Tomor Alizoti është një nga folësit e Rithemelimit në protestën e sotme para Bashkisë. Ai iu lut dhjetra herë shqiptarëve që t’i bashkohen protestave të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Alizoti tha 20 herë “ju lutem” në dy fjali. Ndër të tjera ai veçoi: “Ju besimtarë në këët muaj Ramazani, ju lutem për Zotin, dilni protestoni se është vepër e mirë” – tha Alizoti.
Author: tirana
Ilir Meta ka folur sot protestuesve para bashkisë. Teksa i është bashkuar protestës, ai ka rrëfyer sesi ka prishur ndërtimet pa leje në Parkun Rinia dikur. Ndër të tjera kryetar i Partisë së Lirisë tregoi se lëvizte pa bodyguardë. “Unë jam Ilir Meta dhe s’kam frikë njeri. Dal rrugëve pa bodyguardë sepse ata që më kishin caktuar nga Garda nuk ishin gardistë, por patronazhistë” – tha Meta para militantëve.
Nga një hetim disajavor me metoda proaktive, i kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Case”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: •K. P., 43 vjeç, banues në Borsh, Hmarë. Ky shtetas dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, bashkëjetuesen e tij 18 vjeçe. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë…
Përmes raportit për vitin 2023 të publikuar nga SPAK janë zbërthyer rrugët e trafikut të drogës, e në veçanti të kokainës nëpër botë. Në hartën e përcaktuar nga Prokuroria e Posaçme, grupet shqiptare të trafikut janë të përqendruara në Amerikën e Jugut, por edhen në Lindjen e Mesme ku sigurojnë kokainën, heroinën dhe marijuanën. E pikërisht nga këto vende këto grupe kanë arritur të blindojnë edhe rrugën për t’i sjellë lëndët narkotike drejt Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të tjera të BE-së. Janë pikërisht grupet kriminale shqiptare, sipas SPAK, që të pozicionuara shumë mirë në Amerikën…
Romeo dhe Juli janë përfshirë sërish në një debat së fundmi dhe arsyeja ishte misioni sekret që i dha Vëllai i Madh Erjolës dhe Julit për të fshehur të gjitha cigaret elektronike brenda në shtëpi, pa u vënë re. Sipas kushtit të kësaj loje, nëse banorët do e gjenin se kur i ka fshehur cigaret, do i rimerrnin sërish e nëse nuk e gjenin, do ngelnin pa to. Nëse banorët nuk e gjenin kush i fshehu cigaret, Erjola dhe Juli do shprehnin nga tre dëshira dhe do i plotësoheshin. Romeo u tregua mjaft i shkathët, pasi nga analiza që i…
Një 65-vjeçar është ndaluar nga policia për vrasjen aksidentale të nipit të tij të mitur. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Vlash Jakaj më datë 9 gusht 2022, duke pastruar armën e gjahut, ka vrarë aksidentalisht nipin e tij të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Partia e Sali Berishës ka protestuar sot para Bashkisë Tiranë duke hedhur akuza ndaj këtij institucioni për korrupsion. Në krye të dhjetëra militantëve janë parë Argita Berisha, Belind Kellici, Klevis Balliu dhe Sali Lusha. Situata ka agravuar kur protestuesit kanë tentuar të futen me dhunë në ambientet e bashkisë. Ndaj godinës së kësaj të fundit janë hedhur vezë dhe mollë, ndërkohë që policia ka ruajtur qetësinë.
Para Bashkisë së Tiranës, mbahet protesta e thirrur nga “Aleanca për Teatrin”, mbështetur edhe nga deputetët e “Rithemelimit”. Situata është tensionuar, në momentin që këshilltarët e Partisë Demokratike kanë tentuar të futen brenda Bashkisë, por nuk janë lejuar nga policia, duke shkaktuar tensione dhe përplasje. Pas këtij momenti, janë shtuar forcat e policisë të cilat janë të shumta dhe kanë krijuar një kordon rreth godinës.
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e një aparati celular të sekuestruar nga SPAK. Aparati celular i llojit “iPhone” i është sekuestruar një personi të afërt të Kryemadhit, ndërsa dyshohet nga SPAK se përdorej prej saj. Një kolegj penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosi në Dhomë Këshillimi të mos pranojë rekursin e bërë nga Kryemadhi, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm të 4 janarit 2024, që nuk liroi nga sekuestroja telefonin. SPAK është duke hetuar në një dosje të vetme dy kallëzime të bëra…
Nata e Kadrit konsiderohet si nata më e shenjtë e vitit për myslimanët dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj? Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut…
Gazetarja Aida Topalli deklaroi në emisionin “360 gradë” se në qendra masazhesh, ku në disa ofrohen edhe favore seksuale, punojnë edhe gra të martuara, bashkëshortët e të cilëve janë në dijeni. Kjo deklaratë solli reagimin e pastorit Akil Pano, i cili u shpreh se nuk duhet krijuar një stereotipizim i ri në shoqëri. Pjesë nga diskutimi: Aida Topalli: Qendrat e masazheve janë vende ku presupozohet që bëhet masazh por në fakt jepen edhe favore të tjera seksuale dhe bëhen kryesisht nga vajza shqiptare. Grupmosha nuk është e përcaktuar, mund të jenë vajza më të reja, 20-30 vjeç por mund të…
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet për ngjarjet e fundit në ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Redi Jupi është pezulluar me 6 muaj për shkak se ka aktivizuar një lojtar që nuk kishte të drejtë të luante. Gjithashtu Elbasani është gjobitur me 200.00 lekë dhe 4 ndeshje do ti luajë pa tifozë. Kjo për shkak se tifozët verdheblu kanë sharë në kor gjithë ndeshjes me Lushnjën, futbollistin Endrien Magani. Ndeshja u ndal në një moment duke iu bërë thirrje që të mos shanin më, por tifozët vazhduan ta bënin sërish. VENDIMET KF Laçi, për sjellje…