Kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi edhe daljen e Ilir Metës në protestën para Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se qytetarët ende nuk i kanë harruar bëmat e familjes Meta, duke filluar nga Krraba te blloku 700 mijë euro. Veliaj tha se Meta me Monikën përfaqësojnë një parti private. “Kur shikon që aty bashkohet Ilir Meta me Monikën dhe thonë: Ikni ju të vijmë ne! Ilir Meta nuk shkon dot as deri në Krrabë. E kuptoj që ka marrë malet, por në sensin që akoma nuk harrohen bëmat e tij, akoma nuk harrohet blloku i Ilir Metës. Ajo është një parti private…
Author: tirana
Egla Ceno është një nga personazhet më të diskutuara në media në këto kohët e fundit, në ”Big Brother Albania Vip 3”. Pas një periudhe ku u përball me skualifikimin dhe një rikthim të befasishëm në lojë, Egla aktualisht gjen veten në një nga zonat më të veçanta të shtëpisë, Dhomën e Bardhë, ku po ndan hapësirën me Meritonin dhe Ilnisën. Ambienti i kufizuar dhe izolimi kanë çuar në shumë debate dhe dinamika të reja mes banorëve të mbyllur atje. Ajo që ka tërhequr vëmendjen kohëve të fundit është një ndryshim i dukshëm në sjelljen e Meritonit. Ai është vënë…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, të drejtuar nga Argita Berisha dhe Ilir Meta, para Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se ky qytet nuk mund të lihet në duart e Shkëlzenit dhe Argitës sepse ata do ta hedhin në erë, njësoj siç bënë me Gërdecin. Veliaj tha se qytetarët nuk i kanë harruar ende ‘97 dhe Piramidat, ndërsa nënvizoi se Shkëlzeni dhe Argita nuk vijnë dot kurrë në pushtet nga vota e qytetarëve. “Kur shikoj që protestën e drejton Argita me Shkëlzenin, përballë Bashkisë së Tiranës, për diçka që është ende në hetim,…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla vizitoi sot shkollën e mesme “Ibrahim Muça” në qytetin e Librazhdit nga ku apeloi nxënësit, stafin arsimor dhe komunitetin e prindërve që të bëhen bashkë për të luftuar disa prej fenomeneve më shqetësuese, për të rinjtë, siç janë përdorimi i lëndëve narkotike, dhunë online dhe ajo me bazë gjinore. Balla shoqërohej gjatë kësaj vizite nga ministrja e Shtetit për Rininë e Fëmijët, Bora Muzhaqi si dhe nga autoritetet e pushtetit vendor e zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. “Unë jam produkt 100 “bio” i kësaj shkolle dhe gjej rastin të falënderoj të gjithë mësuesit…
Serbia ka formuar grupin punues që është thënë se do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës. Grupi punues u formua me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë seancës të mbajtur më 5 prill në Qeverinë serbe. “Ky grup punues ka mbajtur mbledhjen e parë”, u tha në një njoftim të Qeverisë serbe. Grupi punues do të udhëhiqet nga Ivica Daçiç, që është kryediplomati i Serbisë, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Anëtarë në këtë ekip do…
Reforma Zgjedhore ka rinisur nga fillimi në grupin e dialogut mes PS dhe demokratëve të Rithemelimit, teksa mbetet jashtë lojës Lulzim Basha. Formatin që e riktheu në qendër të diskutimit me palën kundërshtare, Oerd Bylykbashi e vlerëson të drejtë. “Sot raportet politike janë më drejtë. Të gjitha çështjet do të diskutohen aty pavarësisht nëse janë diskutuar më herët”. I mandatuari i Sali Berishës tregon se ambicia e opozitës shkon përtej kodit elektoral, teksa nënvizon nevojën për një sistem të ri zgjedhor. Një propozim tjetër, i shprehur edhe më parë është detyrimi i qytetarëve për të votuar, përtej vullnetit personal të…
Egla, Ilnisa dhe Meritoni janë duke qëndruar prej së martës bashkë në dhomën e bardhë. Ku të gjithë e dimë se jo çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Faqja ”Kryefjala” ka postuar një video ku dëgjohen disa të bërtitura nga dhoma e rrëfimit. Teksa Ilnisa dhe Meritoni hyjnë nga oborri dëgjojnë të uluriturat, ku ngjason me zërin e Eglës dhe shtangen tek dera. Ndërkohë që kuptohet me vështirësi se çfarë thuhet, duket sikur Egla thotë se nuk mund të jetojë në prezencën e Ilnisës dhe Meritonit.
Në raportin vjetor të vitit 2023, SPAK thekson evidentimin e vajzave si persona të besueshëm në grupet kriminale. SPAK veçon rolin në rritje të vajzave në grupet e krimit të organizuar në Shqipëri. “Shihet një tendencë në rritjen e angazhimit të femrave në funksionet të rëndësishme për grupet kriminale. Disa nga rolet më tipike të evidentuara në organizatat kriminale, të cilat merren me trafikun e narkotikëve, janë ato në administrimin e të ardhurave dhe mbikëqyrja e transferimit fizik dhe nëpërmjet institucioneve bankare të parave. Kryesisht femrat të cilat luajnë këto role, janë bashkëjetuese të krerëve të organizatës dhe konsiderohen si…
Në njësinë administrative të Shënkollit në Bashkinë e Lezhës, po investohet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do të transformojë tërësisht situatën e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e zonës, duke mbuluar njëkohësisht edhe një pjesë të rëndësishme të zonës bregdetare. Janë më shumë se 6 mijë banorë që përfitojnë nga ky investim i Qeverisë Shqiptare, në të gjithë njësinë administrative, ku aktualisht situata e furnizimit paraqitet me problematika për shkak të amortizimit dhe mungesës së rrjeteve shpërndarëse. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj dhe…
Analisti Kreshnik Spahiu, thotë se 110 votat për Aministinë Penale janë një reflektim mes PS dhe Rithemelimit. Për të ata janë në aleancë kundër SPAK-ut, duke nënvizuar se nga amnistia përfitojnë zyrtarët e dënuar me formë të prerë nga GJKKO. ”Juridikisht ka disa aspekte pozitive, politikisht është tërësisht negative. Në çdo shtet amnistitë konsiderohen si lehtësi ekonomike. Mesa duket kodi penal është shumë i ashpër për disa vepra penale të cilat shoqëria mund të përfitojë më shumë përmes gjobave. Do thosha se ky është reflektimi dhe pazari i parë i dy partive kryesore. Mendoj se ky është reflektimi i frutave…
“Bar Lulishtja” godina historike në qytetin e Sarandës, u shkrumbua këtë të premte. Studiuesi Auron Tare, dëshmitar në venengjarje, ka zbuluar detaje të pathëna nga ngjarja. Ai tha se fillimisht mori flakë një kioskë e braktisur ngjitur me godinën historike, ndërkohë që zjarri u neglizhua qëllimisht sipas tij. ”Fatkeqësisht unë isha aty, se po dilja nga banka, kur mori zjarr një kioskë e braktisur ngjitur me godinën historike. Duke qenë se ndalova dhe e pashë që në fillesë, mendoj me aq modesti sa mund të kuptoj unë, se zjarri ishte jo vetëm i qëllimshëm por ndërhyrja ishte e mangët. Nuk…
Arrestohet një punonjës policie në Portin e Durrësit, me detyrë kontrollor. Polici me iniciale B. Xh. dyshohet për shpërdorim detyre. Më konkretisht ai akuzohet për favorizim të kalimit të kufirit pa dokumentacionet përkatëse. Mësohet se polici ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e një mjeti, i cili sapo ka mbërritur në Portin e Barit i janë gjetur dy pistoleta. Për këtë ngjarje dyshohet se janë të përfshirë edhe punonjës të tjerë. Hetimet janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.