Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

ILD marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkodrës

17:56 / April 4, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një vizitë pune në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në kuadër të bashkëpunimit të institucionit me fakultetet e drejtësisë të Universiteteve Publike të vendit. Në mjediset e Rektoratit, z. Metani u mikprit dhe zhvilloi një takim informues me Rektoren e Universitetit të Shkodrës, znj. Rajmonda Këçira, Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, z. Gaspër Kokaj dhe Zv. Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, znj. Irma Baraku. Biseda u pasua nga nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, z. Artur Metani dhe Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë z. Gasper Kokaj.

Memorandumi parashikon mes të tjerash mundësinë̈ e realizimit të praktikës për studentët e Departamentit të së Drejtës, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, krahas organizimit të aktiviteteve të përbashkëta me fokus edukimin ligjor e profesional në fushën e drejtësisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani vërejti se Zyra e ILD-së ka gjithë vëmendjen për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen profesionale për brezin e ri të profesionistëve të drejtësisë, si një kontribut konkret për demokratizimin e shoqërisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

“Unë mendoj thellësisht që reforma në drejtësi nuk mund të ketë sukses nëqoftëse nuk është kontributi i të gjithë shoqërisë dhe të gjithë aktorëve që marrin pjesë në drejtimin shoqëror, ekonomik, social, por edhe të drejtësisë në Shqipëri, siç është edhe Fakulteti i Drejtësisë së Shkodrës, pjesë e profesionistëve të ardhshëm të sistemit në Shqipëri. Kështu që e kemi menduar me shumë dëshirë këtë iniciativë dhe shpresoj shumë që ta realizojmë sa më shpejt, edhe me kontributet për intership-et e studentëve, por edhe nëpërmjet kontributeve që trupa mësimdhënëse e Fakultetit të Drejtësisë së Shkodrës, mund t’i japë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.”, tha z. Metani.

Dekani Gaspër Kokaj shprehu vlerësimin për zyrtarizimin e bashkëpunimit me ILD-në. “Më vjen mirë që një Institucion kaq i rëndësishëm në shtetin shqiptar, mbi të gjitha në pjesën e drejtësisë në kuadër të reformës, merr iniciativën dhe na fton për të bërë një marrëveshje të tillë, sepse zakonisht ne Universitetet e rretheve jemi të ftohtë dhe më pak të vëmendshëm, për këtë arsye merr më shumë vlerë kjo marrëveshje shumë e mirëpritur prej nesh.”

Më pas z. Metani zhvilloi një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Drejtësisë mbi rolin e ILD-së në arkitekturën e re të sistemit të Drejtësisë, duke iu përgjigjur interesit të auditorit mbi aspekte të punës, të hetimit e procedimit disiplinor, mbi etikën e magjistratëve, por edhe mënyrën sesi të rinjtë e shohin sistemin e drejtësisë dhe funksionimin e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.