Author: tirana

Shpeshherë në “Big Brother” ka patur dyshime se në fakt konkurrentët kanë pasur kontakt me familjarët e tyre. Kanë qenë vetë banorët, që në komunikimet e tyre me njëri-tjetrin e kanë bërë të ditur këtë gjë, ndonëse menjëherë produksioni i ka ndërprerë ose i ka fikur mikrofonin. Megjithatë, video gjatë këtyre momenteve janë shumë të rralla. Kjo pasi shumë prej këtyre videove nuk publikohen nga produksioni ose të paktën fshihen prej rrjeteve pas disa momentesh. Një video që po qarkullon kudo lidhet me Françeskën, e cila ka zbuluar diçka lidhur me të dhe bashkëshortin e saj. Gjatë një momenti të…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sulmoi sërish marrëveshjen e arritur së fundmi midis mazhorancës dhe opozitës për amnistinë penale. Gjatë një takimi në Mallakastër, tha se nuk kishte turp më të madh që deputetët e votuar nga demokratët bashkuan votat me Edi Ramën për të lënë protestuesit në burg. Pjesë nga fjala e Alibeajt Vetëm në këto tre javë është parë pazari më i madh që është bërë në fakt midis atyre hallexhinjve. Ne kishim një ofertë shumë të mirë dhe besoj atë që shqiptarët duan për zgjedhjet. Garë, lista të hapura, të gjithë në garë në…

Read More

Gjatë vitit 2023 Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroritë e rretheve kanë përgjuar 5827 shtetas shqiptarë duke i ndarë në dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kështu hetuesit specialë gjatë vitit që lamë pas për veprën penale të korrupsionit kanë përgjuar 1436 persona, e ndërsa për krim të organizuar 1899 shtetas. SPAK në raport thotë se metodën e përgjimit e ka përdorur në 186 procedime penale më shumë se një vit më parë. Ndërsa për krimin e organizuar hetuesit kanë përgjuar 1899 persona në 53 procedime penale. Edhe prokuroritë e rretheve janë angazhuar edhe në sektorin e përgjimeve. 2675 pajisje…

Read More

Talenti 12-vjeçar nga Saranda, Bruno Qendro, do të vazhdojë karrierën në një nga Akademitë më të forta në botë, siç është ajo e Manchester City. Futbollisti i vogël, ka firmosur me “qytetarët” dhe do të jetë pjesë e të rinjve. Ëndrra e madhe e 12-vjeçarit, është që një ditë të luajë me ekipin e parë, aty ku janë edhe yjet botërorë, si Haaland, Foden dhe shumë të tjerë, të cilët Qendro ka pasur mundësinë t’i ndjekë nga afër.

Read More

Muajin e kaluar, zyrtarë nga 194 vende u mblodhën në një takim për të diskutuar dhe rënë dakord mbi një plan global sesi të përballemi një kërcënim të njohur si “Sëmundja X”. Emri i koduar, i referohet sëmundjes ende të panjohur që pritet të pllakosë një ditë mbarë botën, në një përsëritje të Covid-19, apo që mund të shkaktojë ndoshta dëme edhe më të mëdha. Kjo frikë, ka nxitur deri më sot zhvillimin e 9 raundeve negociatash ndërkombëtare të vështira mbi tekstin e traktatit të parë të pandemisë në botë, për të cilin duhet duhet të arrihet një konsensus përpara…

Read More

Instagrami tanimë është bërë tregues ndarjeje dhe ribashkimi po ashtu. Së fundmi është vënë re një lëvizje në llogaritë respektive të Ledrit dhe Sarës dhe të gjithë po thonë se janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Pas lajmit të ndarjes, dyshja nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, teksa duket se kjo gjë ka ndryshuar. Nuk ka asnjë reagim tjetër prej tyre, por ky “follow” e ndezi rrjetin.

Read More

Jo pa të drejtë e kanë quajtur si një nga personazhet pa komplekse në “showbizz”-in tonë. Prej shumë vitesh, Robert Berisha vijon të jetë i preferuari i publikut, jo vetëm për sharmin si mashkull, por edhe për natyrën e tij krejt të çlirët. E tashmë, ishte momenti që artistin ta shikonim si pjesë e një “reality”. Teksa të gjithë prisnin të ishte pjesë e “Big Brother”, Robert Berisha u shfaq te “Ferma VIP”, ku dhe publiku po njeh anën tjetër të tij. Prej disa javësh, kjo eksperiencë për të ka vijuar si një nga personazhet kryesorë, por duket se pjesëmarrja…

Read More

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Chanel tha se Rithemelimi dhe PS kanë një pazar mes palëve. Ai e konsideron një fasadë protestën e organizuar një ditë më parë, pasi sipas ish-deputetit, Gazment Bardhi nga një anë sulmon maxhorancën nga ana tjetër ulet në tryezë me ta. Murrizi: Këtu ulesh me Ramën e Lindën, këtu do të sulmosh Erionin, këtu ngre kartonin për të favorizu drejtorat, apo Erionët e vegjël, pastaj pasdite do ulet me Çuçin,. Do themi ça do bëjmë. Kanë votuar shumë herë në Pazar, i sheh në rrugë e thua po vriten, në…

Read More

Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj doli në një deklaratë për median lidhur me arrestimin e drejtorëve të bashkisë të akuzuar se gjatë kohës që ushtronin funksionin si drejtorë në bashkinë e Tiranës kanë shpallur fitues shoqërinë e tyre ‘5D Konstruksion’ në disa tendera. Veliaj foli për ‘gjueti shtrigash, turra drush për të djegur përsëgjalli kryetarë bashkish, kryeministër president.. Gjykatat në fund e ndajnë shapin nga sheqeri’ thotë Veliaj. Komenti i plotë Jam këtu para jush, pasi kam parë, njësoj si ju, e dëgjuar, njësoj si ju, çfarë ka ndodhur me disa drejtorë e ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, dhe pasi…

Read More

Serbia ka nisur një ofensivë diplomatike për të ndaluar një rezolutë në Kombet e Bashkuara, që do ta shpallte atë një komb gjenocidal. Për këtë, presidenti Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se synon që në pak ditë të bisedojë me liderët e 50 vendeve, por që në fakt shumica prej tyre janë shtete të varfra të Afrikës. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitosh Egjiptin si një vend që ka një ndikim të madh”, deklaron Vuçiç. Presidenti serb bëri me dije gjithashtu se bashkë me ekipin shtetëror do të udhëtojnë për në Nju Jork për të ndaluar rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme…

Read More

Popullsia globale do të ulet në mënyrë dramatike me rreth 35% deri në fund të shekullit paralajmëron revista shkencore “The Lancet”. Ndikim do të ketë ekonomia, vendimi i grave për të ndjekur karrierën, por jo pak rol luan edhe infertiliteti. Për t’i paraprirë kësaj dukurie, mjeku turk Obstetër-Gjinekolog Melih Aygun, sugjeron planifikim më të hershëm të lindjes së fëmijëve. “Mendoj se problemi kryesor është se mosha e martesës, çdo ditë, çdo vit, por sidomos në 15 vitet e fundit po rritet. Në të kaluarën krijimi i familjes niste në të 20-tat, jo më vonë. Por tani për shkak të karrierës…

Read More