Qëkur Kastrati Group mori nën administrim aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, si dhe nga rritja e investimeve në turizëm prej qeverisë, ka një rritje të madhe të turistëve të huaj në Rinas. Tre-mujori i parë i këtij viti nis me një rritje të jashtëzakonshme në numrin e udhëtarëve për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2024, TIA raporton 63.9% më shumë udhëtarë sesa e njëjta periudhë, vitin e kaluar. Plot 1,910,616 pasagjerë kanë hyrë dhe dalë nga kjo portë që tashmë është kryesore për Shqipërinë, krahasuar me 1,166,000 pasagjerë, për…
Author: tirana
”Në zbulim të thesareve të Shqipërisë” titullohet dokumentari i rradhës i realizuar nga Bettany Hughes, që do të shfaqet këtë të shtunë në premierë në kanalin televiziv britanik Channel 4. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. “Pas suksesit të vitit të kaluar, një tjetër dokumentar promovues për Shqipërinë turistike nga profesoresha Bettany Hughes, rrëfimtare e vendit tonë jo vetëm përmes peizazheve dhe të dukshmes, por duke i qëmtuar shpirtin, historinë dhe duke i prekur mikpritjen”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë tha se dokumentari do të transmetohet këtë të shtunë në orën…
“Qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”, shkruan media greke “Antinews” në një artikull të publikuar ditën e sotme. Greqia që pas arrestimit të Fredi Belerit është përfshirë, dhe çështjen e ka çuar në Europë dhe kërcënonte Shqipërinë për rrugën e vendit tonë drejt BE-së. Po ashtu në Himarë dhe në Tiranë kanë ardhur zyrtarët më të lartë grekë, ku kanë dhënë mesazhin që Beleri të dalë nga burgu dhe të marrë detyrën si…
Izolimi në dhomën e bardhë i tre banorëve të skualifikuar, Ilnisa, Meriton dhe Egla, nuk është se po vijon i qetë. Me shumë situata të papritura, tensione dhe debate pa fund; së fundmi ka agravuar një bashkëbisedim i moderatorit nga Kosova me aktoren, i cili ia parashtroi një pyetje të diskutueshme. “Ke punuar në ndonjë shtëpi të arteve, ku shkojnë çunat, shohin filma dhe relaksohen?”, ishte pyetja që ia bëri Meritoni gjatë një diskutimi e sipër ku ishte e përfshirë edhe partnerja e tij, Ilnisa. Nuk la të nënkuptohej se çfarë dëshironte të nënkuptonte ai me këtë pyetje, megjithatë reagimi…
Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 të rinjtë, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçari Aureljo Dervishi në Shkozë. Katër të rinjtë akuzohen për vrasje në bashkëpunim, nuk kanë folur para gjykatës. Avokatët kanë kërkuar masë me afat 30 ditor deri në sqarimin se kush e ka qëlluar 18-vjeçarin, por kërkesa është rrëzuar. Sipas avokatëve ngjarja nuk ka qenë e paramenduar, por një debat i çastit që ka përfunduar me vrasjen e të riut. Gjatë dëshmisë që kanë dhënë në polici, ata kanë pretenduar se gjatë konfliktit viktima i ka qëlluar me levë.
Një shkollë e re do të ndërtohet në Golem të Lushnjes. Punimet sapo kanë nisur, me themelet që janë hedhur, për ndërtimin e shkollës që do të quhet “Irakli Bozo”. Pamjet nga ndërtimi i ka postuar kryeministri Edi Rama në një posim në Facebook. Kreu i qeverisë, thotë se kjo shkollë do t’i japë komunitetit një godinë standarde për arsimin. ”Në Golem hidhen themelet për ndërtimin e shkollës “Irakli Bozo”, e cila do ti jap komunitetit të zonës një godinë me standarde për nxënësit dhe stafin arsimor”, shkruan Rama.
Procedura e aplikimit për pajisjen me leje zhvillimi, ndërtimi dhe certifikatë përdorimi për objektet e konfiskuara nga shteti si ndërtime pa leje është miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave. Procesi i konfiskimit të pallateve me shtesa të paligjshme ka nisur që vitin e shkuar, me përafërsisht 24 objekte të konfiskuara në total, ku vetëm nga nëntë objektet e para u arkëtuan 10.5 milionë euro në arkën e shtetit. Për pesë objekte u arkëtuan 3.5 milionë euro dhe për katër të tjera 7 milionë euro nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit dhe…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili, i janë drejtuar SPAK me një shkresë ku kërkojnë leje për të takuar kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg. Në kërkesë thuhet se, i arrestuar ne fjalë, Fredi Beleri, eshte perfaqesues i Koalicionit “Bashkë Fitojme” ku merr pjese dhe Partia e Lirise. Kërkesa: Ilir Metaj Kryetar I Partise së Lirise / Petrit Vasili Deputet I Kuvendit të Shqipërisë Dhenia e lejes se takimit me te arrestuarin z. Fredi Beleri OBJEKTI I KERKESES: BAZA LIGJORE: perfaqesues i Koalicionit “Bashke Fitojme” Nenet 41/1…
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës parashikohet të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës me kompaninë që do të kryejë punimet. Në tenderin e hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për fazën e parë të projektit specifikohet se periudha e parë e punimeve përfshin gërryerjen, prishjen e betonin ekzistues, si dhe ndërtimin e veprave të artit ku përfshihen tombinot apo drenazhimet, ndërkohë që asfaltimi do të nisë në muajin e 11-të të punimeve. Paralelisht, është specifikuar se pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 – 140 km/h. Tenderi…
31 marsi ishte afati i fundit për të aplikuar për të përfituar nga skema e granteve për start up dhe gjatë një periudhe më shumë se njëmujore, numri i aplikimeve arriti në 539. Pas përfundimit të afatit, aplikantët do të kalojnë në një verifikim që kërkon tre faza.“Faza e parë është e vlerësimit administrative dhe shikon përputhshmërinë ligjore dhe rregullatore që kanë këto aplikime në bazë të kërkesave ligjore që ne kemi shpallur në thirrje, si a kanë pasaportë start up, a kanë paguar detyrime tatimrofe apo a kanë dëshmi penaliteti të pastër. Më pas vijohet me fazën e vlerësimit…
Partia Demokratike depoziton amendament për Projektligjin për Amnistinë Penale. Në amendamentin e depozituar nga Enkelejd Alibeaj, sanksionohet ndalimi i përfitimit nga kjo amnisti e zyrtarëve të dënuar e të hetuar apo në gjykim për korrupsion. Ndërkohë që sipas këtij amendamenti parashikohet që të përfitojnë të gjithë protestuesit që janë dënuar, nën hetim apo gjykim. Amendamenti i plotë: KUVENDI AMENDAMENT PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR DHËNIE AMINISTIE” Në mbështetje të nenit 75, pika 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të deputetit Enkelejd Alibeaj, në projektligjin “Për dhënie amnistie”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje akuzave të Gazment Bardhit, i cili akuzon Olsi Ramën se është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë. Balla drejtuar Bardhit, theksoi se në këtë çështje janë të përfshirë deputetë të PD dhe se nëse do të sqarohet duhet të shkojë të pyesë ish-kryeministrin Sali Berisha poshtë ballkonit. “Më vjen mirë që keni hapur arkivat e vjetra të baltë së SHQUP për t’iu shmangur debateve të brendshme edhe brenda vetë grupit tuaj parlamentar. Rikthimi në diskursin politik të parafolësit apo ndonjë folësi tjetër të foltores për një çështje që e…