Author: tirana

Të hënën në Nju Jork nisi përzgjedhja e jurisë në procesin gjyqësor ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuzat për falsifikim e të dhënave të biznesit me qëllimin për të fshehur pagesat për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, mbi një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me të. Zoti Trump është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale dhe nëse dënohet, rrezikon të vuajë dënim me burg. Ai pritet t’i ndjekë sot procedurat nga tryeza e të pandehurit, në një gjyq që mund të mbahet katër ditë në javë, për rreth një muaj e gjysmë. Zoti…

Read More

Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Evropës ka dorëzuar një amendament ku kërkon shtyrjen e pranimit të Kosovës, i cili do të diskutohet nga Asambleja Parlamentare e KiE. Amendamenti nëntë ndryshon tekstin në mënyrë që Kuvendi të kërkojë nga Komiteti i Ministrave që të shtyjë vendimin për kërkesën për anëtarësim të Kosovës. “Prandaj Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave që të shtyjë vendimin për aplikimin për anëtarësim derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të përcaktojë apo miratojë përfundimisht statusin e Kosovës”, thuhet në amendamentin e propozuar nga anëtarët e delegacionit serb. Në tekstin që do të diskutohet me…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka lënë jashtë grupit parlamentar të PD-së, liderin historik të kësaj force politike, Sali Berishën. Në faqen zyrtare të Kuvendit është reflektuar vendimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke kthyer në këtë grup të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha në dy vitet e fundit, por jo Sali Berishën. Në faqen e Kuvendit lideri i opozitës Berisha vazhdon të figurojë si deputet i pavarur. Vetë kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi sqaroi se grupi i PD është i bashkuar, por pa bërë shumë komente. “Besoj vendimi i grupit parlamentar është i qartë dhe…

Read More

”Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin, por duhet të dëgjojmë edhe ndërkombëtaret”,-është mesazhi që presidenti Bajram Begaj dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Begaj ndodhet në Prishtinë ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Gruaja, Paqja dhe Siguria” të organizuar nga kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani. Një ditë përpara se të votohet për anëtarësinë e saj në Këshillin e Europës, Begaj u shpreh se Shqipëria e ka për detyrë që të jetë një avokate shumë e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër, presidentja Osmani deklaroi se marrëveshjet mes dy vendeve “po rriten…

Read More

Dua Lipa, ylli shqiptar që njihet në mbarë botën, ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj profesionale. Ajo ka zbukuruar kopertinën e revistës prestigjoze “Time” duke u vlerësuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Deri më tani pesë nga këngët e Duas janë ngjitur në Top 10 të Billboard-it në SHBA, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë në një nga filmat më të komentuar, “Barbie”, ku këngëtarja luajti rolin e një sirene dhe këndoi një nga këngët më të rëndësishme nga kolona e saj zanore. Më pas ajo u shfaq edhe në…

Read More

Partia Socialiste nuk e çoi mandatin e Olta Xhaçkës për ta shqyrtuar Gjykata Kushtetuese nëse ajo me postin e saj ka ndikuar që të favorizohet bashkëshorti i saj biznesmen, me statusin si investitor strategjik. ”Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e mandatit të deputetes së PS-së Olta Xhaçka është zbatuar plotësisht”, kështu tha kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi, kur u pyet nga gazetarët pse nuk u zbatua vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. “Nuk është e vërtetë që ne nuk zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është zbatuar 100%. Ua kam lexuar…

Read More

Pas votimit në Kuvend dhe vulosjes nga Presidenti, në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend janë duke u përgatitur listat e personave që përfitojnë nga amnistia penale. Janë 700 të burgosur në total që do të fitojnë lirinë ndërsa 400 të tjerëve do t’u ulet dënimi. Nga burgu i Reçit priten të lirohen të paktën 130 persona. Nga burgu i Fierit do të lënë qelinë rreth 100 të dënuar. Ndërkohë në burgun e Drenovës do të përfitojnë nga amnistia 120 të burgosur. 40 prej tyre pritet te lirohen ndërsa 80 të burgosur të tjerë do të përfitojnë nga ulja…

Read More

Ylli shqiptar, mesfushori Granit Xhaka fitoi titullin kampion në Bundesligë me Bajer Leverkusen. Ai tha se trofetë janë ëndrra e të gjithë lojtarëve kur nisin karrierën ndërsa shtoi se skuadra e tij nuk duhet të kënaqet me kaq, por të synojë Kupën dhe Ligën e Europës. ”Pak e vështirë të gjesh fjalët e duhura kur përjeton një emocion kaq të madh. U riktheva pas shumë kohësh në Bundesligë dhe ta festoj me titull është e jashtëzakonshme. Kemi zhvilluar një sezon të madh. Kur nis karrierën, ëndërron pikërisht për momente të tilla. Ishte një punë e vështirë dhe e përditshme, por…

Read More

Partia e Lirisë po Rithemelohet dhe ka miratuar këtë të hënë katër vendime tepër të rëndësishme. Ndër vendimet që u morën ishte ngritja e grupit të punës për hartimin e programit politik dhe të ndryshimeve statutore, drejtuar nga Kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto. Po ashtu, një tjetër vendim ishte emërimi i Erisa Xhixhos si sekretare politike për qarkun e Tiranës etj. 1-Ngritjen e Grupit të Punës për hartimin e Programit Politik dhe të Ndryshimeve Statutore, drejtuar nga Kryetari i KDK, z. Edmond Haxhinasto. 2-Erisa Xhixho, Sekretare Politike për Qarkun e Tiranës. 3-Tedi Blushi, Sekretar Politik për Qarkun e Korçës. 4-Ngritjen…

Read More

Partia Demokratike kërkon mocion me debat për çështjen e trafikut të drogës. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se raportet ndërkombëtare flasin për një problem të shtuar të trafikut të drogës. ”Raportet ndërkombëtare flasin për një problem të shtuar të trafikut të drogës. Prandaj do duhet të ketë mocion për këtë çështje. Por ju s’keni interes kur folët për grabitje prone, s’keni interes kur folët për ekonominë, s’keni interes kur folët për krimin”,-tha Bardhi. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo flet për sulmin e Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e 13 prillit. Për të mund të pritet që situata të përkeqësohet, ndërkohë që ka bërë një analizë të politikës së brendshme të Izraelit dhe rrezikun që kjo sjell në nxitjen e konflikteve të mëtejshme në rajon. “Njerëzit duhet të jenë të përgatitur. Irani ka qëndruar gjithmonë pas organizatave të tilla që quhen terroriste, siç është Hamasi dhe Hezbollah apo Huthët, duke i ndihmuar me armatime dhe financime. Besoj se në Izrael është një qeveri e emergjencës nuk ka baza të shëndetshme për të qëndruar në afatgjatë.…

Read More

Afro 2 muaj nga rënia e zjarrit në urgjencën e re të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”, punimet për ta rikthyer në normalitet,punimet kanë nisur sot dhe do përfundojnë në muajin Maj. Teksa raportoi në Komisionin për Shëndetësinë, ministrja e Shëndetësisë dhe e Punëve Sociale, Albana Koçi tha se 30 mln lekë janë alokuar për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT. “Kemi vetëm djegie të pjesshme të kabujve që kanë nxjerrë jashtë funksionit pjesën e imazherisë, por s’ka dëmtim të pajisjeve biomjekësore. Po kryhet investimi për ta kthyer në situaten e mëparshme. Është 30 mln lekë vlera që i…

Read More