Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25, të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 176,…
Author: tirana
Këto janë momentet kur Gjovalin Lesi, 55 vjeç, është vënë në pranga në Itali. Ai ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi është dënuar me burg përjetë për vrasjen e së motrës dhe kunatit në vitin 1997. Policia thotë se ai ishte arratisur drejt Italisë në vitin 2003 duke përdorur identitetin e vëllait të tij. Autoritetet e gjetën në shtëpinë e tij dhe siç duket nga pamjet pasi e kanë vënë në pranga kanë kryer një kontroll të detajuar. Më pas e kanë transportuar drejt burgut të Matera-s, ku do të presë derisa të ekstradohet drejt vendit tonë. 55-vjeçari Lesi…
Plani i veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2021-2024 synon lëvizjen e lirë të të mirave dhe shërbimeve brenda CEFTA-së dhe gjeo-bllokimi është një nga barrierat që ata dëshirojnë ta eliminojnë. Po ashtu, kur të zbatohet, Vendimi i Komitetit të Përbashkët do mundësojë aplikimin e rregullave të Bashkimit Evropian brenda CEFTA-së, përderisa Plani për Rritje të Reja brenda Ballkanit Perëndimor do mundësojë aplikimin e tyre brenda Bashkimit Evropian.Përmes këtyre dhe shumë dokumenteve të tjera dhe aktiviteteve, qëllimi është që të mundësohet qasja në të mira dhe shërbime, të lehtësohen transaksionet e pagesave, të lehtësohet qasja në uebfaqe për shërbime online.…
Tre persona të moshave 48, 46 dhe 38 vjeç janë arrestuar këtë të premte në Tiranë, pasi dyshohet se vinin baste sportive nëpërmjet celularëve. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë për një 20-vjeçar. Gjatë operacionit policor të koduar “Loja”, u gjetën dhe sekuestruan 4 celularë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Loja”. Në kuadër të këtij operacioni…
Deputetet e PD, Ori Nebiaj dhe Eralda Tase Bano, gjatë seancës së djeshme plenare në Kuvend, duket se i doli kundër Lulzim Bashës, duke votuar pro grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në amendamentin e propozuar nga Gazment Bardhi për ndryshimin e nenit 3 për projektligjin e amnistisë penale, Nebiaj dhe Bano votuan pro, duke bashkuar votat me Rithemelimin. Teksa kryetarja e Kuvendit hodhi në votim amendamentit e Enkeljd Alibeajt, kartoni i dy deputeteve ishte jeshil, por pas rrëzimit të amendamentit për ndryshim në pikën “ë” të projektligjit, Basha u largua nga Kuvendi. Amendamenti i propozuar nga Bardhi për projektligjin e…
Një 40 vjeçar, i cili u konstatua duke kryer parakalim të gabuar u arrestua nga Policia, ndërsa pas verifikimit rezultoi se ishte në efektin e alkoolit. Pasi ndalimit, 40-vjeçari tentoi të korruptonte efektivët e rrugores me një shumë prej 5 mijë lekësh. Policia thekson se deri tani ka shkuar në 36 numri i shtetasve të arrestuar për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, të mbetur në tentativë.
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking” nuk ka ngurruar të komentojë as ngjarjet e fundit në BBV3. Siç dihet Egla, Meritoni dhe Ilnisa ndodhen në Dhomën e Bardhë dhe janë të skualifikuar deri të shtunën, ku publiku do vendosë se cilin preferon të kthejë në BBV3 dhe cili do përfundojë këtë rrugëtim. Avokati Ngjela shprehet se e shikon Eglën si fituese të BBV3 pasi sipas tij ajo ka një audiencë të madhe dhe e mbështesin shumë persona. Spartak Ngjela: Egla fiton, ka audiencë më të madhe, ka përkrahje më të madhe. Do e shohë stafi drejtues dhe do thotë “do…
Sipas MeteoAlb do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore duke sjellë në territorin shqiptar, mot të kthjellët dhe temperatura të larta përgjatë gjithë paradites. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore dhe pjesërisht, zonën e ulët duke lënë nën ndikimin e motit të kthjellët të gjithë vijën bregdetare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët në zonat verilindore deri në 28°C vlera më e lartë në ultësirën Perëndimore. Era…
Dritan Demiraj foli për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sa i rrezikuar është nga tensionet. Gjatë kësaj interviste, Demiraj nënvizoi se Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë pjesë e planeve të Kremlinit. “Në gjykimin tim Ballkan Perëndimor vazhdon të jetë pjesë e planeve të Kremlinit e asaj që njihet si luftë hibride që Rusia e quan lufta e gjeneratës së re, është një doktrinë ushtarake e krijuar në 2013. Një pjesë e kësaj luftë hibride që i ka të gjitha llojet e luftërave brenda, keqinformimit janë përdorimi i individëve të shërbimeve sekrete në mënyrë që të gjitha sulmet shteti përkatës në…
Gjumi është mjaft i rëndësishëm edhe për moshën e perceptuar. Përtej gjithë benefiteve,një gjumë i mirë e i rregullt të bën të ndjesh moshë më të re e më energjike. Ajo çka është ë rëndësishme, nuk është thjesht mosha më e re në vetvete ne kuader të bukurisë, por adoptimi i një stili jete më të shëndetshme. E kundërta ndodh me mungesën e gjumit, dhe sipas një studimi të kryer, mjaftojnë 2 netë pa gjumë, që trupi të ndjejë 4 vite më shumë se mosha anagrafike. Dhe kjo ndikon në një zinxhir të gjatë, kryesisht në një rutinë që i…
Me debate ka vijuar emisioni i sotëm Top Story në Top Channel. Të ftuar në panelin e sotëm, analisti Arjan Curi dhe demokrati Flamur Noka, janë përplasur në debat me njëri-tjetrin. Curi i është drejtuar me një pyetje Nokës, duke i thënë se çfarë i tregon Gazment Bardhi lidhur me denoncimin që ka bërë ndaj tij, për vilat e këtij të fundit. Noka iu kthye duke i thënë me ironi: Ruhu nga minjtë e bodrumeve. Pjesë nga debati: Curi: Kam vetëm një pyetje për ty. Kur shkoni dhe bindni demokratët se jeni bashkë, çfarë të thotë Bardhi në lidhje me…
Policia ka arrestuar 22 persona dhe ka sekuestruar pasuri me vlerë më shumë se 600 milionë euro (650 milionë dollarë) në lidhje me mashtrimin e dyshuar të lidhur me fondin e rimëkëmbjes pas pandemisë së Bashkimit Europian. Policia ka arrestuar 22 persona dhe ka sekuestruar pasuri me vlerë më shumë se 600 milionë euro (650 milionë dollarë) në lidhje me mashtrimin e dyshuar të lidhur me fondin e rimëkëmbjes pas pandemisë së Bashkimit Europian. Ky rast ngre shqetësimet rreth keqpërdorimit të fondit të rimëkëmbjes prej 800 miliardë eurosh të BE-së për të ndihmuar në ringjalljen e ekonomisë së bllokut. Italia…