FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve pas ndeshjeve të fundit të marsit. Dy vendet e para mbeten të pandryshuara. Argjentina mbetet në krye, ndërkohë që Franca e dyta. Anglia nuk është më në podium, pasi ka humbur një pozicion ndaj Belgjikës, në vendin e tretë. Italia mbetet në vendin e 9-të pas Spanjës dhe përpara Kroacisë. I vetmi lajm tjetër për ‘top 10’ ka të bëjë me Portugalinë dhe Holandën. Kombëtarja portugeze në fakt ka parakaluar ekipin e drejtuar nga Koeman në vendin e gjashtë. Shqipëria është në vendin e 66-të, duke humbur dy pozicione krahasuar me muajin e kaluar,…
Author: tirana
Briken Calja ja del të fitojë baterinë B në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Tajlandë. Peshëngritësi nga Shtërmeni arriti të ngre në kategorinë e peshës olimpike deri në 73 kg, 152 kg në shkëputje dhe 181 në stilin e shtytjes, për një peshë dygarëshi prej 333 kg. Me këtë rezultat ai u rendit i pari në baterinë B, ndërkohë që pasdite do të zhvillohet edhe bateria A, për të parë renditjen përfundimtare të peshëngritësit shqiptarë, i cili është i vetmi që merr pjesë në këtë Botëror pas tërheqjes së Erkand Qerimajt. Me këtë rezultat Calja duket se…
Rikthehen problemet e AKSHI-t me sistemin e nënshkrimit elektronik. Të sëmurët kronikë, pensionistët kryesisht, përfshirë edhe ata që duhet të marrin barna me rimbursim u duhet të presin në radhë në mënyrë që mjeku i familjes të lëshojë recetën e barnave të rimbursueshme e cila shkon onlinë në farmaci. Kjo pasi sistemi elektronik i cili administrohet nga AKSHI bllokohet herë pas herë dhe nuk i lejon mjekët të vijojnë procesin duke bërë që qytetarët të rovoltohen. Dhe kjo nuk është herë e parë që ndodh. Jo vetëm pacientët por edhe mjekët nëpër qendra shëndetësore kanë shprehur këtë shqetësim në vazhdimësi…
Luis Hasa, Brajan Gruda, Roko Vata, të gjithë janë futbollistë të talentuar shqiptarë, por aktualisht nuk përfaqësojnë ngjyrat kuqezi për shumë arsye të ndryshme. Ende në ekipet zinxhirë dhe pa debutuar me ekipin e parë të kombëtareve të tjera, të tre e kanë mundësinë që të luajnë për Shqipërinë një ditë. Mesa duket, për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata, shanset janë më të mëdha. “Panorama Sport” mëson se FSHF-ja ka nisur kontaktet për të afruar Roko Vatën dhe për këtë po punon Fulvio Pea, italiani që mban postin e Drejtorit teknik në federatë. Padyshim që Vata ka dalluar…
Lulzim Basha mban logon dhe vulën e Partisë Demokratike, por parlamenti njeh si kryetar të grupit parlamentar Gazment Bardhin i cili ka te drejtë të vendosë radhën kur flasin deputetët e PD në seancë. Rrjedhimisht është Gazment Bardhi i cili peërcakton se kur flet Lulzim Basha në parlament dhe sot Bardhi e ka lënë Bashën dhe deputetët që e mbeshtesin të flasin të fundit. Në listën e deputetëve të PD që do të flasin sot për dy projekt-ligje Bardhi e Jorida Tabaku do të flasin të parët, ndërkohë që Lulzim Basha dhe 9 deputetët që e mbështesin janë lënë në…
Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur me anëtaren e KLP këtë të enjte, gjatë raportimit të ecurisë së Prokurorisë së Posaçme. Anëtarja e KLP: Pak prokurorë mund të gjesh me integritet, njoh me qindra që kanë integritet, të gjithë prokuroret e republikës, të kërkoj ndjesë nëse e kapa ashtu, nëse altin dumani do ta konsiderohet veten para daljes në pension, do të ishte aq efektiv, atë punë sa punon Altin Dumani natë dhe ditë? A mund të sillte rrezikshmëri shoqërore nëse këta prokurorë do të merrnin mandat sa të dilnin në pension, të shkelnin edhe të drejtat e njeriut…
Me Venusin në Dash nga 5 deri më 24 prill 2024, shenjat mund të ndiejnë nevojën të ngrihen për atë që besojnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë ndaj vetes. Ata mund ta gjejnë veten duke luftuar, për shembull, me respektin dhe vetëvlerësimin e tyre. Ky tranzit ka të bëjë me pjesëmarrjen dhe shprehjen. Gjatë kësaj kohe ne mund të themi qartë atë që ndjejmë. Nëse jemi të turpshëm, atëherë Afërdita në Dashi na ndihmon të kapërcejmë ndjenjën. Nëse kemi frikë nga refuzimi, atëherë Venusi në Dash është ajo që na rrënjosë një besim që mund të mos e kemi…
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi sërish interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e vëllait të tij, Olsi Rama. Për disa minuta Bardhi replikoi me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla e cila solli në vëmendje se nuk ka interpelancë për çështje personale. Gazment Bardhi: Hajde në kuvend dhe sqaro pozicionin e vëllait tënd Olsi Rama, në trafikun e drogës në Xibrakë. Sqaro pse u dekonspirua nga policia operacioni për arrestimet në Xibrakë. Parlamenti nuk mund të trajtoi përfshirjen e vëllait të Kryeministrit në trafik droge, si çështje personale. Pse ju tremb kjo interpelancë. Lindita Nikolla: Kjo…
Analisti Artur Zheji i ftuar në studion e emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel, ka debatuar me drejtorin e zyrës së Informacionit të Rithemeliit, Alfred Lelën lidhur me akuzat që Gazment Bardhi ka bërë ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama. Lidhur me akuzat që Gazment Bardhi ka bërë ndaj Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës, është zhvilluar një debat mes panelistëve në mbrëmjen e djeshme në “Top Story”. Zheji është shprehur se Bardhi nuk po mashtron, por po luan blofin me letra të hapura dhe nëse nuk del gjë, do akuzojë SPAK-un se nuk…
Egla Cenon e ka gjetur ditëlindja të izoluar në Dhomën e Bardhë së bashku me Meritonin dhe Ilnisën dhe mesa duket nuk është dhe aq e lumtur për këtë gjë. E shtrirë në krevat, Egla ka uruar vetën për ditëlindjen, ku nuk ka munguar as urimi i Meritonit. Ai u ngrit për ta përqafuar, por Egla nuk pranoi. Meritoni nuk u dorëzua ndaj kokfortësisë së Eglës, mori mikrofonin dhe ia uroi ditëlindjen përzemërsisht.
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se mbetet ende problematike përfshirja e policëve në krimin e organizuar, duke penguar punën për bashkëpunimin me policinë. “Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta”, tha Dumani. Gjithashtu në raportimin vjetor, Dumani tha se janë sekuestruar 41 milion euro pasuri, dhe se janë nën hetim 18 zyrtarë të lartë.
Majko: Po kacafyteni me njëri-tjetrin për të treguar se kush është opozita, ngrihet Tritani pas 25 vitesh thotë të bëjë një deklaratë për gjenocidin. Shehu: Edhe ti o brutos e paske shitur shpirtin?