Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka komentuar amnistinë penale. Për të PS dhe Rithemelimi me anë të amnistisë penale, kanë bërë aleancë antiSPAK. Akuza e tij është se parlamenti me ligj po nxjerr hajdutët nga burgu. “Ne kemi pasur qëndrimin që njerëzit që ndiqen penalisht nga SPAK apo GJKKO të mos falen. Nëse do të miratohet në parlament amnistia penale, sinjali që jep Kuvendi është që SPAK punon, heton, GJKKO dënon hajdutët dhe të korruputuarit, e parlamenti po i nxjerr nga burgu. Ne kemi kërkuar që protestuesit që janë dënuar apo janë në gjykim të mund të…
Author: tirana
Në Kuvend po diskutohet projektligji për zgjatjen afatit të ligjit për investimet strategjike. Deputeti socialist Erion Braçe, u përplas me kolegët demokrat për dhëniet e koncesioneve nga qeveria Berisha. Braçe tha se në atë kohë nuk bëhej fjalë për sterilizim por për rruajtje, që i merr të gjitha dhe nuk i kthen më. ”3 muaj para se të iknit nga pushteti i bë kontrolli teknik i mjeteve. Koncesioni i pullave fiskale që do të bëhet publik. Koncesioni markimit që mund të ishte publik dhe koncesioni pasaportave që është bërë publik tani. Ajo forma e koncesionit mund të quhet edhe sterilizimi.…
Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një vizitë pune në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në kuadër të bashkëpunimit të institucionit me fakultetet e drejtësisë të Universiteteve Publike të vendit. Në mjediset e Rektoratit, z. Metani u mikprit dhe zhvilloi një takim informues me Rektoren e Universitetit të Shkodrës, znj. Rajmonda Këçira, Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, z. Gaspër Kokaj dhe Zv. Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, znj. Irma Baraku. Biseda u pasua nga nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, z. Artur Metani dhe Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë z. Gasper Kokaj. Memorandumi parashikon mes…
SPAK në raportin e fundit, evidenton se grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri kanë dhe shtrirje edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale kryesisht në Amerikën e Jugut, Bashkimin Evropian (BE) dhe Britaninë e Madhe. Ato janë aktive në tregjet kriminale të BE-së, Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor, në bazë të porosive, ose degëve të tyre në tregjet kriminale të mësipërme. Ndërsa kanë një prezencë ose lidhje të fortë në rrethin e Durrësit për shkak dhe të portit, i cili ka qenë dhe vijon të mbetet një pikë tranziti për drogën, që vjen nga Ballkani Lindor dhe shkon drejt Italisë dhe…
Lulzim Basha, i ulur në Kuvend mes deputetes Jorida Tabaku dhe deputetit Gazment Bardhi. Në një moment Tabaku dhe Basha kanë biseduar duke qeshur mes tyre. Por disa më parë, Tabaku u pa në krahun e grupit të Rithemelimit në Shkodër, ku nderuar 4 qytetarët që mbetën të vrarë në 2 prillin e vitit 1991. Jorida Tabaku e cila në 3 vitet e fundit ka preferuar të mos bëhet pjesë e organizimeve të Sali Berishës. Tabaku nuk ka marrë pjesë as në mbledhjet e grupit parlamentar që në 5 shtatoron e vitit të kaluar kur grupi u bashkua me liderin…
Ilnisa dhe Meriton, të skualifikuar nga gara e ”Big Brother Albania Vip 3”, po qëndrojnë në dhomën e bardhë, dhe presin vendimin e publikut për të qenë ata 2 personat që do të rifuten në garë, ku me ta e skualifikuar është edhe Egla Ceno. Një detaj është vënë re së fundmi teksa shfaqen të shtrirë. Gazetarja shihet duke i futur dorën poshtë pantallonave partnerit të saj. Ky çast u kap nga kamerat dhe tashmë është bërë viral në çdo rrjet sociale. Për dyshen, është thënë se edhe kanë kryer marrëdhënie intime brenda këtij formati. Në spektaklin e së shtunës njëri…
Gruaja e 60-vjeçarit të arrestuar nën akuzën e abuzimit seksual me një 16-vjeçare, ka mohuar kategorikisht se akuzën ndaj bashkëshortit të saj. Ajo rrëfen se vajza është nxitur nga familja për të kryer denoncimin dhe se ngjarja është e stisur. “Ku dëgjohet ndonjëherë në Republikë ajo gjë. Ato ashtu janë të gjitha, gjyshe, kunatë, goca, e ka mësuar gocën me vepra të gjitha. Se kam parë bashkëshortin të ngacmojë asnjë, punë të gjithë. Vetëm ajo familje ka bërë akuzime. E akuzojnë bashkëshortin se duan të na përzënë, vetëm zihen me ne, duan të na zaptojnë tokat. Ik më thotë, pse ata…
Kapiteni legjendar i kombëtares, Lorik Cana në një intervistë të dhënë për “Oh my Goal”, ka folur për gjëra të ndryshme të rrugëtimit të tij si futbollist. Cana ka zbuluar edhe gjëra të cilat kurrë më parë nuk i kishte bërë me dije si atë të problemeve shëndetësore në vitin 2015. Ai tha se në 2015-ën kur ishte lojtar i Lazios, ishte diagnostikuar me sëmundje të muskujve të zemrës. “Në vitin 2015 u diagnostikova me një sëmundje të muskujve të zemrës. Kisha mbetur një vit nga kontrata ime me Lazion, isha 32 vjeç. Kisha ardhur nga një sezon i mrekullueshëm…
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu gjatë fjalës në Kuvend, i ka kujtuar deputetit të Rithemelimit, Flamur Nokës akuzat e Gazmend Bardhit për fshehjen e vilës mbi 700 mijë euro. Replikat u bënë në Kuvend gjatë debatit për ligjin për koncensionet. “Kjo sallë nuk është vendi ku bëhen provat për mintingun e nesërm, për mitingjet e rrugicave të pashpresës e të dëshpërimit. Të mos dallosh rëndësinë e instrumentave financiarë dhe t’i anatemosh ato, përmes së cilave janë ndërtuat vepra madhore europiane është njësoj si të mos i japësh llogari shqiptarëve për akuzën që të ka bërë kreu…
Vrasja e vajzës 2-vjeçare Danka Ilic e cila u zhduk javën e kaluar nga zona e Borit në Serbi, ka autorë dhe janë arrestuar. Këtë e ka bërë të ditur presidenti Aleksandar Vuçiç gjatë një seance të jashtëzakonshme të qeverisë serbe, siç raportoi televizioni publik i Beogradit. “Kemi një lajm të keq për vogëlushen nga Bori, Danka Ilic është vrarë. Policia ka arrestuar dy personat që vranë Dankën dhe me sa kuptoj unë, të dy kanë pranuar krimin e tyre”,-tha Vuçiç. Presidenti serb u shpreh se policiai ka çuar dy të arrestuarit në vendin ku gjendej trupi i vajzës për…
Plani i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për të investuar në vila luksoze në ishullin e Sazanit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Agjencia e Lajmeve Ndërkombëtare Reuters ka realizuar një reportazh për këtë projekt i cili pritet të nxisë ekonominë lokale dhe të joshë vizitorët. Planet e Kushnerit, të cilat vendasit i quajnë “vilat e Trump”, po bëjnë bujë. Agjenti i pasurive të paluajtshme Flori Brahimaj tha se çmimet për apartamentet me një pamje mbi truallin e planifikuar të projektit tashmë janë rritur midis 100-200 euro për metër katror. “Kur u publikua lajmi (për investimin e Kushnerit) çmimet…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi këtë të entje një takim me studentët e degëve kryesore të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), të cilët kanë përfituar nga Programi i Mbështetjes me Bursa sa paga minimale. Manastirliu tha se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka përfituar mbështetje financiare me bursa 40 000 lekë/muaj për 80 studentë, duke theksuar vijimësinë e mbështetjes për degët që konsiderohen si me interes strategjik. “Tashmë janë bërë efektive 210 bursa sa paga minimale që janë vënë në dispozicion të Universiteteve tona, 80 prej të cilave janë bursa që janë përfituar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës…