“Kam përshtypjen se shumë shpejtë do të kemi edhe dy dosje të tjera”, kështu është shprehur analisti Lorenc Vangjeli lidhur me dosjet më të ‘nxehta’ nga SPAK. I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Lorenc Vangjeli u shpreh se këto dy dosje që ai paralajmëron se do të hapen kanë të bëjnë me lidhjen mes politikës, biznesit dhe krimit si dhe gjithashtu dosja e dytë e cila ka të bëjë me një zyrtar shumë të lartë. Lorenc Vangjeli: Sot ne kemi ndezur një projektor në këto skutat e errëta të pushtetit dhe ne shikojmë dritë. Ndërkohë që po të…
Author: tirana
DASHI Do të jetë një ditë e qetë. Jeni të lodhur dhe të shqetësuar dhe kjo mund të sjellë disa provokime në çift. Për sa i përket punës, do ta gjeni veten duke debatuar me dikë: keni idetë e duhura, por shpjegimet tuaja janë konfuze. Mundohuni të jeni të qartë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 5 prill 2024), në këto ditë i jeni përkushtuar shumë asaj që duhet të bëni dhe i keni kushtuar pak vëmendje dashurisë. Lëreni veten të shkojë… Relaksohuni. Për sa i përket punës, duhet të dilni përpara dhe të propozoni idetë tuaja. BINJAKËT…
Me 110 vota pro, një abstenim dhe një kundër, këtë të enjte Kuvendi miratoi ligjin për Amnistinë Penale. Kundër ligjit u pozicionuan deputetët e drejtuar nga Lulzim Basha, të cilët u larguan nga seanca pas rrëzimit të amendamenteve te tyre. Kundër amnistisë votoi vetëm deputeti Agron Shehaj dhe Ermonela Felaj nga PS-ja abstenoi. Projektligji i amnistisë penale u bë mollë sherri në Kuvend mes Partisë Demokratike zyrtare, Rithemelimit dhe qeverisë. Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha e quajtën draftin e dakordësuar mes Rithemelimit dhe PS-së si pazar. Nga Amnistia Penale përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do…
Enkelejd Alibeaj nga grupi i Bashës, ka prezantuar amendamentin për amnistinë penale dhe ka kritikuar amendamentin e propozuar nga Rithemelimi. Sipas Alibeajt, do të përfitojnë drejtorë të dënuar nga GJKKO. ”Djalli qëndron në detaje! Neni 5 për të cilin kë rëndë dakord thotë përfitojnë 1.5 vite burra. 2 vite gra të dënuar nga GJKKO bazuar në nenin 75 A shkonja b,c,ç. Po shkronja a, parashikon të gjitha veprat penale që fillojnë me K, korrupsion pasiv dhe aktiv i zyrtarëve të lartë. Ky është djalli, 1.5 për burra, 2 për gra të dënuar nga GJKKO. Ju jepet dora hajdutëve të administratës.…
Agron Shehaj që iku nga grupi i PD-së, është i vetmi deputet që votoi kundër, ndërsa 116 deputetët e tjerë votuan pro. Projektligji i amnistisë penale u bë mollë sherri në Kuvend mes Partisë Demokratike zyrtare, Rithemelimit dhe qeverisë. Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha e quajtën draftin e dakordësuar mes Rithemelimit dhe PS-së si pazar. Por Gazment Bardhi dhe Ulsi Manja dhanë garanci se asnjë prej subjekteve të SPAK dhe Gjykata e Posaçme nuk do përfitojë.
Pas një ”lufte” 5 mujore, sot në Kuvendin e Shqipërisë u votua me 116 vota pro, projektligji për Amnistinë Penale. Projektligji i amnistisë penale u bë mollë sherri në Kuvend mes Partisë Demokratike zyrtare, Rithemelimit dhe qeverisë. Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha e quajtën draftin e dakordësuar mes Rithemelimit dhe PS-së si pazar. Por Gazment Bardhi dhe Ulsi Manja dhanë garanci se asnjë prej subjekteve të SPAK dhe Gjykata e Posaçme nuk do përfitojë. Në seancën e sotme Kuvendi miratoi edhe projektligjin për koncesionet e partneritetin publik privat, projektligjin për turizmin, ndërsa projektligji për konkurrencën nuk u miratua pasi mori…
Lulzim Basha nga seanca plenare në Kuvend, tha se amnistia penale është një pazar i ndyrë mes qeverisë dhe Rithemelimit. Ai shtoi se zyrtarët e korruptuar do përfitojnë nga amnistia dhe kjo është e tmerrshme. Sipas Bashës, nuk përfitojnë as protestuesit, që mbrojtën shtëpitë e tyre nga shembjet dhe që përndiqen me veprën penale “Kundërshtimi i policisë, në bashkëpunim”. “Amnistia penale u mbajt peng për 4 muaj. Po keqpërdoren festat fetare për mallëngjim, nga ata që para dy javësh shaheshin me libër shtëpie. Në amnisti janë një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me korrupsionin zgjedhor, që nuk përjashtohen…
Amnistia penale ende vijon të mos votohet dhe përfituesit presin ditët kur deputetët të votojnë me kartonin jeshil. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka ndarë në Kuvend gjatë fjalës, rastin e një 64-vjeçarje nga Berati që pret të lirohet me anë të amnistisë penale. ”Është amnistia më shumë e debatuar, nuk e di pse ndodhi kjo. U depozitua në dhjetor dhe u bë objekt i një debati dhe diskutimi politik shterp, pa e marrë mundimin askush që të ulej dhe të lexonte çfarë kishte ky ligj amnistie. Shqetësimi duhet të jetë faza post lirim. Janë kategori vurnerabël me shumë trauma…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është me tepër rëndësi për vendin tonë, pasi ky fenomen është burimi që furnizon grupet kriminale. Balla ka lavdëruar Policinë e Shtetit për operacionet e fundit, në goditjen e paligjshmërisë. ”Siç e thashë sot në Kuvend, Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetjen e Prokurorisë dhe Gjykatës në përballjen me fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim i ngjarjeve kriminale. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo ndalimi i shtetasve që qarkullojnë me armë mbeten një sfidë e përditshme. Përgëzime Policisë…
Tirana tashmë është kthyer në atraksion për produksione të mëdha të huaja, të cilat e kanë vendosur kryeqytetin tonë në hartën e tureve ndërkombëtare. I tillë është edhe “Las Vegas Magic Festival”, një produksion ekskluzivisht nga Las Vegas ku në turin e saj ndërkombëtar ka përfshirë dhe Shqipërinë. 7 prej alkimistëve më të talentuar të kohëve moderne do të vijnë në datat 5-6-7 prill në Pallatin e Kongreseve për të na dhuruar momente magjie, humor dhe emocione të papërshkrueshme. Ata u pritën në takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cilu u dhuroi atyre edhe Kullën e Sahatit. Gjatë fjalës së…
Gjykata e Apelit Penal e Patrës, dha burgim të përjetshëm për një 36-vjeçar shqiptar, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e një pronari karburanti. Vrasja ndodhi në 2013, teksa shqiptari po tentonte që të grabiste në karburantin e tij në Kato. Gjykata e shpalli fajtor edhe për një sërë veprash penale, si tentativa e grabitjes ndaj viktimës, për tentativën e vrasjes së kryer më 25 shkurt 2013 në Gastouni ndaj punonjësit të karburantit të atëhershëm 26-vjeçar, pasi autori qëlloi dy herë, si dhe fajtor për armëmbajtje. Konkretisht ai është dënuar përjetë për vrasjen, 12 vite për tentativë vrasje ndaj…
Një incident i ka ndodhur Lulzim Bashës këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend. Teksa po ulej në vendin e tij, i pozicionuar krah deputetëve Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, Bashës i ngeli pjesa mbështetëse e karriges në dorë. Ky moment ka mjaftuar për të shkrirë akujt mes dy ish-të besuarve të tij Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit, të cilët nuk e mbajtën të qeshurën. Tabaku shkëmbeu edhe disa fjalë me Bashën.