Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Las Vegas Magic Festival vjen në Tiranë, Veliaj: Krenar që arti, kultura dhe magjia na bëjnë bashkë

18:58 / April 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 04 04 at 6.44.32 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana tashmë është kthyer në atraksion për produksione të mëdha të huaja, të cilat e kanë vendosur kryeqytetin tonë në hartën e tureve ndërkombëtare. I tillë është edhe “Las Vegas Magic Festival”, një produksion ekskluzivisht nga Las Vegas ku në turin e saj ndërkombëtar ka përfshirë dhe Shqipërinë. 7 prej alkimistëve më të talentuar të kohëve moderne do të vijnë në datat 5-6-7 prill në Pallatin e Kongreseve për të na dhuruar momente magjie, humor dhe emocione të papërshkrueshme.

Ata u pritën në takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cilu u dhuroi atyre edhe Kullën e Sahatit. Gjatë fjalës së tij Veliaj u shpreh se aktivitetet në kuadër të vitit “Tirana Kryeqytet Mesdhetar i Kulturës” kanë filluar një vit më herët. Ai u bëri thirrje të gjithë fëmijëve të kryeqytetit të ndjekin nga afër shfaqjen, duke theksuar se pavarësisht se vijmë nga kombe të ndryshme na bashkon arti, magjia dhe kultura.

“Jam shumë i lumtur që një ekip që ka ardhur nga disa vende të Europës dhe botës, këtë tur e ka sjellë edhe në Tiranë. Kalamajtë do kënaqen me bukurinë që sjell magjia, arti dhe skena. Por unë besoj që edhe ne si qytet kemi nevojë për pak pushim. Është momenti kur ka ndërruar stina, kur kemi energji të reja dhe më vjen mirë që kjo trupë me kaq shumë energji pozitive dhe entuziazëm na ka nderuar në Tiranë. Ne jemi pjesë e turit, pas Athinës ka qenë Tirana. Në një qytet që do të jetë kryeqyteti mesdhetar i Kulturës, më vjen mirë që aktivitetet kanë filluar që një vit përpara. Shpresoj që fëmijët e Tiranës të gëzohen të kënaqen dhe të kuptojnë, që pavarësisht se ne vijmë nga kombe të ndryshme, flasim gjuhë të ndryshme ka diçka që na bashkon, që është arti, magjia dhe kultura”, tha Veliaj.

Iluzionistët që do të ngjiten në skenë kanë rrëmbyer një seri çmimesh prestigjioze si Merlin, ekuivalente të çmimeve Oscar, Guinness ejt. “Las Vegas Magic Festival” do të kthehet në destinacionin e preferuar të familjeve, të rinjve e kujtdo tjetër fundjavën e 5, 6 dhe 7 prillit.

Një shfaqje ekskluzive dhe e veçantë për të gjithë që padyshim nuk duhet humbur. Biletat janë drejt fundit ndaj nxitoni për të blerë tuajën në www.vivere.al

Erion Veliaj las begas Magic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.