Author: tirana

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në fshatin Vreshtaj të Elbasanit. Dyshimet paraprake janë se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Grupit hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

Read More

Bankat luajnë një rol kritik në zhvillimin dhe funksionimin e ekonomisë së një vendi. Roli kryesor i tyre të mbledhin depozita dhe të ofrojnë kredi. Ky funksion siguron likuiditetin në ekonominë vendase dhe inkurajon investimet. Por si është struktura e pronësisë së sistemit bankar në Shqipëri? Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Banka e Shqipërisë’ sektori bankar vazhdon të mbizotërohet nga filialet e grupeve të huaja bankare, me origjinë të kapitalit kryesisht nga BE-ja. Ndërkohë që numërohen 11 banka që operojnë në vendin tonë, numër ky i pandryshuar nga viti i kaluar. ‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat e institucionit të…

Read More

Prokuroria e Napolit ka mbyllur hetimet për 48 persona, pjesë e tyre shqiparë, rumunë e Italianë të cilët akuzohen për një skemë mashtrimi bankar dhe postar ndaj dhjetra qytetarëve të cilët panë që llogaritë e tyre rrjedhëse shterroheshin shumë lehtë. Rezultojnë të paktën 50 raste mes 2016 dhe 2019. Skema e mashtrimit u zbulua pasi një sipërmarrje në Liguria bëri denoncimin në policinë e Genovas. Hetimet e para,u përqëndruan fillimisht në provincat e Caserta dhe Napolit, ku u zbulua baza operative të organizatës e cila ishte e ndarë në 4 ‘celula’ të lidhura mes njëra tjetrës. Sipas dosjes celula spanjolle…

Read More

Pasi i humbi zgjedhjet e 14 majit me një deficit prej pothuaj 60 mijë votash, Belind Këlliçi ka qenë zëri kryesor i opozitës në sulmet ndaj kryebashkiakut aktual të Tiranës. Për të ritestuar rivalitetin e vjetshëm elektoral, Javanews angazhoi sondazhistin Eduard Zaloshnja, që të bëjë një sondazh me 2000 SMS krejt të rastësishme në territorin e Bashkisë Tiranë – gjithë territorin që shtrihet nga Mali i Dajtit deri në Kodrat e Ndroqit, dhe nga Qafa e Krrabës deri në Lumin e Tiranës. Kampioni u ripeshua statistikisht, në mënyrë që të përfaqësojë sa më mirë banorët e rritur të gjithë Bashkisë…

Read More

Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka rrëfyer në “Mes dy Botëve”, përballë Helidon Halitit në RTSH se nga Partia Demokratike kishin ngulur këmbë të hiqnin Ramën nga pozita e pedagogut kur ai jepte mësim në Akademinë e Arteve.“Bujar Kapexhiu: Partia demokratike më thonin që largo Edi Ramën dhe unë nuk pranoja ta hiqja sepse ishte pedagog me vlerë.Helidon Haliti: Po, unë e kam pasë vetë pedagogBujar Kapexhiu: Kshuqë unë nuk e hoqa, nuk e hoqa ndoshta për këtë gjë kam një njollë të zezë në biografi.Helidon Haliti: E meritoni ama, por kur bëri ekspozitën në galeri kombëtare drejtor ka qenë Nestor Jonuzi,…

Read More

Që prej 25 vjetësh Mauro Congedo dhe vëllai i tij gjejnë ndërtesa të vogla me bukuri arkitektonike në Salento, një gadishull në pikën më juglindore të Italisë, si të thuash në takën e çizmes italiane, në rajonin e Puljas, dhe i renovojnë ato. Banesat dhe shtëpitë që Congedo restauron në këtë rajon skajshëm, gjejnë blerës edhe nga Gjermania apo Anglia. “Funksionon mirë sërish,” tregon në bisedë telefonike arkitekti 50-vjeçar. Gjatë pandemisë së Coronës, biznesi u pezullua krejt. Por ajo që po ndodh tani pas Coronës në këtë sektor është “çmenduri”. Dhe koha ngec pak në vend, sepse ai e zgjat…

Read More

Në potcastin “MeKast” të Megi Pojanit, Marsi Pojani ka treguar një histori që i ka mendur në mendje dhe nuk ka për ta harruar kurrë. Në këtë histori përfshihet një ish-banor i Big Brother, ku i shoqëruar nga dy vajza në në Fast Food në Bllok, është rrahur nga pesë burra të tjerë dhe e kanë shtrirë në tokë. Marsi Pojani: Ngjarja ka ndodhur në vitet 2012-2014, unë dhe një shoqja ime ishim në një club në Tiranë, tek banaku. Unë isha shumë mirë, ndërsa shoqja ime ishte shumë tapë dhe na u afrua ish-banori i BB. BB sapo kishte mbaruar.…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë mbrëmjen e së enjtes ku dy të rinj shqiptar humbën jetën. Përplasja fatale me tre automjete ndodhi rreth orës 21:50 në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road. Hetuesit besojnë se një automjet që shkonte në jug në Dixie Road bëri një kthesë majtas në Eglinton Avenue dhe u përplas me një Sedan të bardhë që shkonte në veri në Dixie, Cst.

Read More

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat i masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrike e Veriut. Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës arrin shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë…

Read More

Dashi Ju keni mundësinë të bëni përparime të mëdha në punën tuaj sot duke bashkuar pjesë të ndryshme të enigmës. Ju keni aftësinë unike për të kapërcyer hendekun midis njerëzve të ndryshëm dhe për t’i bërë ata të shohin potencialin e tyre kur punojnë së bashku. Demi Me të dëgjuar një ide mjaft të largët, reagimi juaj do të jetë ta shpërfillni atë dhe të vazhdoni me qasjen tuaj të zakonshme. Mos nxitoni të votoni kundër këtij koncepti të ri. Kjo ide e re e shkëlqyer mund të jetë më e zbatueshme për ju sesa mendoni. Binjaket Puna me të…

Read More