Ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Lindjen e Mesme. Kjo mbledhje vjen më kërkesë të Benjamin Netanyahut pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit . Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka deklaruar se Lindja e Mesme është në “limit”, teksa popujt e rajonit përballen me rrezikun real të një konflikti katastrofik në shkallë të plotë.
Author: tirana
Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja i Beratit, ka rrëfyer momente pikante por edhe prekëse nga jeta e tij. Ai ka rrëfyer në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se si i mbeti pseudonimi Ceke, dhe se si e thërrasin në Berat, qytetin ku ai vijon të jetojë dhe punojë gjatë gjithë jetës së tij. Pjesë nga biseda: Pranvera Borakaj: Si të thërrasin më shumë në rrugët e Beratit, ku vazhdon të jetosh dhe nuk je shkëputur, Babuç apo Cekja? Cekja: Me Beratin jam i lidhur jashtëzakonisht shumë,…
MALI I ZI- Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniç, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviç, u arrestuan mëngjesin e së dielës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Speciale e këtij vendi. “Katniç dhe Llazoviç janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Vukas Radonjiç. Ai shtoi se arrestimet janë kryer në bashkëpunim me agjencinë evropiane të policisë, Europol. “Bastisjet e banesave dhe objekteve të tyre në Podgoricë, Cetinë, Budvë dhe Bijello…
KATAR- Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit ka lëshuar një deklaratë ku shpreh shqetësimin e thellë të shtetit të Gjirit për zhvillimet rajonale dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të ndalojnë përshkallëzimin, të promovojnë qetësinë dhe të ushtrojnë përmbajtje maksimale pas sulmit ajror të Iranit ndaj Izraelit. Ai gjithashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të zbutur tensionin dhe për të de-përshkallëzuar situatën në rajon. Irani filloi një sulm ajror të shtunën kundër Izraelit si hakmarrje për një sulm ajror të 1 prillit në objektin e tij diplomatik në kryeqytetin sirian. Sulmi vrau të paktën shtatë…
FIER- 6 persona procedohen për vepra të ndryshme në Fier. Shtetasit F.M, 19 vjeç, E.L 40 vjeç, I.B, 54 vjeç u proceduan pasi u konstatuan nga policia duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjete pa targa. Po ashtu u procedua edhe një 16-vjeçar i cili dretonte mjetin pa leje drejtimi. Ndërsa 35-vjeçari me iniciale E.D u procedua pasi ka thyer xhamin e dyqanit të një shtetaseje. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasja S. B., (pronare e dyqanit), pasi si rrjedhojë e konfliktit ka goditur vëllain e shtetasit E. D. Njoftimi i Policisë: Fier/Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra penale…
MAMURRAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mamurras, ku dyshohet se një 17-vjeçar ka rënë aksidentalisht në kontakt me korentin në banesën e tij. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 17-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. NJOFTIMI I POLICISË: Kurbin/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç. 17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rast
Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin Elbasan-Tiranë. Një motorrist ka humbur kontrollin e motomjetit e për pasojë është përmbysur në mës të rrugës. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara. Autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje, dhe ka transportuar drejt spitalit motorristin e plagosur. Sakaq grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Përmes një postimi në rrjetin social X, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me sulmin iranian ndaj Izraelit. Begaj shprehet se Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë ndaj Izraelit, ndërsa shton se çdo përshkallëzim i mëtejshme, mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme. “Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, shprehet Begaj.
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit në Izrael. Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Rama thotë se qëndron në solidaritet me popullin e Izraelit. “Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.”-tha Rama.
BERAT – Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme nga policia pasi u konfliktuan për motive të dobëta, me një 22-vjeçar, dhe më pas dogjën një orendi në ballkonin e banesës së tij. Blutë sqarojnë se njëri prej vëllezërve i identifikuar me inicialet H. D., 44 vjeç, kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Vëllai tjetër i identifikuar me inicialet A. D., 50 vjeç, është arrestuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Po ashtu policia tregon se është vënë nën hetim edhe 22-vjeçari i…
TIRANË – Policia Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të kryera përgjatë periudhës 07.04.2024 – 13.04.2024, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor. Blutë sqarojnë se 17 shoferë janë arrestuar për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si dhe janë vendosur 12,122 masa administrative. Ndër të tjera, Rrugorja bën me dije se 30 automjete janë bllokuar. Bilanci javor i Policisë Rrugore të Tiranës: Arrestime dhe procedime penale: 17 persona u arrestuan për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. 6 të dehur u arrestuan për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. 2…
SPANJË- Një turist 30-vjeçar është goditur për vdekje nga një zile e madhe e kishës gjatë një tradite spanjolle. Aksidenti i pabesueshëm ndodhi mëngjesin e sotëm para orës 7:30 të kur viktima ishte duke vizituar kullën e një kishe në El Pinell de Brai, Tarragona. 30-vjeçari ka ndërruar jetë sapo është goditur nga zilja e Kishës që binte për të lajmëruar ceremoninë. Menjëherë mjekët u përpoqën ta shpëtonin por pa sukses. Po ashtu në vendngjarje ka mbërritur edhe një ekip zjarrfikës për të marrë trupin e tij. Gjithashtu në vendngjarje u thirr edhe një ekip psikologësh për të mbështetur familjen dhe miqtë e tij. Ndërsa Kryetarja e Pinell de Brai, Laura Vallespí, shpalli…