Author: tirana

Kriza demografike në Shqipëri, po vjen me efekte shumëdimensionale negative sidomos në treguesit e fertilitetit dhe të lindshmërisë. Të dhënat e Cens 2023, tregojnë se në vend banojnë rreth 510 mijë femra në moshë riprodhimi (15-49 vjeç), por 42.6 për qind e tyre nuk kishin fëmijë. Të ndara sipas grup-moshave, shihet se femrat që nuk po lindin deri në moshën 30-vjeç, janë më të shuma në numër se ato që lindin. Të dhëna të detajuara nga cens 2023, tregojnë se 10.5 mijë femra të grup-moshës 20-24-vjeç kanë lindur, përkundrejt 63.3 mijë që nuk kanë lindur. Në këtë grup -moshe 85…

Read More

Deri në nisjen e ndeshjes, ndryshimet nuk përjashtohen. Por deri atehëre Silvinjo duket se e ka të qartë formacionin me të cilin do të zbresë në fushë të shtunën në mbrëmje për sfidën e parë në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës. Ndeshjet e fundit në finalet e “Euro 2024” dhe përgatitjet në grumbullimin në Tiranë, kanë kristalizuar idetë e trajnerit kuqezi për skemën dhe interpretimin e saj. Porta do t’I besohet edhe një herë Strakoshës, ndërsa përpara tij në mbrojtjen me katër do të rreshtohen Mitaj e Hysaj në krahë dhe Kumbulla me Ismajlin në qendër. Këta të dy të…

Read More

LEZHË- Një aksident i katërfishtë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Milot”. Mësohet se aksidenti ka ndodhur përkatësisht në hyrje të qytetit të Lezhës. Bëhet me dije se për pasojë kanë mbetur të dëmtuar disa pasagjerë, mes tyre edhe fëmijë. Këta të fundit janë transportuar drejt spitalit të Lezhës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

RUSIA- Rusia tha se do të ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj mediave amerikane si përgjigje ndaj akuzave të Shteteve të Bashkuara për udhëheqësit e mediave ruse dhe transmetuesit shtetërorë, Russia Today (RT), që Uashingtoni i akuzon se po tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Një ditë më herët, SHBA-ja ngriti akuza për pastrim parash ndaj dy punonjësve të RT-së për atë që zyrtarët thanë se ishte një skemë për të punësuar një kompani amerikane që të prodhojë përmbajtje online për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2024. SHBA-ja, po ashtu, njoftoi për veprime që shënjestrojnë RT-në, përfshirë kryeredaktoren Margarita Simonyan.…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka gjetur dhe asgjësuar 63 bimë kanabis të kultivuara në një terren të vështirë në fshatin Fushëbardhë. Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur puna për identifikimin e autorit ose autorëve të këtij rasti. “Komisariati i Policisë Gjirokastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Fushëbardhë, në vendin e quajtur “Gryka e Skotinisë” ka konstatuar dhe asgjesuar 63 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të kultivuara në një terren të vështirë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Banorët e Krujës, Fush-Krujës, Niklës, Thumanës dhe zonave që ndjehen të izoluara si pasojë e mungesës së nyjeve lidhëse në aksin Thumanë-Kashar, do të protestojnë sërish pasditen e së premtes, ora 18:00. Përballë heshtjes së autoriteteve, përfshi ARRSH-në dhe Ministrinë e Infrastrukturës së drejtuar nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku, banorët paralajmërojnë se nuk do të ketë asnjë hap pas, derisa të çlirojnë Krujën nga izolimi. Janë plot 85 mijë banorë që ndjehen të izoluar për shkak se aksi i ri rrugor, pavarësisht projektit fillestar, nuk ka asnjë nyje lidhëse, duke mos i dhënë asnjë mundësi qytetarëve dhe bizneseve që të kenë…

Read More

FRANCE – Bordi i ECA-s kishte një vend vakant, pas largimit të Vinai Venkatesham nga pozicioni i tij si menaxher i përgjithshëm i Arsenalit, dhe rrjedhimisht anëtar i komitetit ekzekutiv të ECA-s. Këtë vend e ka zënë francezi Jean-Claude Blanc, që do të përfaqësojë Manchester United në mbledhjen e bordit në Dublin. Jean-Claude Blanc do të jetë gjithashtu i pranishëm në komitetin ekzekutiv të partneritetit të nënshkruar midis ECA dhe UEFA në vitin 2023 në Budapest. Prandaj, ish-drejtori i përgjithshëm i Paris Saint-Germain do të kryqëzohet me Nasser Al-Khelaïfi, ish-presidentin e tij dhe gjithashtu shefin e ECA-s. Dy liderët vazhdojnë të…

Read More

KORÇË- Një baba 57-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Korçës humbjen e vajzës së mitur. Sipas tij vajza është larguar nga banesa ditën e djeshme (4 shtator 2024) dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj dhe kthimin pranë familjes. Njoftimi i policisë: Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 57 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili ka kallëzuar se më datë 04.09.2024 është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

Read More

Policia e Shkodrës ka ndaluar një të mitur, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin një 65-vjeçari. Gjatë përplasjes fizike më të rinjtë, 65-vjeçari ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit./Tirananews.al

Read More

Kryetari i ”Nismës Thurje”, Endri Shabani thotë se Sali Berisha nuk ka për qëllim që të vijë në pushtet. Për të opozita ka degraduar dhe se duhet që të riorganizohet. Sipas tij, edhe protestat e opozitës nuk kanë impakt real te qytetarët. Shabani shton se me anë të protestave, opozita thjesht vëzhgon sesa mbështetës ka. ”Opozita duhet të riorganizohet ndryshe. Sali Berisha nuk ka synim që të vijë në pushtet. Nuk del as në fushatë sepse është në arrest shtëpie. Sali Berisha ka humbur më shumë zgjedhje në histori. Berisha dekurajon njerëzit, kur thotë se vidhen zgjedhjet. Nuk duhet të…

Read More

Administrata e Presidentit Joe Biden akuzoi të mërkurën Rusinë se është angazhuar në fushata dezinformimi që kanë në shënjestër zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe njoftoi për masa të gjera ndaj këtyre përpjekjeve, përfshirë akuza penale kundër dy punonjësve të medias shtetërore ruse RT, si edhe sekuestrimin e faqeve të internetit të përdorura nga Kremlini për të përhapur dezinformata. Agjencitë e zbulimit kanë akuzuar më parë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje përmes dezinformatave. Por Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland i cili deklaroi qëndrimin e administratës, foli në hollësi për shqetësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për këtë fushatë,…

Read More

Olsa Muhameti e cila është zhvendosur në Prishtinë, do të jetë producente ekzekutive e ”Big Brother Kosova Vip 3”. ”Olsa Muhameti Producente Ekzekutive e Big Brother VIP Kosova 3. Bëhuni gati për një aventurë televizive që do të tejkalojë çdo pritshmëri”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Big Brother në Instagram. Olsa tani është një emër i njohur në Kosovë e Shqipëri për shkak të emisioneve të mëparshme që ka drejtuar. Ajo ka qenë prapa programit të dashurisë “Përputhen”, që ka bërë bujë për disa vite rresht. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP…

Read More