Author: tirana

Violinisti Olen Cezari dhe miqtë e tij do të mbajnë një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve në datat 18-20 prill 2024. Ai shprehet se është bërë një punë kolosale, dhe ppremton një spektakël madhështor për publikun. “Ne menduam që të mbajmë një koncert në Tiranë, që bëhet gjithmonë e më e bukur. Pikë së pari është orkestra ime, pastaj kam të ftuarit special. Kemi marrë edhe Marsela Çibukajn, që unë e konsideroj “Vaçe Zelën” moderne shqiptare. Nuk mund ta quaj koncert, është spektakël. Ka dhe një komik e ai është Gazment Paja. Programimi ka nisur që në muajin nëntor,…

Read More

“Plani sekret i Putinit për Iranin”, shkruan gazeta gjermane ”Bild” dhe shpjegon arsyet e përfshirjes së presidentit rus. “Irani po bombardon Izraelin, bota po e shikon me frikë, por një njeri është i emocionuar: lideri rus Vladimir Putin. Për të, përshkallëzimi në rajon po shkon pikërisht sipas planit. Ai largon vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe e lidh atë me forcat ushtarake perëndimore”, citon botimi gjerman të thonë ekspertët e luftës. Rusia ishte e informuar për synimet iraniane. Moska gjithashtu do të kishte mundësinë të ndikojë në Iran nëse një veprim i tillë do të ishte kundër interesave ruse. Por…

Read More

Ish-banorja e ”Big Brother Kosova Vip 1”, Juliana Nura së fundmi ka dhënë një intervistë për “Shok Podcast”, ku ka folur për jetën e saj profesionale, duke treguar projektet që ka në të ardhmen. E emocionuar modelja tregoi se tashmë po merret me një projekt që lidhet me “Big Brother”. “A është e vërtetë që Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani do të jenë moderatorët?”, e pyeti moderatori Xhulin duke shtuar dyshimet se këtë sezon dyshja do të prezantojnë spektaklin ”Big Brother VIP Kosova”. Pjesë nga intervista: Juliana: Xhulin do e shikoni më lart. Jam duke punuar diçka që shpresoj të…

Read More

Demi-Mund të mos ketë qenë ajo që keni dashur fillimisht, por mendoni se kjo është ajo që duhet bërë për të mirën e të gjithëve. Ju nuk e toleroni më trishtimin, prandaj dëshironi një ndryshim. Përfundimi i marrëdhënies në të cilën jeni tani, ju përgatit për diçka më të mirë, ndërkohë që rrit vetëbesimin tuaj. Përqafoni atë “tani ose kurrë” dhe lëvizni drejt respektimit të plotë të asaj që jeni në të vërtetë. Gaforrja-E vetmja gjë që doli nga muaji i kaluar ishte kuptueshmëria e qartë se ju dhe personi me të cilin kaloni pjesën më të madhe të kohës…

Read More

Fredi Beleri, personazhi më i diskutuar që ndodhet në burg, mesa duket do lërë Himarën për të cilën është në burg, pasi mund të jetë kandidati i ”Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet për parlamentin evropian. Media greke “Kathimerini” ka publikuar një artikull ku shkruan se tashmë është e sigurt dhe Beleri është vendosur në listën e partitë në pushtet në Greqi. “Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet ishin bllokuar, ku e vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri. Pritet që zyrtarizimi i…

Read More

Irani nisi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit të shtunën, si kundërpërgjigje për sulmin vrastar të kryer nga Izraeli në konsullatën iraniane në Damask. Izraeli nuk e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin, por besohet gjerësisht se është autor i tij. Kjo është hera e parë që Irani ka sulmuar territorin izraelit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Izraeli dhe Irani janë përfshirë në një luftë të fshehtë, duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit, por pa pranuar përgjegjësinë për sulmet. Këto sulme u rritën ndjeshëm gjatë luftës në Gaza, të nisur pas sulmit të Hamasit mbi disa qytete izraelite tetorin e kaluar. Pse janë…

Read More

Ministria e Energjetikës ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Rithemelimit. Anëtari i Kryesisë së PD-së së Rithemelimit, Eno Bozdo, në një deklaratë tha se kompania Shell ka konfirmuar tërheqjen përfundimtare nga puset e Shpiragut, për rezervat e naftës, ndërsa ka kërkuar që kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku të kërkojnë falje publike, pasi sipas tij gënjyen. Në përgjigje, ministrja Balluku tha se procesi i kërkimeve për naftën në këtë zonë vazhdon, edhe pse ka pasur vështirësi, si pasojë e formacionit gjeologjik kompleks të nëntokës dhe se bashkëpunimi me kompaninë “SHELL” vazhdon. Balluku shtoi se është zbuluar i një…

Read More

Vendet perëndimore, të cilat në masë dërrmuese shprehën mbështetjen e tyre për Izraelin pas sulmit me dron iranian, po ndjekin me tension zhvillimet në Tel Aviv dhe çfarë vendimi do të marrë qeveria e Benjamin Netanyahu në lidhje me hakmarrjen në Teheran. Në këtë kontekst, analiza e BBC-së  tenton të kapë pozicionin delikat në të cilin gjenden SHBA-të dhe Perëndimi, të cilët nga njëra anë dënojnë sulmin, por nga ana tjetër, sigurisht që duan të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, dhe pjesëmarrjen e tyre në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Kabineti i luftës i Izraelit përdori një frazë të provuar dhe të…

Read More

Është mbledhur këtë të hënë Kryesia e Partisë së Lirisë. Por në krah të Metës mungonte Kryemadhi, sikurse dhe Eloga Guri dhe Brahimllari të cilët përfliten në media se kanë konflikt me kreun e PL-së.Në fjalën e tij kreu Ilir Meta u shpreh se kjo është një periudhë e ngarkuar me përgatitjet për Konventën Kombëtare. Ai u shpreh se në Konventën Kombëtare të 27 prillit, do të ndërtohet një parti mbi baza të reja.Ai shtoi se do t’i jepet fund nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturat dhe kakofonisë në drejtim.Meta ka propozuar që Sekretare për qarkun e Tiranës të…

Read More

Një 39-vjeçar u vu nën hetim në gjendje të lirë në Gramsh pasi goditi me makinë rrethimin e jashtëm të një toke në pronësi të një 35-vjeçari. Shkak sipas policisë u bë një konflikt për motive pronësie mes tij dhe 35-vjeçarit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në fshatin Qerret, Gramsh, pasi për motive pronësie, ka dëmtuar me automjet, rrethimin e jashtëm të një toke në pronësi të një 35-vjeçari”, tha policia e Elbasanit në një njoftim për…

Read More

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në aeroportin e Parisit. Kjo revistë ka promovuar destinacionet turistike të Shqipërisë nga Veriu në Jug dhe e konsideron atë si një “Princeshë e re e Lindjes”/. “Surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike, prej zonave të mbrojtura të Shkodrës deri në plazhet Sarandës, Qafën e Pazarit në Gjirokastër, hotelet e ngrohta të Korçës, kantinat e Beratit e plot shije të tjera të Shqipërisë turistike.

Read More

Prokuroria e Posaçme dha pretencën për 13 të akuzuar për mashtrim me vlerë rreth 7 milionë euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave. Për Erjon Kasmin, i dyshuar si personi kyç në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal, u kërkua një dënim me 9 vite burg. Për Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, u kërkua dënim me 8 vjet e 6 muaj burg. Për të pandehurit e tjerë u kërkuan: Anduel Gjergji 3 vite shërbim prove Ariol Zenuni 3 vite shërbim…

Read More