Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Komisioni anti-korrupsion. Dy emrat nga SHBA dhe BE që do të ”marrin në dorë” procesin për ndërkombëtarët

18:47 / September 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhafaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, kanë caktuar misionet përkatëse të asistencës të cilat do të monitorojnë dhe asistojnë veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

Në krye të misionit të SHBA-së do të jetë drejtuesja e misionit të OPDAT, Mary Kate. Kurse në krye të misionit të Bashkimit Europian do të jetë Agnes Bernhard. Krahas këtyre dy misioneve, janë përcaktuar dhe pritet të mbërrijnë në Tiranë ekspertët e caktuar nga Këshilli i Europës dhe OSBE-së.

Në maj të këtij viti Kuvendi miratoi një rezolutë e cila synonte krijimin e një Komisioni të ri të Posaçëm Antikorrupsion, me qëllim goditjen e korrupsionit dhe reformimin e administratës. Në krye të komisionit u vendos ish drejtuesi i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, teksa kryeministri Edi Rama e prezantoi si një nismë e cila nevojitet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Komisioni u shoqërua me një sërë kritikash në media ku zëra të ndryshëm pretenduan se po tentohej ndërhyrja në punën e institucioneve të reja të drejtësisë. Përbërja e komisionit të ri kërkon gjashtë anëtarë nga shumica parlamentare dhe pesë nga opozita, deri më tani këta të fundit kanë refuzuar t’i bashkohen.

Agnes Bernhard Mary Kate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.