Shitjet e automjeteve elektrike Volkswagen në Evropë ranë me pothuajse një të katërtën në tre muajt e parë të vitit pasi konsumatorët iu kthyen benzinës. Kompania tha në përditësimin e saj të fundit financiar më 10 prill se shitjet e automjeteve tërësisht elektrike ranë me 24% në Evropë, ndërsa shitjet u rritën me 91% në Kinë, nga viti në vit. Sidoqoftë, në përgjithësi, kompania tha se rriti dërgesat e automjeteve me 3% në 2.10 milionë automjete me drejtuesit kryesorë të Kinës, Amerikës së Jugut dhe Amerikës së Veriut. “Automjetet me motorë me djegie u rritën me 4% në 1.97 milionë…
Author: tirana
Ilir Meta prej ditësh ka filluar të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai nuk ngurron t’u përgjigjet dhe komentuesve në rrjetet sociale. Njërit prej tyre, Albert Xhanit, i kërkonte dhe numrin e telefonit. Ndërsa këtë mëngjes, ka postuar një video, ku tregon së në darkë do shpërthejë tek Fevziu.
Një tjetër artikull në mediat britanike që lidhet me drogën, por edhe shqiptarët. Kësaj here, për Aleks Vishën, personazh i njohur në rrjetin social Tik-Tok vitet e fundit. “Express Uk” shkruan se i ashtuquajturi “Mbreti i Tik Tok-ut”, Aleks Visha, del hapur në rrjetet sociale duke folur për “perandorinë e tij të drogës”. Në një video të bërë publike në Instagram, Aleks flet me persona të tjerë të njohur në Ballkan për numrin e ‘fermave të barit’ që ai zotëron në Angli. “Unë prodhoj 1200, 1500 ose 2300 bimë çdo dy muaj”, thotë ai në rrjetet e tij sociale ku…
Irani ka lëshuar më shumë se 300 raketa dhe dronë drejt Izraelit, duke shënuar herën e parë që Teherani ka nisur sulm prej territorit të vet kundër armikut të tij të përbetuar. Mirëpo, sulmet e pashembullta të orëve të vona të 13 prillit kanë shkaktuar dëme të kufizuara. Sulmi ka qenë hakmarrje për sulmet e supozuara izraelite në konsullatën iraniane në Damask të Sirisë, më 1 prill, që kanë lënë të vdekur shtatë komandantë iranianë, përfshirë dy gjeneralë. Përgjigja e Teheranit besohet se ka pasur synim edhe prezantimin e forcës. Mirëpo, vëzhguesit kanë thënë se incidenti ka nxjerr në pah…
Plot 39 vjet më parë, në mesnatën e 11 prillit të vitit 1985, pas dy ditësh në koma, pushoi zemra e udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, diktatorit Enver Hoxha, njeriut që e kishte qeverisur me dorë të hekurt vendin e tij, që nga nëntori i vitit 1944, kur ai erdhi në pushtet menjëherë pas largimit të forcave gjermane, gjë e cila shënoi edhe mbarimin e Luftës. Vdekja e tij erdhi edhe si pasojë e një sëmundje (diabeti), që atij i ishte shfaqur që në vitet e para të pasluftës, e cila u bë shkak edhe për një infarkt akut, që…
Çmimet e arit u rritën ndërsa stoqet aziatike ranë kryesisht të hënën, pasi rritja e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme nxiti kërkesën për investime të sigurta pasi Irani nisi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit gjatë fundjavës. Çmimet e naftës ishin ulur të premten në pritje të veprimeve hakmarrëse nga Irani, duke arritur nivelet më të larta që nga tetori. Ata u tërhoqën pak gjatë orëve të tregtimit aziatik të hënën, pasi tregtarët kufizuan primin e rrezikut gjeopolitik pasi sulmi shkaktoi vetëm dëme të vogla, sipas zyrtarëve ushtarakë izraelitë. “Tensionet e rritura në Lindjen e Mesme mes një sfondi…
Sulmi iranian kundër Izraelit kishte thuajse të njëjtin projekt si Rusia në Ukrainë. Por pavarësisht kësaj, dëmi ndaj Izraelit ishte më i kufizuar se sa pritej, ndoshta sepse iranianët nënvlerësuan aftësitë e mëdha mbrojtëse të vendit në krahasim me Kievin. Teherani do të mësojë mësimin dhe punojnë për të përmirësuar aftësinë për të depërtuar në mbrojtjen izraelite, siç bënë rusët. Kështu shkruajnë analistët e institutit amerikan të studimit Isw (Instituti për studimin e luftës). Dronët iranianë u lëshuan shumë përpara raketave balistike, ndoshta me shpresën se ato do të mbërrinin në dritaren e mbrojtjes ajrore të Izraelit pothuajse në të…
Meri Shehu e ftuar në “Trotuar” tek E Diell ka zbuluar se cili nga banorët e BBV3 ka flirtuar me të kur ka qenë brenda në shtëpi. Meri nuk ngurroi të përgjigjej duke thënë emrin e Julit. Ajo shprehet se Juli ka flirtuar me të, e ka ngacmuar dhe se ajo është tunduar nga ai. Ed Manushi: Më pyet një komshija ime që të ka idhull. Ajo vdes për ty, më thotë “aman pyete një herë Merin kur të vijë në Top Channel, kush ka flirtuar me të brenda shtëpisë së Big Brother”. E do me emër, mbiemër nga ty para…
Ish-ministri grek i financave, Yanis Varoufakis, u ndalua të hynte në Gjermani për të marrë pjesë në një konferencë të diskutueshme pro-palestineze në Berlin, pasi autoritetet kishin frikë se disa pjesëmarrës do të bënin komente antisemite. Disa ndalime janë vendosur për të hyrë në Gjermani, duke përfshirë një kundër Varoufakis, “për të parandaluar çdo propagandë antisemite dhe anti-izraelite gjatë ngjarjes”, thanë autoritetet gjermane të sigurisë. Varoufakis, bashkëthemelues i partisë së majtë pan-evropiane Diem25, shkroi në rrjetin social X të shtunën se ministria e brendshme gjermane e kishte urdhëruar atë të ndalojë të gjitha aktivitetet politike në tokën e saj. Kjo…
Irani lëshoi dronë dhe raketa drejt Izraelit, pasi u zotua për hakmarrje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në kryeqytetin sirian Damask. Izraeli nuk konfirmuar se ka kryer sulmin e konsullatës, por besohet gjerësisht se ka qenë pas tij. Kjo është hera e parë që Irani ka sulmuar drejtpërdrejt Izraelin. Më parë, Izraeli dhe Irani ishin përfshirë në një luftë “hije”, por të gjatë, duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit pa pranuar përgjegjësi. Këto sulme janë rritur ndjeshëm gjatë luftës aktuale në Gaza të shkaktuar nga sulmi i grupit palestinez Hamas ndaj komuniteteve izraelite aty pranë tetorin e kaluar,…
Dashi Të hënën do ta përjetoni në mënyrë shumë bindëse nga të gjitha pikëpamjet falë Hënës. Në dashuri mund të përfitoni nga kjo për të arritur një mirëkuptim të përsosur në çift me partnerin tuaj. Demi Të hënën java do të fillojë e ndrydhur, ndoshta për shkak të Venusit në kundërshtim. Gjërat do të rregullohen në mes të javës. Por vazhdimi i ditëve të ardhshme do jete i bukur. Binjakët Të hënën një javë e mrekullueshme po fillon nga pikëpamja e dashurisë. Nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, yjet do ju buzëqeshin dhe do ju japin mundësinë të merrni…
Ka bërë gjithë shqiptarët të qeshin me rolet e tij në filma dhe telekomedi, por pak e dinë që Sejfulla Myftaraj i njohur si Cekja, ka patur edhe shumë momente të vështira në jetë. Në një intervistë në “Quo Vadis” të moderatores pranvera Borakaj në Vizion Plus, ai ka treguar momentin më të vështirë të jetës së tij, ku në vitin 2003 ai aksidenton një person. Cekja rrëfen se pas atij momenti ka kaluar vështirësi, dhe për një vit nuk doli në televizion, ndërsa falenderoi familjen për mbështetjen që i dha gjatë atyre kohëve të “errëta”. Pjesë nga biseda: Pranvera…