Author: tirana

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, kanë caktuar misionet përkatëse të asistencës të cilat do të monitorojnë dhe asistojnë veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin. Në krye të misionit të SHBA-së do të jetë drejtuesja e misionit të OPDAT, Mary Kate. Kurse në krye të misionit të Bashkimit Europian do të jetë Agnes Bernhard. Krahas këtyre dy misioneve, janë përcaktuar dhe pritet të mbërrijnë në Tiranë ekspertët e caktuar nga Këshilli i Europës dhe OSBE-së. Në maj të këtij viti Kuvendi miratoi një rezolutë e cila synonte krijimin e një Komisioni…

Read More

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut operacional”, që adresojnë masa të shtuara për kontrollin në institucionet financiare jobanka. Guvernatori Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës theksoi se ndryshimet ligjore pritet të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm. ”Ndërhyrjet do të jenë në normat e interesit që aplikohen nga këto institucione si dhe do të ketë kritere më të forta për aprovimin e kredive që do t’u jepen qytetarëve. Ekonomia ka vijuar trendin në rritje, kredia me probleme është në nivele të ulëta 4.6 % dhe kreditimi në lekë ka…

Read More

Laboratori kinez nga ku drejtori i FBI-së, Chris Wray dhe anëtarët e Kongresit besojnë se ka të ngjarë të ketë rrjedhur Covid-19, mund të ketë lëshuar gjithashtu një lloj shumë të evoluar të poliomielitit. Një studim i ri sugjeron se ky lloj viursi, i cili infektoi një djalë katërvjeçar në mes të një shpërthimi më të gjerë viral në provincën Anhui të Kinës, evoluoi nga një lloj poliomieliti i përdorur pothuajse ekskluzivisht në prodhimin e vaksinave dhe mjediset laboratorike. Studiuesit në Institutin Pasteur të Francës ekzaminuan gjenomin e llojit të ri të poliomielitit, të kataloguar si ‘WIV14’ nga Instituti famëkeq…

Read More

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të përmbahet nga thellimi i lidhjeve me Rusinë, duke theksuar se një gjë e tillë bie ndesh me aspiratat e shpallura të saj për integrim në bllok. Një ditë më parë zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha Presidentit rus Vladimir Putin se vendi ballkanik është një aleat i Rusisë, që kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO. Komentet e Aleksandar Vulinit, ish shef i Shërbimit të fshehtë serb i cili është nën sanksionet amerikane, të bëra gjatë një takimi me presidentin rus në Vladivistok, pasqyrojnë marrëdhëniet e…

Read More

Lulzim Basha thotë se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në 2025 dhe kandidatët do të jenë me lista të hapura. Basha i cilësoi kundërshtarët e tij të djathtë, pjesë e grupimit të Berishës, se po veprojnë për interesat e tyre personale dhe se qajnë vetëm hallin e karriges së tyre, por nuk kanë synim që të rrëzojnë Edi Ramën. ”Ndarja më e madhe mes nesh janë motivet që na mbajnë në politikë, qartësisht Berishën dhe ata në valën e parë dhe ato në valën e dytë i mban motivi personal. Mendoni se ishte më e lehtë për ata…

Read More

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka treguar më shumë për 12 emrat e drejtuesve politikë të PD-së në qarqe për zgjedhjet në 2025. Gjekmarkaj tha se Sali Berisha dha udhëzime në këtë mbledhje. Sipas tij, ai është figurë kryesore e Partisë Demokratike dhe është i padiskutueshëm në drejtimin e partisë. ”Në mbledhjen e Kryesisë së PD u diskutua për gjendjen e vendit. Fjala e Berishës ishte një apel, një fjalë udhëzuese për strukturat e PD dhe për vetë qytetarët që shohin me shpresë nga opozita. Pjesa e dytë ishte shpallja e kryesuesve në qarqe. U zgjodha kryesues i PD për…

Read More

Shkolla speciale “Luigj Gurakuqi” është kthyer tashmë në një qendër burimore, duke hapur një kapitull të ri. Kryeministri Edi Rama teksa ka shpërndarë pamje nga kjo shkollë, thekson se ky transformim është pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e cilësisë së arsimit për fëmijët me aftësi të veçanta dhe për ofrimin e një shërbimi më të integruar dhe gjithëpërfshirës në nivel kombëtar. ”Shkolla speciale “Luigj Gurakuqi” do të hapë një kapitull të ri me transformimin e saj si Qendër Burimore, duke ofruar shërbime të specializuara dhe të avancuara për nxënësit me nevoja të veçanta. Kjo është pjesë…

Read More

Ekipi kuqezi mbërrin pasditen e së enjtes në Pragë, aty ku të shtunën në orën 20:45 luan kundër Ukrainës për Ligën B në Nations League. Për kuqezinjtë ka mbërritur një lajm i mirë, pasi sulmuesi kryesor i Ukrainës, Artem Dovbyk është dëmtuar dhe për këtë qëllim ka lënë grumbullimin duke u kthyer në Itali. Ai firmosi vetëm pak javë më parë për Romën në Serie A, teksa sezonin e kaluar ishte sulmuesi kyç për Gironan në La Liga, duke e dërguar çmimin e kartonit në treg në 30 milionë euro.

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mori pjesë sot në konferencën e ministrave të Drejtësisë në Vilnius, Lituani. Manja theksoi se gjatë punimeve të kësaj konference riafirmoi mbështetjen për ndjekjen penale të krimeve në Ukrainë. Ministri nënvizoi se “Shqipëria qëndron fuqishëm në krah të drejtësisë ndërkombëtare”. “Drejtësia duhet të triumfojë, dhe ne do të jemi gjithmonë në anën e së drejtës”, shtoi ai.

Read More

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku është gati të normalizojë marrëdhëniet me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Ai thotë se pjesëmarrja në mbledhjet e grupit parlamentar apo Këshillit Kombëtar do të varet nga bashkimi i bazës, pas udhëzimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, i cili “joshi” me kooptime në struktura të gjithë mbështetësit e Lulzim Bashës. “Qëndrimin tim apo rinormalizimin e marrëdhënieve, qoftë me grupin parlamentar, qoftë edhe forumet e partisë e kam kushtëzuar brenda vetes me ndjekjen dhe monitorimit të unifikimit në degë. Në rast se projekti i djeshëm do të ketë vullnet të sinqertë të zbatohet dhe nuk…

Read More

Ministrja e Jashtme e Kosovës dhe zv/kryeministrja, Donika Gërvalla priti në një takim homologen nga Finlanda, Elina Valtonen. Biseda u përqendrua në sfidat e sigurisë, me rolin e NATO-s që vazhdon të jetë jetik për stabilitetin e rajonit. Duke shprehur synimin e qartë për anëtarësim në Aleancën e fuqishme perëndimore, Gërvalla foli për hapjen e urës së Ibrit. “Kemi diskutuar edhe për zhvillimet në veri të vendit e veçanërisht për situatën e urës kryesore në Mitrovicë. Kjo urë e cila ka simbolizuar ndarje dhe përçarje për shumë vite duhet të hapet, vetëm kështu ajo është shndërrohet në një simbol të…

Read More

Programi kombëtar i depistimit të skoliozës për fëmijët e moshës 6-10 vjeç është nisma më e fundit e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë vizitës në kampin veror në Thumanë, dha lajmin e mirë për programin kombëtar të depistimit të skoliozës për fëmijët e moshës 6-10 vjeç. Ministrja vlerësoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje të shëndetshme dhe aktive për fëmijët. “Përkujdesje dhe dashuri për çdo hap të tyre”, tha Koçiu. Programi i depistimit do të nisë me fillimin e vitit të ri shkollor…

Read More