Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nis Kuvendi, deputetët në ethet e rikandidimit

21:16 / September 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 09 02 at 17.58.50 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të zgjedhurit e popullit iu rikthyen jetës Parlamentare, pas relaksit me pushime verore. Opozita dhe shumica socialiste e kanë nisur mbarë duke vazhduar gjetjen e dakortësisë sikurse e bënë në muajt e fundit të sesionit të shkuar parlamentar. Kjo nisje e mbarë u reflektua në mbledhjen e konferencës së kryetarëve për të cilën kryetarja e re e kuvendit Elisa Spiropali tha se “Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar”.

Megjithatë nisja e fjalës e saj përshëndetëse në seancë plenare u zhurmua për pak momente nga Gazment Bardhi. Për dy komisionet e posaçëm parlamentare të drejtuara nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, kryetarja Spiropali kërkoi pjesëmarrjen e opozitës. Renditi si prioritet shqyrtimin e të gjitha vendimeve të gjykatës kushtetuese ku palë është kuvendi. Përshëndetën nisjen e kësaj legjislature edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Kryetarja e kuvendit lexoi propozimet e grupit parlamentar të PD me ndryshimet e përfaqësimit në komitetin e Stabilzimim Asocimit duke hequr tre deputetë demokratë të cilët nuk iu bashkuan Brishës. Panorama e këtij sesioni parlamentar do të jetë natyrshëm me fokus zgjedhjet e ardhshme të 2025.

Si deputetët demokratët ashtu edhe ata socialist synimin do ta kenë tek rikandidimi. Në kampin e deputetëve të Berishës do të shpaloset besnikëria ndaj tij dhe dalja në pah si luftëtar të kauzës së ish kryeministrit në arrest shtëpie me shpresën se mund tu sigurojë një vend të sigurt në listën e mbyllur. Sinjalin e parë e dha sot Jorida Tabaku.

Presioni rikandidimit është akoma edhe më i madh tek deputetët socialistë ndaj të cilëve kryesocialisti Edi Rama në kongresin e fund korrikut shpalosi një katalog me pakënaqësi. Me të gjitha gjasat më shumë se gjysma e deputetëve aktualë socialist do ta kenë këtë sesionin e fundit në ulëset e kuvendit. Teksa kuvendi ishte i mbledhur në seancë plenare në hyrje të godinës së parlamentit banorët e Fushë Krujës protestuan për mungesën e aksesit në rrugën Thumanë Kashar. /TCH/

deputete kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.