Author: tirana

Sistemi i tipit “Arrow 3” thuhet se goditi një raketë iraniane në një lartësi shumë të madhe. Mbrojtja ajrore izraelite është aktivizuar plotësisht për të kundërshtuar sulmin masiv me dron dhe raketa iraniane kundër Izraelit. Videoja tregon një përgjim ekstra-atmosferik, që do të thotë jashtë atmosferës së Tokës, të një rakete balistike iraniane mbi Izrael. Përgjimi duket se është kryer nga sistemi “Arrow 3” ose ndoshta nga një anije e marinës amerikane duke përdorur raketa anti-balistike SM-3. Autoritetet izraelite kanë raportuar se pothuajse të gjithë dronët iranianë të nisur kundër Izraelit janë rrëzuar.

Read More

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në kuadër të Javës Globale të Parasë 2024 ka organizuar konferencën dy ditore “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde” në bashkëpunim me Aflatoun dhe Visa. Konferenca dy ditore mblodhi së bashku të gjithë ekosistemin e angazhuar direkt apo indirekt me edukimin financiar të të rinjve dhe qindra të rinj, për të diskutuar mënyrat më efektive të përcjelljes së dijes dhe njohurive financiare te të rinjtë. Në fjalën e saj përshëndetëse ministrja Muzhaqi u shpreh: “Java Globale e Parasë ka në fokus ndërgjegjësimin e të rinjve që nga moshat më…

Read More

Prof. Dr Irakli Koçollari sjell histori të rralla dhe fakte të pazbuluara më parë për publikun përmes “ Alipashaida” një vepër e jashtëzakonshme. Studiuesi dhe diplomati Irakli Koçollari tregon në emisionin “Mes dy botëve” të Helidon Halitit në RTSH se Ali Pasha u kërkoi kancelarive botërore shkëputjen nga Perandoria Osmane të trojeve shqiptare dhe se ky projekt ishte shumë afër realizimit. “Greqia në thelb para revolucionit kishte pasion për t’u bërë si Europa dhe u bë e tillë nga europianët. Ndoshta premisat në atë kohë të zhveshur nga identiteti nacional, shqiptarët kanë qenë më afër me Ali Pashën, mirëpo ai…

Read More

TIRANË- Shërbimet e komisariatit të Policisë pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, u kanë ardhur në ndihmë 2 turistëve çek, të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të thepisur.  Mbrëmjen e djeshme, është marrë njoftim se 2 turistë nga Çekia, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi.  Njoftimi Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, i vijnë në ndihmë 2 turistëve çek, të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të thepisur. Mbrëmjen e…

Read More

“Me ngjarjet e Kosovës qarqet ekstremiste filluan të gjallërojnë në Greqi”. Kështu shprehet studiuesi dhe eksperti i Çështjeve të Sigurisë Kombëtare, Irakli Koçollari, I cili vjen në një rrëfim të jashtëzakonshëm në “Mes dy botëve” përballë kavaletit të Helidon Halitit në RTSH. Si një ish diplomat, Koçollari, kujton vitet ’80 ku në Greqi ngritën kokë qarqet nacionaliste, ndërsa flet dhe për Ligjin e Luftës mes dy vendeve tona. “Me ngjarjet e Kosovës qarqet ekstremiste filluan të gjallërrojnë në Greqi. Tamam në atë kohë shfaqet një libër në gjuhën greke, “Dy popuj jemi miq” (Libri i Enver Hoxhës), i cili ishte…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar strukturat e opozitës në qytetin e Korçës. Kritikat nuk janë mirëpritur nga ana e nënkryetarit të PL-së, Endrit Braimllari i cili është kundërpërgjigjur duke publikuar një foto me strukturat e opozitës në Korçë dhe ka shigjetuar Metën duke thënë se është koha të refuzohet çdo pallavër që tenton të zhvendosë fokusin nga keqqeverisja. Këto deklarata tregojnë për përplasjet që kanë nisur brenda Partisë së Lirisë. Postimi i Braimllarit: Mirënjohje për këtë ekip të jashtëzakonshëm që përballuan në Korçë një ndër fushatat më të ashpra. Këto të rinj energjikë, patriot të vërtetë…

Read More

Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme” shkruan në një postim në X, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Shqiptarëve në këtë rajon u këshillohet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë. Për çdo nevojë të mundshme shqiptarët mund të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: +972…

Read More

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ndaj një 33-vjeçari shqiptar në Marbella të Spanjës. Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare Guadalmina, ku persona ende të paidentifikuar kanë zbrazur armën drejt shqiptarit, duke e lënë të plagosur rëndë. Ky i fundit mësohet se është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Read More

Katër shtetas janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë: – E. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë; – J. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë gjatë ndalimit për kontroll, dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. – E. M., 40 vjeç, banues në…

Read More

SHBA- Irani ka filluar një sulm ajror kundër Izraelit që ka të ngjarë të arrijë brenda disa orësh. Presidenti i SHBA Joe Biden po përditësohet rregullisht mbi situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë. “Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani. Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e…

Read More

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike. Një punëtore ka humbur jetën pasi e kanë zënë poshtë dy paleta me pije, teksa ishte duke i sistemuar. Mësohet se ajo është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. “Gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital”,- thuhet në njoftimin e Policisë. Policia arrestoi punëtorin e kësaj…

Read More

SHKODËR- Në orët e para të mëngjesit, një banesë në Shkodër është shkrumbuar nga flakët. Si pasojë ka humbur jetën kryefamiljari 52-vjeçar, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Ngjarja e ndodhur në lagjend Zogaj, dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa grupi hetimor po punon me përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. NJOFTIMI I POLICISË: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja…

Read More