisionet politike në vend. Pedagogia Iris Luarasi ka komentuar lëvizjet në qeveri, që u thanë në Kongresin e PS-së së mbajtur në fund të korrikut. Në studion e Top Story, Iris Luarasi tha se këto lëvizje kanë qenë praktikë e Ramës që kur ai mori qeverinë. Ajo tha se për lëvizjen e Taulant Ballës nga ministria Brendshme, nga zëra brenda PS thuhet se kjo ndodhi për shkak se ai do të drejtojë fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. ”Nuk mendoj se kishte ndonjë gjë të re përveç emrave. Këtë gjë Rama e…

Read More