Author: tirana

Serbia ka formuar grupin punues që është thënë se do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës. Grupi punues u formua me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë seancës të mbajtur më 5 prill në Qeverinë serbe. “Ky grup punues ka mbajtur mbledhjen e parë”, u tha në një njoftim të Qeverisë serbe. Grupi punues do të udhëhiqet nga Ivica Daçiç, që është kryediplomati i Serbisë, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Anëtarë në këtë ekip do…

Read More

Reforma Zgjedhore ka rinisur nga fillimi në grupin e dialogut mes PS dhe demokratëve të Rithemelimit, teksa mbetet jashtë lojës Lulzim Basha. Formatin që e riktheu në qendër të diskutimit me palën kundërshtare, Oerd Bylykbashi e vlerëson të drejtë. “Sot raportet politike janë më drejtë. Të gjitha çështjet do të diskutohen aty pavarësisht nëse janë diskutuar më herët”. I mandatuari i Sali Berishës tregon se ambicia e opozitës shkon përtej kodit elektoral, teksa nënvizon nevojën për një sistem të ri zgjedhor. Një propozim tjetër, i shprehur edhe më parë është detyrimi i qytetarëve për të votuar, përtej vullnetit personal të…

Read More

Egla, Ilnisa dhe Meritoni janë duke qëndruar prej së martës bashkë në dhomën e bardhë. Ku të gjithë e dimë se jo çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Faqja ”Kryefjala” ka postuar një video ku dëgjohen disa të bërtitura nga dhoma e rrëfimit. Teksa Ilnisa dhe Meritoni hyjnë nga oborri dëgjojnë të uluriturat, ku ngjason me zërin e Eglës dhe shtangen tek dera. Ndërkohë që kuptohet me vështirësi se çfarë thuhet, duket sikur Egla thotë se nuk mund të jetojë në prezencën e Ilnisës dhe Meritonit.

Read More

Në raportin vjetor të vitit 2023, SPAK thekson evidentimin e vajzave si persona të besueshëm në grupet kriminale. SPAK veçon rolin në rritje të vajzave në grupet e krimit të organizuar në Shqipëri. “Shihet një tendencë në rritjen e angazhimit të femrave në funksionet të rëndësishme për grupet kriminale. Disa nga rolet më tipike të evidentuara në organizatat kriminale, të cilat merren me trafikun e narkotikëve, janë ato në administrimin e të ardhurave dhe mbikëqyrja e transferimit fizik dhe nëpërmjet institucioneve bankare të parave. Kryesisht femrat të cilat luajnë këto role, janë bashkëjetuese të krerëve të organizatës dhe konsiderohen si…

Read More

Në njësinë administrative të Shënkollit në Bashkinë e Lezhës, po investohet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do të transformojë tërësisht situatën e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e zonës, duke mbuluar njëkohësisht edhe një pjesë të rëndësishme të zonës bregdetare. Janë më shumë se 6 mijë banorë që përfitojnë nga ky investim i Qeverisë Shqiptare, në të gjithë njësinë administrative, ku aktualisht situata e furnizimit paraqitet me problematika për shkak të amortizimit dhe mungesës së rrjeteve shpërndarëse. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj dhe…

Read More

Analisti Kreshnik Spahiu, thotë se 110 votat për Aministinë Penale janë një reflektim mes PS dhe Rithemelimit. Për të ata janë në aleancë kundër SPAK-ut, duke nënvizuar se nga amnistia përfitojnë zyrtarët e dënuar me formë të prerë nga GJKKO. ”Juridikisht ka disa aspekte pozitive, politikisht është tërësisht negative. Në çdo shtet amnistitë konsiderohen si lehtësi ekonomike. Mesa duket kodi penal është shumë i ashpër për disa vepra penale të cilat shoqëria mund të përfitojë më shumë përmes gjobave. Do thosha se ky është reflektimi dhe pazari i parë i dy partive kryesore. Mendoj se ky është reflektimi i frutave…

Read More

“Bar Lulishtja” godina historike në qytetin e Sarandës, u shkrumbua këtë të premte. Studiuesi Auron Tare, dëshmitar në venengjarje, ka zbuluar detaje të pathëna nga ngjarja. Ai tha se fillimisht mori flakë një kioskë e braktisur ngjitur me godinën historike, ndërkohë që zjarri u neglizhua qëllimisht sipas tij. ”Fatkeqësisht unë isha aty, se po dilja nga banka, kur mori zjarr një kioskë e braktisur ngjitur me godinën historike. Duke qenë se ndalova dhe e pashë që në fillesë, mendoj me aq modesti sa mund të kuptoj unë, se zjarri ishte jo vetëm i qëllimshëm por ndërhyrja ishte e mangët. Nuk…

Read More

Arrestohet një punonjës policie në Portin e Durrësit, me detyrë kontrollor. Polici me iniciale B. Xh. dyshohet për shpërdorim detyre. Më konkretisht ai akuzohet për favorizim të kalimit të kufirit pa dokumentacionet përkatëse. Mësohet se polici ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e një mjeti, i cili sapo ka mbërritur në Portin e Barit i janë gjetur dy pistoleta. Për këtë ngjarje dyshohet se janë të përfshirë edhe punonjës të tjerë. Hetimet janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Read More

Vijon puna në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga kjo vepër infrastrukturore teksa u shpreh se puna vijon me betonimin, kolonat, gërmimet në trup të rrugës kryesore. Po ashtu Rama bën me dije se paralelisht po punohet edhe në segmentet dytësore, për ta finalizuar sa më shpejt këtë projekt me rëndësi për kryeqytetin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se deri tani kanë përfunduar 300 pilotat e themeleve të pilave nga U1 deri në U15. Janë betonuar themelet e pilave U1; U6; U7; U8; U10; U11 dhe ka përfunduar betonimi…

Read More

Egla Ceno është një nga personazhet kryefjalë të këtij edicioni të ”Big Brother Albania Vip 3”. Ajo njihet si njëra prej lojtarëve me më dinamikë brenda këtij spektakli, që njihet për strategjitë e saj që i japin një frymë ngjyrosëse dramave të saj. Një gjë e pazakontë është pikasur së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Në disa prej postimeve të saj, hasëm në mbishkrimin ”Të gjitha të drejtat e rezervuara Top Channel”, duke nxitur thashetheme të shumta, si dhe njërën prej mundësive që televizioni mund ta ketë marrë llogarinë e saj në menaxhim. Ende nuk ka ndonjë…

Read More

Edhe Europol ka publikuar raportin në lidhje me rrjetet kriminale, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria. Në raport theksohet se grupet kriminale shqiptare janë kryesisht aktivë ne trafikun e kokainës dhe heroinës dhe trafikut të emigrantëve. “Një rrjet kriminal aktiv në trafikun e heroinës dhe kokainës dhe pastrimit të parave në të gjithë Evropën u shpërbë nga autoritetet. Rrjeti ka një strukturë familjare të lidhur së bashku nga kombësia e përbashkët, të përbëra kryesisht nga shqiptarë dhe shqiptarë me kombësi të dyfishtë. Rrjeti kontrabandon drogë me kontejnerë në Belgjikë. Droga më pas u zhvendos në Gjermani me automjete të…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë dyditore në Malësinë e Madhe, e cila përkon me 113-vjetorin e kryengritjes së kurorëzuar me ngritjen e flamurit të Skënderbeut në Bratillë të Deçiçit. Në ditën e parë të kësaj vizite, Begaj zhvilloi një bashkëbisedim me figura të spikatura të zonës: studiues, shkrimtarë, gazetarë, aktivistë e drejtues vendorë, me të cilët diskutoi për problematikat, sfidat dhe nismat e zhvillimit të Malësisë së Madhe. Kreu i Shtetit i përgëzoi ata për angazhimin me punë të ndershme, shfrytëzimin e pasurive të jashtëzakonshme natyrore, për promovimin e turizmit dhe të vlerave historike…

Read More